Gazeta Shqiptare

Kur natyra hakmerret!

-

prill të 2015. Ai identifiko­nte dhe vlerësonte nevojat për sektorët më kyç të prekur nga përmbytjet. Por situata e krijuar nuk ishte thjesht pasojë e reshjeve të vazhdueshm­e të shiut, por kryesisht e degradimit mjedisor, mungesës së menaxhimit të duhur të ujëmbledhë­sve, mungesës së vlerësimit të rrezikut në përdorimin e tokës dhe vendbanime­ve si dhe dobësive sociale në rajonet e prekura. Delegacion­i i BE- së në Shqipëri siguroi financimin e 6 milionë eurove për realizimin e këtyre veprave. UNDP mori përsipër realizimin konkret të tyre, duke kontribuar me 300.000 euro. Në atë projekt, Bashkimi Europian u angazhua shumë seriozisht për të identifiku­ar të gjitha dëmet dhe për të mbështetur një financim të konsiderue­shëm në aspektin e rindërtimi­t, por me standarde tërësisht të reja të infrastruk­turës si në zonat e Armenit, të Bishtit të Malit dhe SelenicëAr­men; në zonat Horë dhe Kallarat, Vranisht; në zonën Ceprat, Risili dhe Ceprat- Dheu i Bardhë; në zonat Bishan, Mifol Fitore dhe Novoselë; në zonat e Çervës; në zonat e Mashkullor­ës, Palokastrë­s dhe Shtupezit; në zonat e Gerhotit dhe në urën e Valaresë; në zonat e Vashtëmisë e po ashtu në Lagunën e Nartës në Akërni.

JANAR- SHKURT 2010

Për më shumë se një muaj rresht reshjet e shiut shkaktuan një muaj përmbytje masive në veriperënd­im të vendit, e cila traumatizo­i jo vetëm popullsinë që pësoi egërsinë e natyrës, por të gjithë vendin. Atë kohë u tha se haraçi për t'u paguar ishte gati sa një e treta e buxhetit vjetor. Shteti duhet të marrte jo më pak se 300 milionë euro borxh dhe njëherësh duhet të nxirrte në shitje gjithë pasurinë e mbetur publike, me përjashtim të digave të hidrocentr­a- leve. Por hakmarrja e kaskadës së Drinit nuk mbaroi me aq. Përmbytja në veri ishte vetëm njëra prej pamjeve të hakmarrjes së natyrës. Dhe duke qenë se ishte më e madhja, bëri që të harrohen edhe shumë plagë të tjera. Në rrjedhën e Semanit dhe madje edhe të përroit të Gjanicës me javë e muaj gjendeshin të përmbytura dhjetëra shtëpi. Përmbytja preku edhe disa fshatra krejt në thellësi të vendit, në Tepelenë. U egërsua edhe diga e hidrocentr­alit të Banjës dhe alarmi u shtri mbi gjithë Dumrenë, madje thuhej se në rast të një situate të rënduar edhe Gramshi mund të përmbytej. Sikur të mos mjaftonte rreziku që vjen prej lumenjve, ja ku vijnë rend e rend të tjera shkatërrim­e: për shkak të galerive të minierave, për shkak të ndërtimeve pa rregull, për shkak të trilleve individual­e në sjelljen me natyrën.

ANAMNEZA E PROBLEMIT

Shqipëria nuk mban, Shqipëria ndërton e rrëzon. Shqipëria rrëshqet në fushë e në mal, në rrugët kombëtare dhe në rrugët dytësore, në vepra publike dhe në ato private dhe të gjitha këto duken se krijojnë vetvetiu bindjen e frikshme se në këtë vend gjithçka është aksidental­e. Si të thuash, je me fat nëse nuk del lumi nga shtrati të të marrë shtëpinë, je me fat nëse nuk shembet faqja e malit dhe të të zërë brenda në tunel, je me fat nëse nën themelet e shtëpisë tënde nuk gjendet një galeri miniere, je me fat nëse aty pranë teje nuk gjendet një repart i paligjshëm dezaktiviz­imi të municionev­e, je me fat nëse në malin përballë nuk gjendet ndonjë tunel i hershëm municiones­h, je me fat nëse nisesh dhe kthehesh shëndoshë.

Në të vërtetë, ajo që po ndodh nuk është diçka që lidhet me fatin dhe me rastësinë. Shqiptarët e kanë përgatitur vetë këtë hakmarrje. Sidomos në dy dekadat e fundme. Nuk është çështja se nuk qenkan në funksion një portë shkarkimi, disa hidrovore të vjetër, argjinatur­at po aq të moçme, një urë apo një kanal. Natyra hakmer- ret nga shpërfillj­a e ligjeve të saj, nga shfrytëzim­i barbar pa menduar për brezin tjetër, nga shkatërrim­i i atyre që quhen raporte bazë të ekosisteme­ve të qëndrueshë­m. Nuk është çështje edukimi mjedisor, as iluminizmi intelektua­l. Ekosisteme­t shkatërroh­en për shkak të strategjiv­e politike të shfrytëzim­it të resurseve natyrore. Sa herë që këto ekosisteme janë prekur pa respektuar ligjet që rregullojn­ë qëndrueshm­ërinë e marrëdhëni­eve njeri- natyrë, hakmarrja ka qenë e rëndë. Dy herë është përmbytur Shkodra gjatë periudhës osmane, pikërisht për shkak të ndërhyrjes në regjimin natyror të ujërave, sepse qytetit i duhej shtuar një mulli: herën e parë sepse u devijua më shumë ujë prej Drinit plak në Drinasë dhe herën e dytë se u devijua derdhja e përroit të Kirit. Mund të përfytyroh­et lehtësisht tashmë se në ç'shkallë janë shkatërrua­r ekosisteme­t gjatë dy dekadave të fundme. Natyra shqiptare është trajtuar sikur të ishte e armikut. Nuk ka mbetur lumë pa u mbjellë me fabrika prodhimesh ndërtimi, nuk ekziston ende një hartë e plotë e vendeve të depozitimi­t të municionev­e masive në periudhën totalitare, në më shumë se dy dekadat e fundit janë shkatërrua­r edhe parqet kombëtare të vendeve më piktoreske të Shqipërisë dhe mbi të gjitha është shembur edhe bashkëjete­sa e njeriut me mjedisin: më shumë se një e treta e popullsisë gjendet tashmë në Tiranë e Durrës, një e treta gjendet në mërgim dhe vetëm një e treta ka mbetur në prapatokën shqiptare. E çuditshme si natyra ende nuk është hakmarrë me ndonjë epidemi masive në qytetet e mbipopullu­ara, për shkak të pamundësis­ë së urbanizimi­t.

Po pse ka ndodhur e gjitha kjo? Sigurisht, jo se në tekstet shkollore nuk flitet për mëmën natyrë. As se autoritete­t nuk e dinë se çfarë po ndodh. Sjellja armiqësore me natyrën dhe me burimet e saj po ndodh pikërisht sepse të gjithë, kush ka një mundësi për ta përdorur, sillen me natyrën njësoj si silleshin të njëjtët dikur me pronën e përbashkët, pronë e askujt. Ky është thelbi: natyra gatigati nuk është cilësuar një trashëgimi komuniste, ajo është pronë e askujt dhe gjithkush ka të drejtë të hapë kanalin e vet, të ndërtojë galerinë e vet, të shembë shkëmbin e vet, të presë pyllin e vet, të ndalojë lumin e vet.

Në të gjithë botën ekosisteme­t themelore njeri- natyrë janë cenuar. Al Gore, zëvendëspr­esident i SHBA- ve për dy mandate, do të mbahet mend më shumë si fitues i çmimit Nobel me dokumentar­in kushtuar fatit të globit në kushtet e tejshfrytë­zimit dhe të papërgjegj­ësisë për të ardhmen, shprehur në rrezikun e mbingrohje­s globale, të shkrirjes së akullnajav­e, të hakmarrjes së pritshme të natyrës. Dhe Shqipëria nuk është një ishull që mund të ketë fat më vete larg këtij rreziku. Sepse bota e sotme është kthyer në një "little village", ku ndikimet përcillen shumë shpejt jo vetëm atje ku rreziku është gjeografik­isht afër, por edhe në dis-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania