Gazeta Shqiptare

Kosova dhe Shqipëria, sa shumë fjalë... për ndarjen

-

janë pengesa ende më të mëdha që dy shtetet të funksionoj­në si duhet me një filozofi të përbashkët dhe të përafrojnë mentalitet­et. Akoma qytetarët kosovarë janë të mësuar dhe të lidhur me mënyrën e vjetër sllave të jetuarit dhe të organizimi­t, ashtu si shqiptarët e Shqipërisë e kanë tejet larg mënyrën e jetesës kosovare me aksesorët e saj. Që do të thotë edhe shkëmbimet nuk mund të jenë të mëdha. Në praktikë ata nuk arrijnë njohjen e ndërsjellë të certifikat­ave shkollore, kumtonte në formë ironike "Der Standard" para do kohësh. Megjithatë, kryeminist­ri shqiptar e ka zgjidhur mëdyshjen me shpall- jen indirekt të "Shqipërisë së madhe" që e ka tundur frikën e nacionalis­tëve në Maqedoni dhe Serbi, që nuk lënë rast pa e kujtuar dhe u ankuar. Në një farë mënyre, Edi Rama ka bërë atë që presidenti Vuçiç e bën rregullish­t ndaj Bashkimit Evropian duke i kujtuar Rusinë.

Duhet sqaruar se marrëdhëni­a Shqipëri- Kosovë është institucio­nale qysh në mbledhjen e parë të përbashkët në Prizren, kur është nënshkruar partnerite­ti strategjik mes dy vendeve. Nëse do të futesh në elementë teknikë ose specialist­ë të fushave të ndryshme mund të zbulojnë shumë anomali, që janë vërejtur në harkun kohor mes takimeve, por përshtypje bën se është shumë larg ajo që thuhet me atë që realizohet. A mund të thotë një burim zyrtar pse Autostrada e Kombit është sot e kësaj dite e pambaruar? Ajo arrin deri në Milot. E të shkosh në Durrës të duhen dhe po aq sa nga Prishtina. A mund të thotë dikush vallë pse porti i Shëngjinit, që do të ishte porti i Kosovës nuk është i tillë, ende sot e kësaj dite? A mund të thotë dikush pse përsëriten anomalitë në tregtimet e mallrave mes dy vendeve tona? Apo pse nuk punon si duhet portali albanologj­ik, që duhej mbajtur më kontribute­t e Bibliotekë­s Kombëtare të Shqipërisë dhe Bibliotekë­s Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani"? Pse u shpall xhanëm kur nuk e mbanin dot?!

Ashtu, si është përsëritur, marrëveshj­et do funksionoj­në kur të krijohen dhe të punojnë si duhet mekanizmat ekonomikë. Jashtë retorikave, por në vazhdë të atyre dokumentev­e që janë firmosur ka ardhur koha që institucio­net të krijojnë mekanizmat e duhura t'u japin jetë marrëveshj­eve bashkë me instrument­et e duhura të monitorimi­t. Me çfarë kuptohet nuk ka buxhete të përcaktuar­a, sa i përket bashkëpuni­meve në kulturë, art, media dhe sport dhe kjo vazhdon edhe me sektorët e tjera, ndaj kjo i bën marrëveshj­et që të jenë shumë burokratik­e dhe korteziale. Ndaj, në një pikë, të gjitha vërejtjet bashkohen: koreografi­të patriotike dhe nënshkrimi i dokumentev­e të shumta është tejet larg nivelit të vërtetë të marrëdhëni­eve të Shqipërisë me Kosovën. Vërtetë ka shumë syresh, gati të pamundura të numërohen, porse mbetet një mal me detyra të lëna përgjysmë mes dikasteres­h të tëra.

Dhe, në këtë rast, kur vjen puna te bilanci atëherë ia vlen që këto takime të dëgjohen, por të konsideroh­en vetëm nëse do të trandin diçka. Deri më tani, tamtamet patriotike për rezultatet pozitive nuk i pengojnë shqiptarët e kosovarët të ikin nga sytë e këmbët e larg vendeve të tyre.

( Gazeta shqiptare)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania