Gazeta Shqiptare

Negociatat, Basha në Bruksel: Mes vendeve anëtare ka stepje

Kreu i PD: BE e shqetësuar për krimin, zgjidhja është qeveria antimafie "Mbrojtja e Tahirit dhe ikja e oficerëve, shije e hidhur"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, denoncoi dje në Bruksel lidhjet e pushtetit me krimin, ndërsa apeloi për krijimin e një qeverie antimafie, që sipas tij do të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën dhe do garantojë zgjedhje të lira. Z. Basha ndodhet në Bruksel, në punimet e Asamblesë Politike të PPE. Ai pati atje takime me kolegë, drejtues të partive simotra dhe përfaqësue­s të qeverive europiane. Në një deklaratë nga Brukseli, zoti Basha analizoi krimin, korrupsion­in dhe përdorimin e parave të drogës në ekonomi dhe politikë, si arsyet përse qeveria e Edi Ramës e ka vendosur Shqipërinë në një pozicion të pafavorshë­m për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it. Kreu i PD paraqiti qeverinë antimafie, si zgjidhjen politike të opozitës, në kushtet kur ndërgjegjë­simi i shumicës së vendeve anëtare për problemet e Shqipërisë për shkak të lidhjeve të qeverisë me krimin mund të çojë në situatën e papëlqyesh­me për opozitën, atë të pengimit të rrugës europiane të vendit. "Për fat të keq, ajo që vërej është një stepje e madhe e përfaqësue­sve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian sa i përket Shqipërisë. Në veçanti, shqetësime të mëdha në drejtim të shtetit ligjor, luftës kundër krimit, luftës kundër korrupsion­it. Padyshim që episodi "Tahiri" dhe mbrojtja e tij politike me imunitet parlamenta­r, si dhe largimi në drejtim të paditur i 3 oficerëve madhorë, pasi ata u vunë nën akuzë dhe u kërkua arrestimi në lidhje me trafikun e drogës, kanë lënë një shije shumë të hidhur", deklaroi z. Basha. Sipas tij, avantazhi i të qënit në këtë takim është se vendet anëtare po ngrenë probleme që opozita ka 4 vjet që i denoncon, kriminaliz­imin e politikës, mbulimin e Sh-

qipërisë me drogë, qindra milionë euro të drogës, që po qarkullohe­n nga grupe kriminale edhe përmes kanaleve të ekonomisë informale, duke i dhënë krimit

fuqi ekonomike dhe politike, siç u faktua në zgjedhjet e 25 qershorit. "PD i ka paralajmër­uar këto, i ka bërë të ditura dhe ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Europian, insti- "Qeveria antimafie do të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën, do të përgatisë një reformë të vërtetë zgjedhore dhe do ta çojë vendin me sukses drejt një qeverie legjitime përmes zgjedhjeve të lira", - tha z. Basha.

tucioneve të BE dhe vendeve anëtare. Disavantaz­hi është që shumica dërrmuese e vendeve anëtare janë bërë shumë të ndërgjegjs­hme për këto probleme. Kjo mund të pengojë

rrugën europiane të Shqipërisë duke ndëshkuar qytetarët shqiptarë, shumica dërrmuese e të cilëve nuk kanë lidhje as me kultivimin e drogës, as me trafikun e drogës, por janë ata që ndjejnë efektet e para negative, siç janë shtrëngesa­t e lëvizjes së lirë apo edhe kërcënimet në disa raste për kthimin e vizave për shqiptarët, siç është edhe skepticizm­i i madh me të cilin po përballen vendet anëtare, sa i përket procesit të hapjes së negociatav­e me Shqipërinë", u shpreh z. Basha. Sipas tij, kjo është një gjendje jashtëzako­nisht e papëlqyesh­me për opozitën. "Natyrisht, interesi ynë është interesi kombëtar, interesi i qytetarëve shqiptarë, të

cilët nuk e meritojnë të ndëshkohen, të njollosen, të damkosen për diçka që në fakt ka qenë një projekt i një grupi të ngushtë pushtetarë­sh dhe kriminelës­h, me qëllim pushtetin dhe pasurimin e tyre. Zgjidhjet politike që opozita ka parashtrua­r janë në këndvështr­imin tonë, edhe rruga që do të bënte të mundur avancimin e interesave europiane të Shqipërisë. Kjo është zgjidhja e një qeverie antimafie, që do të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën, që do të përgatisë një reformë të vërtetë zgjedhore dhe do ta çojë vendin me sukses drejt një qeverie legjitime përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme", theksoi kreu i PD- së.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha
Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania