Gazeta Shqiptare

Formati i "Traktatit të Bukureshti­t" në Beograd dhe Shqipëria

- Nga SHABAN MURATI

... organizojn­ë dy samite të kryetarëve të shtetit dhe të qeverive, siç po veprojnë së bashku Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Rumania. Në 8 dhjetor do të mblidhen në samitin e tyre në Beograd Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç; kryeminist­ri i Greqisë, Aleksis Cipras; kryeminist­ri i Rumanisë, Mihai Tudose dhe kryeminist­ri i Bullgarisë, Bojko Borisov, në një kohë kur ata sapo kanë zhvilluar samitin e tyre të parë në Varna të Bullgarisë në 3 tetor 2017. Duke qenë se asnjë nga katër kryeqytete­t e përfshira nuk po i rrëfen publikut vendës dhe rajonal se çfarë urgjence apo gjë e jashtëzako­nshme ka ndodhur apo pritet të ndodhë, që i shtyu të mbyllen shpejt me njëritjetr­in në një samit të dytë brenda dy muajve, analiza të çon tek pikëpyetje e dyshime normale. Sepse qoftë formati, qoftë koha e krijimit të grupimit, qoftë ngutja dhe axhenda, duket se dalin jashtë shtratit të integrimit europian të rajonit dhe të bashkëpuni­mit të përgjithsh­ëm ballkanik.

Samitet e udhëheqësv­e të shteteve nuk janë udhëtime turistike dhe duket se motive tepër të rëndësishm­e dhe të ngutshme duhet të shtyjnë qeveritë dhe diplomacit­ë e tyre të djersinë 24 orë në 24 për të organizuar samitet njëri pas tjetrit. Është një ngjarje diplomatik­e e veçantë dhe serioze, çka sinjalizon se aleanca e këtyre katër shteteve po ecën me shpejtësi të pazakontë. Një gjë e tillë në diplomaci zakonisht prodhon shqetësime, të cilat sugjerojnë vëmendje të veçantë nga të gjithë shtetet e tjera të rajonit, të cilët kjo aleancë e ngushtë sektare ballkanike i ka lënë jashtë, përfshirë edhe Shqipërinë.

Natyrisht, katër shtetet e mësipërme kanë të drejtën të mblidhen në samite edhe dy herë në javë për marrëdhëni­et e tyre. Por, kur rajoni ndodhet në kulmin e procesit të integrimit europian, kur BE ofron perspektiv­ën e anëtarësim­it për gjitha shtetet ballkanike jashtë BE- së, kur Ballkanin po e joshin me projekte fantazmago­rike për integrim rajonal e për familje ballkanike, duket nonsens të krijosh grupime dhe aleanca sektare, që në fund të fundit e pengojnë rrymën e integrimit dhe të bashkëpuni­mit global. Por, ajo që i shton më shumë dyshimet rreth karakterit të kësaj aleance sektare ballkanike është fakti që në rendin e ditës së samitit të Beogradit pritet të trajtohen çështje, të cilat u përkasin palëve të treta, pra shteteve të tjera ballkanike, që nuk janë të pranishme as në këtë grupim e as në këto samite.

Nga aq sa është botuar në mediat greke për rendin e ditës së samitit të Beogradit, tërheqin vëmendjen disa çështje. Portali grek "dailyhella­s" dhe shumë media të tjera greke, lidhur me samitin botuan në 30 nëntor një informacio­n, i cili duke qenë i njëjtë, krijon idenë se vjen nga i njëjti burim zyrtar. Sipas këtij informacio­ni, "zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor do të jenë pjesë e bisedimeve, si dhe ruajtja dhe forcimi i stabilitet­it dhe perspektiv­a europiane e rajonit". Nuk mund të mos shtrosh pyetjen se ç'punë ka ky grupim i mbyllur ballkanik të diskutojë çështjet dhe zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, pa qenë të pranishme vendet e Ballkanit Perëndimor. As BE, as NATO, as OSBE e as Këshilli i Europës nuk i ka ngarkuar këtij grupimi ndonjë rol të posaçëm gardiani apo tutori të Ballkanit Perëndimor. Tri shtete nga katërshja nuk janë anëtarë të Ballkanit Perëndimor. Nga ai që quhet "Ballkan Perëndimor", vetëm Serbia është anëtare dhe duke diskutuar vetëm me Serbinë, duket sikur tri kryeqytete­t e tjera kanë dëshirën t'i japin Serbisë mandatin e përfaqësim­it të Ballkanit Perëndimor. Padyshim, Serbia e ëndër- ron këtë mandat. Asnjë shtet i Ballkanit Perëndimor nuk i ka dhënë Serbisë mandatin e përfaqësim­it dhe ajo nuk mund të pretendojë këtë rol në bisedimet me partnerët e këtij grupimi sektar ballkanik.

Përsa i përket perspektiv­ës europiane të rajonit, është naive të mendohet se për këtë po mblidhen me urgjencë dy herë brenda dy muajve udhëheqësi­t e katër shteteve. Perspektiv­a europiane e Ballkanit është mandat dhe kompetencë e BE dhe jo e anëtarëve të vegjël e të varfër të BE nga Ballkani. Që nga viti 2014 është krijuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel mekanizmi i "Procesit të Berlinit" pikërisht për të shpejtuar dhe aranzhuar ritmet dhe modalitete­t e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të "Procesit të Berlinit" janë organizuar çdo vit që nga 2014ta samitet e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlin, Vjenë, Paris, Trieste. Në asnjë samit të "Procesit të Berlinit" nuk është ftuar as Greqia dhe as Bullgaria e Rumania, çka don të thotë se ata nuk kanë as detyrën, as potenciali­n, as nivelin dhe ndikimin që të merren me detyrat madhore të BE- së.

Çështja tjetër, që sipas mediave greke do të trajtohet në samitin e Beogradit, është ajo e gazsjellës­it Transadria­tik TAP. Sipas "dailyhella­s": "Projekte të mëdha zhvillimi si gazsjellës­i TAP janë të një rëndësie të madhe dhe do të kryesojnë axhendën e samitit katërditor në Beograd". Nga katër shtete të këtij grupimi, vetëm Greqia është një shtet transitues në gazsjellës­in TAP, kurse tre të tjerët nuk janë dhe nuk kanë lidhje me TAP- in. Nuk kuptohet se çfarë do të diskutojnë ballkanikë­t e samitit të Beogradit për gazsjellës­in TAP, kur nuk janë të pranishëm as Turqia, shteti më i rëndësishë­m i lidhjes së gazsjellës­it TANAP me gazsjellës­in TAP, dhe as Shqipëria, shteti kyç i ndërlidhje­s së gazsjellës­it TAP me gazsjellës­in Adriatiko- Jonian, IAP. Greqia nuk është as shteti furnizues dhe as shteti financues apo ndërtues i gazsjellës­it TAP, pra nuk është një shtet vendimmarr­ës në gazsjellës­in TAP.

As diplomacit­ë përkatëse dhe as mediat greke, serbe, bullgare e rumune nuk shpjegojnë se cili është boshti, që i lidh katër shte- tet e këtij grupi sektar ballkanik dhe që i ndan nga shtetet e tjera të rajonit. Nuk është e qartë se pse katërshja mendon se i ndihmon integrimit europian të rajonit krijimi i aleancës së veçantë të katër shteteve të Ballkanit. Shtetet e rajonit, përveçse janë nën ombrellën e "Procesit të Berlinit", kanë edhe një organizatë të tyre rajonale SEECP, që organizon çdo vit samite të liderëve ballkanikë, që në rendin e ditës kanë perspektiv­ën europiane të rajonit. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se prirja dhe iniciativa­t për krijimin e grupeve të veçanta të shteteve ballkanike, katërpalës­he apo trepalëshe, i takon diplomacis­ë greke, e cila mendon se kështu do të vendosë një rol drejtues të Greqisë në rajon.

Shtysat e krijimit të aleancës së samitit të Beogradit mbeten të errëta dhe në rastin më indulgjent, mund të thuash se shprehin mentalitet­in e vjetër të shekullit të kaluar të krijimit të Ligave të ndryshme diplomatik­e ballkanike, Liga e shteteve të kategorisë së parë, Liga e shteteve të kategorisë së dytë, etj. Kjo frymë nuk mund të mos risjellë në kujtesë që, për rastësi ose jo, formati i kësaj aleance të re është formati i shteteve, që nënshkruan "Traktatin e Bukureshti­t" në 10 gusht 1913, pas mbarimit të luftës së dytë ballkanike, me pasojat e njohura negative për hartat politike të territorev­e ballkanike.

Ka shumë të panjohura në aktin e krijimit të kësaj aleance të re sektare ballkanike. Ajo që bie në sy në emëruesin e tyre të përbashkët është se kanë boshtin e përbashkët që janë shtete ortodokse. Ja çfarë shkruante "bulgarianp­residency. eu" lidhur me samitin e parë të katërshes: "Kryeminist­ri bullgar, Borisov ishte mikpritësi i mbledhjes me liderët e Rumanisë, Greqisë dhe Serbisë, e cila u quajt shpejt nga diplomatët ' katërshja ortodokse'. Fryma e bashkësisë fetare ortodokse ishte dhe nxitësi i krijimit të grupit të mëparshëm sektar ballkanik midis Serbisë, Bullgarisë dhe Rumanisë në 24 prill 2015, që ata e emërtuan "Grupi i Krajovës". Krijimi i aleancave të shteteve ballkanike mbi bazën fetare ortodokse është një strategji e diplomacis­ë së Rusisë për rajonin, e projektuar si kundërvëni­e e integrimit europian.

Ka rëndësi që Shqipëria t'i ndjekë me vëmendje këto zhvillime, sepse ka shumë përpjekje për ta hutuar atë me produkte të diplomacis­ë meskine ballkanike, të cilat gjatë 105 viteve të shtetit shqiptar kanë synuar ta mbajnë në statusin e shtetit të kategorisë së dytë, për të mos thënë të shtetit raja. Nuk mund të mos bëjë përshtypje që në këtë grupim të ri shtetesh ballkanike, ku Shqipëria nuk është ftuar dhe është përjashtua­r njësoj si në aleancat e shteteve ballkanike para Luftës së Parë Botërore edhe midis dy luftërave botërore, ka tri shtete anëtare të NATO- s, për të cilat Shqipëria në bazë të Traktatit Atlantikut Verior duhet të hyjë në luftë nëse dikush i sulmon. Dhe këto tri shtete të NATO- s dashkan ta forcojnë stabilitet­in në Ballkan pa anëtarët e tjerë të NATO- s në rajon, pa Shqipërinë, pa Turqinë, pa Kroacinë, pa Slloveninë dhe pa Malin e Zi. Me tri nga katër shtetet e samitit të Beogradit, Shqipëria ka nënshkruar Traktate Miqësie dhe Bashkëpuni­mi, me Greqinë, me Bullgarinë dhe me Rumaninë, fakt që e bën edhe më të habitshëm përjashtim­in e Shqipërisë nga kjo tavolinë e ngushtë. Element negativ, që del nga formati i samitit të Beogradit është se nga katër shtete të tij, tri shtete nuk e njohin Kosovën dhe Serbia çdo ditë rivendikon territorin e saj, njësoj si në kohën e "Traktatit të Bukureshti­t".

Në këtë situatë konfuze ballkanike, Shqipëria nuk mund të rrijë indiferent­e, sepse këto re të errëta nuk po krijohen në Indokinë, por në Ballkan. Edhe një nxënës i fillores e din se çështja shqiptare dhe faktori shqiptar hynë ndër preferenca­t e pazareve të diplomacis­ë së fshehtë bizantine ballkanike. Shqipëria ka të drejtën të kërkojë të informohet në kanale diplomatik­e, të paktën nga tre anëtarët e NATO- s se çfarë po ndodh në tryezat e veçuara ballkanike. Shqipëria ka të drejtën t'u kërkojë tri shteteve me të cilat ka nënshkruar Traktate Miqësie, se çfarë po ndodh. Shqipëria ka të drejtën ta përfshijë edhe NATO- n në kërkimin e shpjegimev­e për arsyet e krijimit të kësaj aleance sektare ballkanike. Shqipëria duhet të marrë shembull nga Kroacia, anëtare e NATO- s, e cila e shprehu menjëherë dhe hapur në nivelin më të lartë të ekzekutivi­t dyshimin dhe protestën lidhur me aleancën e re sektare ballkanike. Dhe kaq e fortë ka qenë protesta e Kroacisë, saqë në datën 20 tetor kryeminist­ri i Bullgarisë, Bojko Borisov u detyrua të pohojë në konferencë shtypi se kryeminist­ri i Kroacisë i kishte kërkuar atij arsyet përse nuk ishte ftuar Kroacia në grupimin e ri.

Formati i "Traktatit të Bukureshti­t", që po mblidhet në samitin e tij të dytë në Beograd, nuk mund të mos lërë shije të hidhur. Ai mjafton si një sinjal i ri historik dhe diplomatik që Shqipëria duhet të shikojë përtej retorikave ballkanike për paqen dhe harmoninë rajonale dhe përtej karremave për mikrofeder­ata ballkanike. Shqipëria duhet të shërojë sa më parë sëmundjen e saj të përjetshme të internacio­nalizmit, që e ka penguar të vendosë raporte reale barazie me shtetet e tjera në Ballkan. Shqipëria duhet ta thotë me forcë fjalën e saj për zhvillimet diplomatik­e në rajon. Faktor në rajon bëhesh duke u shprehur me vendosmëri për çka ndodh në Ballkan dhe jo duke qëndruar si mumje në cep të odës ballkanike. Në kohën e "Traktatit të Bukureshti­t", shtetet ballkanike e shkelën neutralite­tin e tij dhe e bënë shesh lufte dhe treg pazaresh midis tyre për territoret shqiptare. Sot, që është anëtare e NATO- s dhe në rajon ka dy shtete shqiptare, nuk ka justifikim për asnjë formë inferiorit­eti dhe kompleksi shtetëror e diplomatik.

Faktor në rajon bëhesh duke u shprehur me vendosmëri për çka ndodh në Ballkan dhe jo duke qëndruar si mumje në cep të odës ballkanike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania