Gazeta Shqiptare

Ish- të përndjekur­it, Hoxha: Pse nuk duhet të fajësojmë PD- në

Fëmija që nuk harroi kurrë vargun e "Skodave" me rimorkio drejt vendit të internimit "Nëse kthejmë kokën pas, s'mund të jemi të përçarë"

- Valentina Madani

Flamur Hoxha ka lidhje të forta me PD- në. Përgjatë 27 viteve të pluralizmi­t politik, ai nuk ndaloi në asnjë ' stacion' tjetër, përveçse qëndroi në shtëpinë e demokratëv­e. Më 25 qershor kandidoi në Tiranë, edhe pse u rendit në një vend jofitues. Ky moment e angazhoi në mënyrë aktive në PD, duke u bërë pjesë e grupeve të punës në kryeqytet, që po merren me analizën e humbjes së zgjedhjeve. Hoxha tregon për "Gazeta Shqiptare" arsyet e forta që e lidhin me të djathtën, pasi diktatura komuniste i pushkatoi gjyshin dhe e persekutoi atë dhe familjen në moshë fare të re. Fëmijë nuk harron kurrë vargun e "Sk odave" me rimorkio drejt vendit të internimit, së bashku me shuarjen e ëndrrave dhe fillimin e vuajtjeve për shumë gjenerata. Por pavarësish­t vuajtjeve, ai nuk u rrit me urrejtjen edhe pse brenda tij "është jeta e shumë brezave që nuk harrohet lehtë". Ndaj, sipërmarrë­si Flamur Hoxha e sheh politikën si interes qytetar, edhe pse nuk e fsheh faktin se nganjëherë ajo të cenon. Por, z. Hoxha thotë se mashtrimi është bërë mënyrë jetese, por ai synon të ngrihet kundër mashtrimit aq sa mundet, sepse guxon të jetë në politikë me vetveten dhe të provon se në politikë ka njerëz që nuk u fshihen qytetareve të tyre.

Z. Hoxha, ju jeni anëtar i PD- së që prej 27 vitesh, por 6 muajt e fundit ju kemi parë më aktiv në politikë. Kam parasysh këtu që ishit kandidat për deputet në listën e Tiranës, ndërsa tani jeni pjesë e grupeve në Tiranë për analizën e humbjes së 25 qershorit. Cili është interesi juaj për politikën, konkretish­t PD- në?

Mendoj se kam lindur me Partinë Demokratik­e, jam anëtar i saj që në dhjetor 1990- ës, kur isha 20 vjeç dhe nuk i jam larguar asnjëherë PD, nuk kam "pushuar" në asnjë stacion tjetër politik gjatë këtyre tri dekadave. Aktiv kam qenë gjithmonë dhe nuk e kam mohuar që nga themelimi i PD dhe që nga zgjedhjet e këtij viti jam më aktiv, duke iu përgjigjur ftesës së liderit të PD- së, zotit Lulzim Basha për të qenë pjesë e skuadrës së tij politike. Pas një fushate zgjedhore model, të prekshme, të ndjeshme, të ndershme, të hapur në Bashkinë Kamëz, në qershorin 2017, ku pashë dhe preka me dorë njerëzit, varfërinë e tyre, skamjen, mjerimin, linçimin, lënien mënjanë të shumë njerëzve si njerëz të një bote tjetër, gjej rastin të falënderoj përzemërsi­sht strukturat, anëtarët, simpatizan­tët, votuesit dhe çdo derë që m'u hap gjatë fushatës, ku Partia Demokratik­e doli fituese përballë kundërshta­rëve tanë politikë. Prej disa javësh, jam i deleguar nga PD në 3 degë të saj në Qarkun e Tiranës e konkretish­t në degën 11, në Laprakë, në degën 13 në Kashar dhe në degën e Vorës. Jam i përkush- tuar të përkrahim e dëgjojmë zërin dhe eksperienc­at e demokratëv­e të vërtetë për një proces analize, konsultime­sh dhe ringritjej­e të PD, si forca e vetme që përfaqëson vlerat e moralin e shqiptarëv­e në shekuj. Besoj te demokratët e vërtetë, që nuk e braktisen kurrë PDsë, si e vetmja mënyrë për ta ringritur atë. Në këto zgjedhje të manipuluar­a, ku ne morëm gjysmë milionë vota demokratës­h e qëndrestar­ësh stoikë, me më shumë vëmendje dhe me më pak arrogancë, besoj te fitorja e PD si forcë e vetme për të ardhmen e fëmijëve tanë në Shqipëri. Interesi im për politikën dhe për Partinë Demokratik­e është interes qytetar, interes i një qytetari të angazhuar, i një biznesmeni të suksesshëm, që nuk ka përfituar asnjëherë fonde publike qeveritare, që investon këtu në vend dhe që beson fort se demokraci do të thotë pjesëmarrj­e. Mashtrimi është bërë mënyrë jetese. Unë synoj të ngrihem kundër mashtrimit aq sa mundem. Unë guxoj të jem në politikë me vetveten dhe "Jam nip i një gjyshi të pushkatuar jo në fillimet e diktaturës kur ajo selektoi dhe zhduku bijtë e vet për të hedhur themelet e saj, por në vitin 1974, kur ishte kulmi i luftës së klasave. Fëmijë që nuk harron kurrë vargun e ' Skodave' me rimorkio drejt vendit të internimit, së bashku me shuarjen e ëndrrave dhe fillimin e vuajtjeve për shumë gjenerata", shprehet z. Hoxha.

të provoj se në politikë ka njerëz që nuk u fshihen qytetarëve të tyre. Guxoj të jem në politikë për t'ua provuar qytetarëve që dinë dhe shohin gjithçka, pavarësish­t a flasin apo jo, se politika është edhe pasion; se politika ka moral dhe politika nuk duhet të jetë biznes. Unë nuk jam e nuk rri në politikë për këtë gjë, e kam sipërmarrj­en time dhe politika vetëm ndoshta ma cenon.

Çfarë ju lidh konkretish­t me PD- në dhe sa e keni mbështetur atë, duke marrë parasysh se ju jeni një biznesmen i suksesshëm?

Me Partinë Demokratik­e më lidh ëndrra për një Shqipëri demokratik­e, për një atdhe si të gjitha vendet më të zhvilluara të Europës. E thashë, isha i ri kur iu bashkova PD dhe shpresa për një politikë e sistem të ri politik më çoi tek aty. Me Partinë Demokratik­e më lidh ekonomia e tregut të lirë, që e njoh që në vitin 1993. Për orë të tëra mund të flas për politikat ekonomike të PD- së dhe për reformat ekonomike të saj, pasi kam qenë gjithmonë pjesë aktive në hartimin e diskutimin e këtyre politikave ekonomike të vendit. Kam provuar në ato fillime refugjatin, pastaj pasi mësova në Perëndim, u bëra pjesë e sipërmarrj­es së modelit europian, pa përfituar kurrë fonde publike sh-

tetërore. Modelet më të suksesshme kanë qenë modelet dhe politikat zhvillimor­e të PD- së dhe jam i bindur se vetëm programet ekonomike të saj, që ishin e janë konkrete ngjallin shpresë, besim e optimizëm tek njerëzit, tek shqiptarët europianë. Çdo shqiptar e ka provuar në kurriz dhe mund të flasë më shumë se unë për modelin e dështuar të qeverisjes në vitet e fundit, ku të gjithë ëndërrojnë emigrimin si zgjidhje e vetme. Përballen me varfërinë dhe papunësinë, taksat dhe politikat klientelis­te, dhunën dhe pabarazinë përballë ligjit, troç me humbjen e shpresës për një të ardhme në vendin tënd.

Kam besuar dhe besoj fort se i vetmi çelës suksesi është ndershmëri­a. Unë besoj të

Zoti, te mirësia, te djersa e ndershme. Kontribuoj që të jemi sa më shumë njerëz të suksesshëm dhe kështu, e gjithë shoqëria jonë do të jetë më e mirë. Duke pasur qindra të punësuar në këto rreth tri dekada që bëj biznes, punësime të qëndrueshm­e, kam qenë e jam pjesë e familjes sonë të madhe sociale, duke jetuar me hallet e problemet e familjes sonë të madhe shqiptare.

Ju vini nga shtresa e ishtë persekutua­rve politikë. Jeni rritur në internim. Për cilat arsye?

Unë rrjedh nga një familje mbi të cilën politika dhe diktatura qëlloi me rrufe. Të gjithë në një mënyrë a një tjetër i ka ndëshkuar politika gjatë diktaturës, por familjen time e ka pushkatuar. Unë jam

 ??  ?? Flamur Hoxha me kreun e opozitës, Lulzim Basha
Flamur Hoxha me kreun e opozitës, Lulzim Basha
 ??  ?? Flamur Hoxha, ish- kandidati për deputet i PD- së në Tiranë
Flamur Hoxha, ish- kandidati për deputet i PD- së në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania