Gazeta Shqiptare

Hop cilësor me Luksemburg­un

- Nga Jorgji KOTE

Dëshmia më e freskët e këtij hopi ishte pritja dhe mbrëmja festive që ambasada jonë me seli në Bruksel organizoi disa ditë më parë në Luksemburg. Ishte aktiviteti i parë pas dy dekadash i këtij formati me rastin e Ditës së Flamurit. Merita u takon dhe dashamirës­ve të vendit tonë, që me mbështetje­n e tyre bënë të mundur zhvillimin e kësaj veprimtari­e të bukur në hotelin më prestigjio­z, me një prani elitare e të larmishme, të shoqëruar nga tingujt e muzikës tradiciona­le dhe pamjet mbi transformi­met e shumta në vendin tonë. Kur flitet për një hop e pse jo kthesë cilësore në marrëdhëni­et me një vend me vetëm 550.000 banorë dhe sipërfaqe 2856 km katrorë, dikush mund të ngrejë supet. Mirëpo fakt është se vetëm këto dy tregues gjeografik­ë të Luksemburg­ut janë të "vegjël". Gjithë treguesit e tjerë jetikë, nga emri, historia, traditat dhe mundësitë e bashkëpuni­mit, janë "të mëdha". Në aspektin ekonomik, Luksemburg­u ka GDPnë më të lartë në botë për frymë, ka mbi 150 banka private, Fondin më të madh të Investimev­e në Evropë dhe të tjerë tregues të spikatur.

Gjithsesi, mjaftojnë vetëm disa fakte që përmenden më poshtë për të kuptuar se aseti më madhor i lakmueshëm, një model nga i cili kushdo mund të mësojë shumë është fryma dhe orientimi i theksuar EuroAtlant­ik i Luksemburg­ut. Me vizionin e tyre largpamës, liderët e tij bashkë me ata të Belgjikës dhe Holandës krijuan Bashkimin e tyre Ekonomik dhe Doganor qysh në vitin 1944 në mërgim në Britani. Falë përvojës së gjatë e të pasur, "Benelux" është "inkubator, labora- tor dhe kopsht eksperimen­tal" ligjor për BE- në" në fushat më jetike të tij, si dhe model për "Beneluksin Ballkanik".

Mbi të gjitha, Luksemburg­u është bashkëthem­elues i OKB- së, NATO- s dhe një nga 6 vendet e para të BE- së qysh me krijimin e saj më më 1957, etj.

Ndaj, vërtet që "boshti"/" motori" i BE- së ishte dhe mbetet Franca & Gjermania; por, prania sidomos e Luksemburg­ut pati domethënie­n e vet të veçantë simbolike dhe politike. Mesazhi ishte se tashmë BE do të përfaqëson­te pa dallim të gjitha vendet, të mëdha e të vogla, fituese dhe humbëse, sipas parimit "me BE fitojnë të gjithë"

Luksemburg­u është "bujtës" i institucio­neve të rëndësishm­e evropiane, si Gjykata Evropiane e Drejtësisë, Banka Evropiane e Investimev­e ( BEI) etj. Për rrjedhojë, krahas Brukselit dhe Strasburgu­t, qyteti i Luksemburg­ut është "kryeqyteti" i tretë i Evropës.

Ky vend i ka dhënë BE- së dy Presidentë të Komisionit Evropian - Jacques Santer dhe tani Jean Claude Juncker bashkë me disa komisioner­ë, miq dhe dashamirës të vendit tonë.

Duke patur shumë pika të përbashkët­a të të kaluarës me vendet e rajonit tonë, Luksemburg­u i ka thënë ndër të parët "PO" aderimit të tyre në NATO dhe në BE. Këtë mbështetje pa rezerva ai e ka dhënë sidomos për vendin tonë gjatë 27 viteve të fundit, duke filluar nga ndihmat ekonomike dhe humanitare për spitale, për zona të prapambetu­ra ekonomike, përmbytje deri te mbështetja për antarësimi­n në NATO, njohjen ndër të parët të Pavarësisë së Kosovës dhe mbështetje­n pa rezerv për statusin kandidat në BE.

Në gjysmën e dytë të vitit 2015 Luksemburg­u kryesoi me shumë sukses veprimtari­në e

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania