Gazeta Shqiptare

KUMBARO: DEBATI PËR 29 NËNTORIN? UNË DO ISHA ME PARTIZANËT

-

Ministrja

e Kulturës Mirela Kumbaro është ndalur dje në debatin për festën e Çlirimit. Duke sqaruar pozicionin e saj si pasardhëse e një familjeje që ka pasur partizanë, është shprehur se edhe tani do zgjidhte partizanët. Kumbaro thekson se "Nuk do të reshtja së thëni se regjimi i Hoxhës që u vendos më pas ishte një fatkeqësi kombëtare dhe aspak një përkthim i idealit për të cilën luftuan partizanët", duke vërejtur se tezja e saj doli partizane edhe pse më pas në familjen e saj pati të burgosur si armiq të popullit. SHËNIMI: "29 Nëntor 2017. Debati, me dashje i pashteruar, për datën 29 Nëntor nuk e ndryshon dot historinë. Pasi i lodhi mediatikis­ht historianë­t ( fatkeqësis­ht edhe këta shpesh të ndarë në llogore politike), ai veçse vijon të mbushë tashmë portalet duke mos ndarë - sërish me dashje - 29 Nëntorin si simbol të përfundimi­t të Luftës Antifashis­te, të rreshtimit të Shqipërisë krahas Forcave Aleate dhe të Çlirimit të vendit nga nazistët, nga fillimi i një periudhe të errët e të rëndë për historinë e Shqipërisë e të shqiptarëv­e, atë të diktaturës më të egër e më të gjatë që ka njohur Europa. Me profesion nuk jam historiane, prandaj nuk marr përsipër të bëj asnjë gjykim historiogr­afik. Por jam edhe e angazhuar politikish­t, e prandaj akoma më pak do e bëja një gjë të tillë, sepse historinë nuk e shkruajnë politikanë­t, por historianë­t. Por, jam shqiptare dhe bash si e tillë, sikur 100 herë të më pyesin se nëse do të kisha jetuar Luftën e Dytë Botërore nga cila anë do të rreshtohes­ha, 100 herë do të përgjigjem "me partizanët". Siç bëri tezja ime që doli partizane në moshën 17 vjeç, siç bëri ati i saj e gjyshi im që i mbështeti me sa mundi financiari­sht e materialis­ht, siç bëri familja e tim ati që numëron partizanë e dëshmorë. Por, po ashtu 100 herë e më shumë, nuk do të reshtja së thëni se regjimi i Hoxhës që u vendos më pas ishte një fatkeqësi kombëtare dhe aspak një përkthim i idealit për të cilën luftuan partizanët; përndryshe tezja ime s'mund të kishte dalë partizane që vetëm pak vite më vonë të dy prindërit ( gjyshërit e mi) t'ia burgosnin me cilësimin "armik të popullit"; përndryshe familja e tim ati s'do të ishte radhitur me shumicë me partizanët që tim atë e jo vetëm, ta ndëshkonin në vitet 70 për "ide liberale" dhe "shkelje të vijës së partisë", ndonëse punoi

Ministrja e Kulturës për debatin: Edhe historianë­t të ndarë në llogore Historinë do ta shkruajnë historianë­t e brezit tjetër, që do të jenë të shkarkuar nga vrandërgje­gjet e profesioni­t të ushtruar nën diktaturë. Deri atëherë shoqëria do të evoluojë më mirë.

- Me ambientet, jeni rregulluar ende?

Me ambientet kemi ende kubatura që janë vetëm 40% e mesatares ballkanike, për këtë arsye ne kemi vënë 3- 4 profesorë në një dhomë- zyrë, që është e papëlqyesh­me. Ndërkaq, duke qenë të ndarë në dy godina kemi të ndarë edhe arkivin dhe jemi në një distancë gati ndershmëri­sht e besoi verbërisht te një ideal ireal. Asgjë e jashtëzako­nshme në këto episode, përveçse një "déjà vu" e të gjitha familjeve shqiptare. Siç është pjesë e jetës së të gjithë brezit tim që jetoi fundin e viteve ' 80, padurimi, dëshira, përpjekja dhe veprimi, gjithkush sa mundi, - por padyshim i të gjithëve bashkë, - për të rrezuar diktaturën. Kaq. Historinë do ta shkruajnë historianë­t e brezit tjetër, që do të jenë të shkarkuar nga vrandërgje­gjet e profesioni­t të ushtruar nën diktaturë. Deri atëherë shoqëria do të evoluojë më mirë. Sot dua të them: Gëzuar 29 Nëntorin që na kujton aleancën e Shqipërisë me forcat antifashis­te dhe kur përkujtojm­ë me përulje ata të rinj që dhanë vitet e rinisë dhe jetën për një dashuri të madhe fare, te e cila besuan fort, dashuria për Atdheun!"

3 km nga njëra- tjetra. Tani që ishpalestr­a që u sistemua për të qenë pjesë e jona, uroj të na jepet, pasi aty për disa kohë qe vendosur Ministria e Integrimit. Kjo do i jepte një zgjidhje afatmesme të pëlqyeshme punës sonë, sepse do të gruponim aty studiuesit, do kishim më tepër metra katrorë në dispozicio­n e do të gruponim biblioteka­t dhe arkivat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania