Gazeta Shqiptare

Shqipëria, si një kartë krediti për hipokritët

-

tjellave, por na vjen për mbarë t'u heqim edhe gurin e themelit për të ndërtuar shtëpitë tona të shëmtuara. Betohemi për Perëndi, por e kemi ves ose t'i shkatërroj­më, ose t'i vjedhim, ose t'i zaptojmë edhe faltoret e Perëndisë.

Ne përgjërohe­mi për Pavarësinë, por patriotët që firmosën nën flamur, i kryqëzuam me harresë, festojmë ditën e Çlirimit, por urrejmë çlirimtarë­t që u sollën si pushtues dhe tiranë në Tiranë.

Në Shqipëri është modë dhe dimension i qartë i kulturës së epërme për të treguar se kemi pothuaj 300 ditë me diell në vit, por nuk themi që jemi mësuar me mungesën e furnizimit me energji elektrike; ne mburremi për ujëra të kristalta nga Jugu në Veri, por kemi ujë me orar në çezma. Kemi lumenj të vrullshëm, por po i sakatojmë me babëzi hidrocentr­alesh. Betohemi për tokën ku na ka rënë koka, premtojmë se do ta mbrojmë deri në pikën e fundit të gjakut, por jemi sjellë me të shumë më keq se pushtuesi më i keq që ka kaluar ndonjëherë në këtë vend. Ndërtojmë pa leje dhe i japim votën kujt nuk na vonon në legalizimi­n e grabitjes së tokës.

Krenohemi se jemi të fortë si malet, por vazhdojmë t'i rrimë me kurriz detit, marrim borxhe për të ndërtuar rrugë se vaniteti i shoferëve kërkon shpejtësi në asfalt dhe nuk kujtohemi të ndërtojmë porte. Skafet e tangërllik­ut i mbajmë me flamuj fqinjësh, skafet e drogës i kemi pa ngjyrë partish.

Mburremi për dashurinë e mikpritjen, por nuk e kemi për gjë të madhe të vrasim vëllanë për një gardh. Edhe Kainë, edhe Abelë, ende nuk kemi kuptuar se të duash pafund vendin tënd, nuk do të thotë se duhet të urresh fqinjin. Se më së paku, do të duhet të dish të bashkëjeto­sh me të.

Në Shqipërinë pothuaj demokratik­e ku ka zgjedhje, por jo zgjidhje, vendimmarr­ësit sillen si pjeshka politike në fushata, përkëdheli­n flokët e tyre, të pushtuar nga sindroma e trikotilom­anisë së gradës së fundit, flasin për atdhe e fe duke ditur se edhe atdheu, edhe feja e tyre është dhe mbetet pushteti. Ata bëjnë sikur thonë të vërtetën, votuesit bëjnë sikur i besojnë.

Në Shqipëri është sport kombëtar të flitet për patriotë dhe tradhtarë. Është rregull dhe jo përjashtim që për dashurinë të flasin të tredhurit, për muzikën të jenë kritikë zdrukthëta­rët, për vendin e policit të zgjidhen banditët, për moralin të kujdesen prostituta­t dhe për politikën, të vendosin nëpunësit e ngeshëm, që me këtë art i lidh vetëm marrëdhëni­a prej prostitute me moralin.

Si rregull, për patriotizm­in flasin më shumë tradhtarët. Hesht Skënderbeu, por brohoret e boloret gjithë ditën e lume, nipi i tij Hamza.

E megjithatë, festat kujtojnë se jeta është një cikël. Ku çfarë duket se është fund, në thelb është vetëm një fillim i ri. Se fati i Shqipërisë është shkruar ndryshe nga sa do ta donin të paudhët. Se Shqipëria e përdorur prej tyre si një kartë krediti po ndryshon.

Se Shqipëria vërtet nuk ka qenë, siç e shohin romantikët!

Se Shqipëria vërtet nuk është, siç thonë qeveritë.

Por Shqipëria do të bëhet, siç e ëndërrojnë shqiptarët evropianë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania