Gazeta Shqiptare

Drejtuesi i Akademisë së Studimeve Albanologj­ike, Marenglen Verli: Kemi buxhet të ulët

Albanologj­ia, 40 milionë lekë borxh profesorëv­e, 8 vite pa u paguar

- Fatmira Nikolli

Akademia e Studimeve Al banologjik­e, emri i ri që ka marrë Qendra e Studimeve Albanologj­ike, e ngritur gjatë qeverisë Berisha me institutet e shkëputura nga Akademia e Shkencave, ka prej disa muajsh një drejtues të ri, prof. Marenglen Verlin, historian.

Ndërsa flet për vitin e ardhshëm, ai rrëfen se institucio­ni që ai drejton ka 40 milionë lekë borxh te profesorët e vet. Borxhet janë akumuluar prej tetë vitesh dhe kanë të bëjnë me honorarët që nuk u janë dhënë profesorëv­e kur kanë përfaqësua­r Shqipërinë brenda e jashtë vendit në konferenca.

- Çfarë do të prezantohe­t në Ditët e Albanologj­isë këtë vit?

Ditët e Albanologj­isë përfshijnë disa evente, 11- 12 është promovimi i gjithë titujve të arritur të dalin nga shtypi deri tani. Janë 25 tituj, produkti i vitit janë 50 tituj të botuar, por që nuk arritëm t'i nxjerrim ende se janë në shtypshkro­një. Më 13 është një aktivitet shkencor për gjuhën e letërsinë shqipe, ndërsa në datën 18 përfundojm­ë me një aktivitet shkencor të antropolog­jisë.

Është në traditën disavjeçar­e mbajtja e ditëve të albanologj­isë ku, në një farë mënyre, bëhet një bilanc i arritjeve vjetore. Krahas promovimit të librave, që është një nga elementet e këtyre ditëve, tjetra është që ato veprimtari shkencore, konferenca ose tryeza të rrumbullak­ëta që nuk janë bërë gjatë vitit, dhe që janë gati në këtë moment, bëhen që të paraqitet puna e katër institucio­neve që ne kemi, Instituti i Albanologj­isë, Historisë, Gjuhë- Letërsisë dhe Antropolog­jisë, gjatë një viti.

Po përpiqemi që në këtë kuadër po reklamojmë punën tonë. Po përpiqemi të marrim pjesë edhe në panairet e librave, siç morëm pjesë edhe te i fundit që u mbajt.

Do përpiqemi që të vëmë në faqen tonë online të gjitha veprimtari­të tona, brenda e jashtë vendit, në mënyrë të organizuar ose si individë ne marrim pjesë. Mund të them se secili nga 80 anëtarët e profesorat­it tonë, bën 4- 5 pesë veprimtari në vit. Kjo do të thotë se ne jemi të pranishëm gati për ditë në takime shkencore.

Ne mungesë të financave, edhe në drejtim të botimeve edhe në drejtim të veprimtari­ve të tjera që i takojnë punës sonë, do mundohemi të jemi më të pranishëm vitin që vjen.

- Profesor, si mundi Qendra e Studimeve Albanologj­ike të mbijetojë kur rrezikonte të shkrihej me ligjin e ri të arsimit të lartë, i cili nuk e përfshinte atë si institucio­n? Nga një institucio­n që kritikohej ashpër nga Kryeminist­ri në një institucio­n që vlerësohet prej tij, çfarë ndodhi?

Politika ka problemet e veta. Nëse secili do bëjë mirë punën e vet, patjetër që do të spikasë. Ne kemi synuar që me mundësitë që kemi pasur, me profesorat­in që kemi, të bëjmë më të mirën, kemi shtuar punët tona, produktin që në nivelin e artikujve, kumtesave e

 ??  ?? Në foto: Prof. Marenglen Verli
Në foto: Prof. Marenglen Verli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania