Gazeta Shqiptare

Syri i qiklopit

-

duke i treguar kartën e tij. - Këta gazetarë të huaj janë me mua, - shtoi ai duke treguar nga Kejt e The Independen­t, Andrea i « La Stampa » - s dhe Hilda e « Radio- Bremen » .

Polici deshi ta ndalonte por ai kishte kaluar tashmë duke tërhequr me vete dhe tre gazetarët që e ndiqnin me një kureshtje të jashtzakon­shme. Polici shikonte e habitur pa ditur se ç’të bënte, t’i kthente apo t’i linte. Një vështrim që më së fundi dukej sikur thoshte : « E ç’më duhet mua të ngatërrohe­m me këta të huaj, kushedi ç’më ndodh nesër… » .

Atë mesnatë heqja e statujës u bë shpejt. Mjaftuan prerja e shufrave të hekurit që e mbanin të lidhur pas bazamentit që vinçi të hynte në veprim. Andrea fotografon­te me shpejtësi ; Kejt kërkonte emrat e dy minatorëve me pistoletat në duar duke fotografua­r njëkohësis­ht, Hilda me mikrofonin e saj të vogël i ishte afruar puntorit me pistoletë dhe kërkonte t’i thoshte se çfarë ndjente për këtë çast historik. Puntori qeshi, vështroi nga ai, pastaj nga policët, mërmëriti diçka nëpër dhëmbë dhe në fund shtoi : « Sigurisht që duhej hequr… mjaft më! » dhe duke rrëmbyer përsëri pistoletën deshi t’i largohej kësaj interviste.

Kur ai ngriti sytë, vinçi, që mbante nderur monumentin e rëndë prej bronxi tundej lehtë në një pozicion të pjerët, gjysmë i përkulur. Sikur po e ngrinin nga varri. Lumturisht diktatori shqiptar, nxënësi më i zellshëm i tij, kishte vdekur dhe nën presionin e Perëndimit vazhduesi i tij, që deri atëherë nuk kishte guxuar ta prekte idhullin e klasikut të “katërt”, pra pas atij të Marksit, Engelsit dhe Leninit, tani po tërhiqej. Udhëheqësi suprem nuk e kishte ndarë nga tavolina e tij e punës, nga koka krevatit dhe shtëpia e tij deri sa vdiq. Ishte një lloj Mesie. Portreti Stalinit shfaqej ngado në pankartat e mëdha, nëpër rrugë, plazhe, fusha e male, krahas portretit të tij. Madje emrin e Stalinit ia kishte vënë dhe një qyteti naftëtarës­h.

Para se të largoheshi­n, Andrea e drejtoi edhe njëherë objektivin e aparatit drejt statujës e cila tashmë po zhvendosej mbi karrocerin­ë e kamionit që priste me motorr të ndezur. Pastaj e drejtoi objektivin nga bulevardi përballë ku shquhej zbehtë përmendorj­a e Leninit, i cili shikonte në një heshtje të madhe largimin e pinjollit të tij që asnjëherë nuk e kishte dashur, dhe aq më tepër që shqiptarët e kishin vendosur përballë tij. Ç’ide absurde!...

Më së fundi statujën e rëndë prej bronxi e shtrinë mbi karrocerin­ë e kamionit. Shkonin ta « varrosnin » sërrish, s’dihej ku, ndoshta në ndonjë fonderi. Atë mesnatë të vonë ai përshëndet­i gazetarët që i shoqëroi deri në hyrjen e hotelit dhe u largua me nxitim për në shtëpinë e tij. Ndjehej i gëzuar. Në “Hotel Dajti”, tre gazetarët jepnin lajmet e para të një ngjarje që Perëndimi e priste: heqjen e statujës së Stalinit. Një simbol binte. Tashmë kishte mbetur veç monumenti gjigand i diktatorit në shesh të qytetit. Atë natë, nëpër eterin e qiellit shqiptar, shpërndahe­j lajmi i jashtëzako­nshëm.

Po kthehej. Kishte një lloj ngazëllimi, mbase ngaqë ishte një nga dëshmitarë­t e rrallë të atij moment historik. Papritur u kujtua se ishte pikërisht datëlindja e Stalinit. Koinçidenc­ë apo e qëllimtë ? Në fakt, para një vit datëlindja e Stalinit nuk ishte festuar si më parë. Nxitonte dhe kur mbërriti as vetë nuk e kuptoi si mbërriti aq vonë. Të gjithë flinin. Mbas disa orësh, në mëngjes qytetarët e Tiranës që do të kalonin nga bulevardi do të konstatoni­n largimin e asaj statuje, e atij njeriu që i solli aq fatkeqësi gjysmës së Europës. Të nesërmen, në disa gazeta ishte botuar fotografia e qeshur e minatorit që jepte intervistë me gazetaren e The Independen­t, në gazetën La Stampa, si dhe statuja e varur në ajër e Stalinit që mezi mbahej nga vinçi.

Atë mëngjes shumë studentë që shkonin në universite­tin e Tiranës dhe kalonin nga bulevardi, nuk e pikasën fillimthi se bazamenti i statujës ishte bosh. « Radio Tirana » s’kishte transmetua­r asgjë për një ngjarje të tillë, madje as RadioTelev­izioni Shqiptar e gazetat e ditës. Dikush papritur e kishte pikasur dhe njerëzit kishin ndalur. Të tjerë që erdhën më pas shikonin të habitur atë bazament pa të zotin e tij. Fytyrat e tyre ishin të qeshura : pëshpërima, të qeshura, thirrje të vogla dhe hapa që nxitonin drejt bazamentit në atë mëngjes të dielltë. Një kohë tjetër afronte dhe kjo ndjehej në fytyrat e njerëzve që ndalonin, të cilët pothuaj instinktiv­isht kthenin kokën nga krahu tjetër i bulevardit ku spikaste Lenini, krahëhapur, me pallton e tij në dorë. « Po ky, kur do të hiqet? » - tha dikush mes turmës...

Lloha e borës s’kishte lënë asnjë gjurmë dhe dielli që ishte ngritur disi tregonte se do të bënte një kohë e bukur. Një ditë më vonë, bashkë me gazetarët, sipas programit, ata ishin nisur drejt jugut. Thjesht një vështrim i shpejtë rreth peizazhit shqiptar, njerëzve, qyteteve të jugut, jetës të « planetit shqiptar » siç shkruhej shpesh në shtypin e huaj, meqë hyrja e gazetarëve, deri para pak muajsh ishte pothuaj gjithnjë e kontrollua­r. Një dritë e bardhë diellore mbulonte gjithçka. Ata u nisën me dy vetura të Parkut të Delegacion­eve, siç përdoreshi­n përgjithës­isht për gazetarët apo miqtë e Shqipërisë. Gjatë gjithë rrugës, në sediljen e pasme, ashtu me lirshmërin­ë e saj të një çupëline ajo i ishte ngjeshur afër dhe vazhdimish­t e pyeste rreth qytezave që shfaqeshin, fshatarëve, ndonjë fabrike buzë rrugës, jetës së fshatarëve, efektit që kishte bërë heqja e Stalinit në popullsinë shqiptare, etj. Ndërkohë ai përgjigjej me një qeshje të lehtë që e bënte akoma më simpatik. Ishte i çliruar, pasi ishin vetëm dhe nuk kishte njerëz të tjerë përreth që mund të pëshpërisn­in në veshët e « Sigurimit » . Shoferi dinte veç dy fjalë anglisht si « Mirëmbrëma » , « Mirëmëngje­s » , « Faleminder­it » dhe kaq. Pasi kaluan Fierin, ajo nisi t’i tregonte rreth jetës së saj, studimeve në Oksford dhe pastaj nisjen e karrierës në gazetari, fillimisht në një agjenci lajmesh. Duke qeshur i pëshpëriti afër veshit se s’kishte patur fat në dashuri, edhe pse ajo i kishte dashur me gjithë forcë ata që kishte njohur. Tani dua të bëj një fëmijë, i ishte shprehur ajo. Eshtë shansi im i fundit. Tashmë i kam kaluar dyzet vjet të jetës time. Dhe pastaj kishte shpërthyer në të qeshura.

- Po ti? i ishte afruar ajo duke e parë drejt e në sy, për të dëgjuar sekretet e tij. Je i dashuruar?... Me kë? Me gruan tuaj apo dikë tjetër!

Ai qeshi dhe ngriti supet. S’dinte si t’i përgjigjej kësaj pyetje të komplikuar.

- Ah, e di, kjo është një pyetje e vështirë për ju burrat.

- Jo, por… - donte të justifikoh­ej ai, - por ndërkohë ajo kishte hedhur sytë drejt atij imazhi mahnitës që shfaqej, sapo kaloje qafën e Llogarasë dhe ku që lart, si nga dritarja e një avioni pikasje poshtë bregun e një deti blu me një plazh rëre.

- Ç’mrekulli?! - tha ajo dhe kërkoi të ndalonin makinën.

Ata zbritën dhe filluan të vështrojnë atë pamje të jashtëzako­nshme dhe në të majtë, tutje, majat e larta të malit të Pikëllimës. Makina e gazetarëve të tjerë u shfaq dhe ndaloi pranë tyre. Gazetarët dolën duke marrë me vete aparatet e tyre. Herë pas here Kejt hapte krahët duke u mbushur me frymë, sikur të ishte në majat e Himalajeve.

Drekën atë ditë e hëngrën në Borsh, nën rrepet plot gurgullima të ujrave të burimit që zbrisnin nga lart. Pastaj shkuan në breg.

- Doni të laheni? - e kishte ngacmuar ai.

- E pse jo?... Megjithëse mendoj se duhet të jetë ftohtë, - ishte përgjigjur Kejt dhe duke ngritur pantallona­t shkoi këmbëzbath­ur drejt ujit. - Me këtë det të bukur dhe me këtë diell Shqipëria duhej të kishte fytyrën e një vajze të bukur...

Ai harroi se ata vinin nga detet e veriut dhe se një kohë e tillë këtu për ta ishte si një vjeshtë e ngrohtë.

Në perëndim ata mbërritën në Sarandë. Edhe pse dimër, dukej si një ditë pranvere. Bënte ngrohtë. Moti çuditërish­t ndryshonte shumë me veriun shqiptar. Pasi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania