Gazeta Shqiptare

Meta: Kuvendi e qeveria, më tepër vlerësim ndaj ushtarakëv­e

105- vjetori i krijimit, Presidenti uron FA

-

Presidenti

i Republikës, Ilir Meta uroi dje Forcat e Armatosura me rastin e 105- vjetorit të krijimit. Në mesazhin e publikuar nga zyra e Presidencë­s, Meta kujton se Forcat e Armatosura u krijuan vetëm pak ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar. "Angazhimi i Forcave të Armatosura dhe koordinimi i tyre me institucio­net e tjera dhe autoritete­t lokale është një garanci më shumë në ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimi­n e dëmeve të pronës private dhe publike. 105- vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura të Shtetit Shqiptar më jep mundësinë të konfirmoj edhe njëherë mbështetje­n e palëkundur për zhvillimin dhe modernizim­in e tyre. Ky moment historik më nxit gjithashtu që të inkurajoj Kuvendin e Shqipërisë, qeverinë dhe gjithë aktorët e tjerë në vend që të vlerësojnë dhe trajtojnë me kujdes në rritje ushtarakët shqiptarë. Gëzuar 105- vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", shprehet z. Meta. Po dje, presidenti takoi Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes ( KLSM- 2017), me pjesëmarrë­s nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Turqia, Maqedonia, Rumania, Gjeorgjia dhe për herë të parë nga Mbretëria e Bashkuar. Presidenti ndau vlerësimin se Shqipëria

MBËSHTETJA

"Ky moment historik më nxit, gjithashtu, që të inkurajoj Kuvendin e Shqipërisë, qeverinë dhe gjithë aktorët e tjerë në vend që të vlerësojnë dhe trajtojnë me kujdes në rritje ushtarakët shqiptarë", - tha z. Meta.

anëtare e NATO- s do përmbushë me përkushtim e profesiona­lizëm të gjitha angazhimet, detyrimet dhe objektivat përballë sfidave të sigurisë. Presidenti theksoi se Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen do të vijojë të shërbejë për të promovuar vlerat e besueshmër­isë, bashkëpuni­mit dhe përpjekjev­e të përbashkët­a drejt së ardhmes europiane dhe euroatlant­ike të vendeve të rajonit.

 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha, dje në Bruksel
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, dje në Bruksel
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania