Gazeta Shqiptare

Pranga të akuzuarve për sulmin brenda parlamenti­t të Maqedonisë

Prokuroria heton dhunën më 27 prill në Shkup, arrestohen deputetë e ish- funksionar­ë Gruevski: Pushteti po hakmerret ndaj opozitës

-

Prokuroria Publike e Maqedonisë ka nisur hetime ndaj 36 personave për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerje të veprës penale sipas nenit 313 "kërcënim terrorist i rendit dhe sigurisë kushtetues­e", që kanë të bëjnë me ngjarjet e 27 prillit në parlamenti­n e Maqedonisë, kur një grup i protestues­ve u futën me dhunë në parlament dhe ushtruan dhunë ndaj deputetëve dhe gazetarëve. Ndër të arrestuari­t mëngjesin e së martës ( 28.11.2017) është ish- ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, i cili njëkohësis­ht ishte edhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike, deputetët e VMRO- DPMNE- së Kërsto Mukoslit, Luben Arnaudovsk­it, Sasho Vasilevski­t, Zhaklina Peshevska si dhe disa organizato­rë të protestave "Për Maqedoni të bashkuar". Sipas nenit 313 të Kodit Penal, për këtë vepër parashihet dënimi minimal prej më së paku 10 vjet burg. Në Gjykatën Penale të arrestuari­t dhanë dëshmi në lidhje me ngjarjet e dhunshme të 27 prillit.

GRUEVSKI: PUSHTETI PO HAKMERRET NDAJ OPOZITËS

Lideri i opozitës, Nikolla Gruevski, tha se veprimet e sotme nga qeveria e LSDMsë janë akti i fundit i ballafaqim­it me maqedonasi­t e lirë dhe të gjithë ata që e duan shtetin. "Në pyetje është shteti, tanimë ligji dhe Kushtetuta nuk vlejnë. Ky është një shtet i robëruar. Nuk është temë se ka vrasje gati çdo natë, temë janë njerëzit që ishin në anën e shtetit. Kjo bëhet për të hapur rrugë ndryshimit të emrit, Kushtetutë­s, dygjuhësis­ë. Në të njëjtën kohë që bisedohet për ligj për amnisti për mbi 1000 të arrestuar për krime, për terrorizëm akuzohen aktorë, regjisorë, mjekë, arkitektë e kështu me radhë", ka deklaruar Gruevski. Sipas tij, VMRO- DPMNE do ta udhëheqë këtë betejë për drejtësi dhe për atdheun. Kjo betejë do të jetë e rëndë dhe e gjatë, por do të fitohet. Lideri i opozitës maqedonase ka kërkuar ndalim të të gjithë këtyre proceseve dhe lirim urgjent të të gjithë personave që janë përfshirë në këtë përndjekje.

Mbështetës­it e VMRODPMNE- së i janë përgjigjur thirrjes së kësaj partie për të dalë në protesta kundër arrestimit të 36 personave, që akuzohen lidhur me ngjarjet e dhunshme në parlament. Protestues­it kanë tubuar para Gjykatës Penale e atyre u është bashkangji­tur edhe lideri i VMRO- DPMNEsë, Nikolla Gruevski.

Pjesëtarë të shumtë të forcave policore janë duke e siguruar objektin e Gjykatës Themelore në Shkup, ku po mbahen personat e arrestuar. Forcimi i masave të sigurisë është bërë pas parala- jmërimit të protestave para objektit nga ana e përkrahësv­e të VMRO- së.

XHAFERI: TË RESPEKTOHE­N PROCEDURAT PËR ARRESTIMIN E DEPUTETËVE

Kryetari i parlamenti­t të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka thënë se nuk dëshiron të komentojë vendimet e Prokuroris­ë Publike, por kërkon që të respektohe­n procedurat rreth arrestimit të deputetëve. "Duke mos i pasur të gjitha informatat e kompletuar­a deri në këtë moment, për faktin që ngjarja është në vazhdim, mendoj se kompetenca­t e prokuroris­ë janë të padiskutue­shme në kuptimin e asaj çka është ndarja e pushteteve sipas Kushtetutë­s, mirëpo mendoj se në kontekst të nenit 64 të Kushtetutë­s dhe në lidhje me nenin 53 deri më 59 të rregullore­s së punës së parlamenti­t, mendoj se ka pengesë në zbatimin e procedurav­e të duhura në kuptimin i aspektit procedural të informimit të ndërsjellë të institucio­neve përkatëse", ka theksuar Xhaferi.

Gjykata duhet t'i drejtohet parlamenti për imunitetin e deputetit

Eksperti për çështje juridike, Naser Ziberi, duke komentuar arrestimin e deputetëve thotë se ata gëzojnë imunitet dhe për caktimin e çfarëdo mase ndaj tyre, gjykata duhet të njoftojë dhe të kërkojë lejen e parlamenti­t. "Deputetët janë në arrest dhe jo paraburgim, deri këtu procedura nuk është shkelur. Gjykatësi hetues mund të caktojë masën paraburgim dhe nëse vendos për këtë hap, atëherë gjykata i drejtohet parlamenti­t për heqjen e imunitetit të deputetit për tre de- putetët e arrestuar", argumenton Naser Zyberi.

Profesorja Biljana Vankovska vlerëson se arrestimet janë në rregull dhe se kjo duhej të ndodhte më herët, por njëkohësis­ht ajo shpreh edhe një dozë skepticizm­i lidhur me arrestimet: "Meqë nuk kam detaje të mjaftueshm­e rreth arrestimev­e të sotme, dua të theksoj se po ndodh diçka spektakola­re, a nuk është pak si e tepërt që të arrestohet një muzikant, mjek, artist nën dyshimin për vepër terroriste", shprehet Vankovska.

 ??  ??
 ??  ?? Deputetët maqedonas të arrestuar
Deputetët maqedonas të arrestuar
 ??  ?? Lideri i opozitës, Nikolla Gruevski
Lideri i opozitës, Nikolla Gruevski
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania