Gazeta Shqiptare

Çështja "Habilaj", Elona Gjebrea kërkesë prokuroris­ë për të dëshmuar

Prokuroria, dyshime se udhëtoi me makinën e Habilajve

-

E

vënë në qendër të akuzave se ka udhëtuar me makinën e Habilajve 3 vjet më parë, ish- zëvendësmi­nistrja e Brendshme, Elona Gjebrea kërkon të sqarojë pozicionin e saj përballë drejtësisë. Gjebrea insiston të paraqitet vullnetari­sht në organin e akuzës dhe të japë shpjegime në funksion të hetimit të çelur ndaj ishministr­it të Brendshëm. Burime pranë organit të akuzës thanë se deputetja Gjebrea u ka dërguar një

KËRKESA

Elona Gjebrea insiston të paraqitet vullnetari­sht në organin e akuzës dhe të japë shpjegime në funksion të hetimit të çelur ndaj ish- ministrit të Brendshëm. Burime pranë organit të akuzës thanë se deputetja Gjebrea iu ka dërguar një memo, përmes së cilës kërkon t'i caktohet një takim.

memo, përmes së cilës kërkon t'i caktohet një takim, me qëllim që të japë shpjegime lidhur me këtë histori. Dyshimet rreth saj lindën pas gjurmimit të sistemit TIMS, ku rezulton se më datë 8

gusht 2018, Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea kanë udhëtuar në drejtim të Greqisë nëpërmjet portit të Sarandës. Tetë ditë më vonë, më 16 gusht ministri dhe zëvendësja e saj kanë hyrë në territor- in shqiptar përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë- Botës. Burimet thonë se Saimir Tahiri drejtonte makinën tip "Audi" me targa AA 003 GB, dikur në pronësi të tij, por dy muaj pasi mori detyrën e ministrit të Brendshëm ua kishte shitur vëllezërve Habilaj.

Drejt Greqisë me ketë mak- inë rezulton të ketë udhëtuar më 14 gusht 2014 Artan Habilaj, duke ia dorëzuar atje Tahirit, i cili e ka drejtuar në kthim. Sakaq, deputetja e PS, Elona Gjebrea pret një konfirmim nga organi i akuzës lidhur me datën dhe orën se kur mund të paraqitet të japë shpjegime.

 ??  ?? Ish- zëvendësmi­nistrja e Brendshme, Elona Gjebrea
Ish- zëvendësmi­nistrja e Brendshme, Elona Gjebrea

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania