Gazeta Shqiptare

TRI VITET E "NDRYSHIMIT", SI U BË QSA NGA TURPI I ARSIMIT, NË SHEMBULL PËR T'U MARRË

-

banologjik­e, e cila këtej e tutje do të mbajë emrin frymëzues ' Akademi Albanologj­ike"- shkruante në korrik historiani.

4 GUSHT 2014

Atë kohë kryeminist­ri vërejti se i ka hedhur një sy raportit shumë voluminoz të Ministrisë së Arsimit dhe ka parë gjëra që janë përtej imagjinatë­s të të gjithë humoristëv­e të talentuar të këtij vendi. Sipas tij, janë gjëra që e kanë befasuar, por edhe kanë ndikuar mbi kontrollin e bërë në të gjitha Institucio­net e Arsimit të Lartë, për të arritur në rezultate të qarta e të prekshme dhe në përfundime të padiskutue­shme lidhur me qëndrueshm­ërinë e operacioni­t që ne do të ndërmarrim. Do të shtonte se nuk donte të shkonte në të gjitha dhe as tek disa prej tyre, por do të përmendte se rastet për të qarë e për të qeshur, bashkë, janë të panumërta në të gjitha universite­tet. "Besoj se mjafton degjener- imi i Qendrës së Studimeve Albanologj­ike, për të parë se ku është katandisur mendimi shkencor shqiptar dhe për të parë se ku është katandisur në tërësi bota e të menduarit, në atë që supozohet niveli i lartë i shoqërisë, niveli i arsimit të lartë, niveli i laboratorë­ve të arsimit të lartë, niveli i shkencës që mësohet dhe zhvillohet në Institucio­net e Arsimit të Lartë. Sesi mund të ketë doktorë shkencash, sot, që kanë doktoruar me tema të tilla si ' Universi muzikor i Inva Mulës', apo ' Historia e funksionim­it të noterit', apo ' Humori në këngët popullore', apo ' Aktrimi në filmin kosovar', apo, copë fare, temë doktoratur­e "Diana Çuli dhe Helena Kadareja'. Kjo është diçka që imagjinata ime nuk e rrok dot, por besoj se është e paimagjinu­eshme për çdo njeri normal, në një vend normal", qe shprehur atë herë kryeminist­ri.

Ai pat shtuar se "Kemi arritur të japim diploma në natyrë, për shërbime të ndryshme, lyerje, shpëlarje, punime hidraulike, punime zdrukthëta­rie, të shpërblyer­a jo me para, por me diploma nga pronarët e universite­teve në fjalë. Kemi arritur që të fusim pagesën në natyrë për t'u shkolluar, lopë, dele, oriz, fasule, zhavorr, dru zjarri. Ka studentë që e kanë paguar studimin me dru zjarri. Natyrisht, të prera pa leje nëpër pyje. Kemi arritur që të kemi regjistra themeltarë universite­tesh, ku shkruhet ' 10 diploma i ka tërhequr shefi'".

2014- 2017, dy qëndrimet ekstreme të kryeminist­rit Rama për Qendrën e Albanologj­isë

22 NËNTOR 2017

I priti akademikët e Akademisë së Shkencave në kryeminist­ri duke vënë në dukje mangësitë, të metat e problemet e mëdha që

 ??  ?? Në foto: Historiani Pëllumb Xhufi Në foto: Kryeminist­ri Edi Rama
Në foto: Historiani Pëllumb Xhufi Në foto: Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania