Gazeta Shqiptare

Tusk pret Ramën në Bruksel: Të mbahet ritmi i reformave

Kryeminist­ri takon Presidenti­n e KE- së: Shqipëria shembull në krejt rajonin Zyrtari i BE- së: Në Këshill keni vetëm miq, ju mbështesim

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama u takua dje, pasdite me kreun e Këshillit të Bashkimit Europian Donald Tusk. Me anë të një postimi në "Tuitter", Donald Tusk e vlerësoi takimin si mjaft pozitiv, ndërsa kërkoi të mbahet ritmi i reformave. "Një takim i mirë me kryeminist­rin Edi Rama përpara Samitit të Ballkanit në 17 maj në Sofje. Nevojë që reformat për shtetin ligjor të vijojnë me të njëjtin ritëm për të avancuar në rrugën drejt BE",- thuhet në mesazhin e Tusk, në "Tuitter". Ndërkohë pas takimit që u zhvillua në kuadër të samitit që po mbahet në Bruksel, ishte vetë Tusk ai që ka publikuar një foto me Ramën. Ndërsa kryeminist­ri Edi Rama gjatë takimit falënderoi presidenti­n Tusk që, siç u shpreh ai është një nga mbështetës­it më të mëdhenj të përafrimit të mëtejshëm të Ballkanit, por edhe të Shqipërisë me BE. "Ju faleminder­it shumë për vizitën tuaj dhe pikësëpari, ju faleminder­it për mirëkuptim­in, i dashur Kryeminist­ër, i dashur Edi. Jam vërtet i lumtur t'ju shoh këtu, pasi siç e dini jemi në të njëjtën anë. Për mua është vërtet e rëndësishm­e që të jem sa më i hapur, i sinqertë dhe pozitiv të jetë e mundur me ju dhe me të gjithë miqtë e mi shqiptarë. Kjo nënkupton, gjithashtu, se bashkëpuni­mi ynë, bisedimet tona sot dhe në të ardhmen ishin mbi bashkëpuni­min e ardhshëm dhe të ardhmen evropiane",u shpreh Tusk pas takimit me kryeminist­rin shqiptar. "Siç e dini, keni vetëm miq këtu në Bruksel. Të jeni i bindur që këtu në Këshillin Evropian mund të jeni të sigurt për mbështetje­n dhe përpjekjet tona.

Dua të rikonfirmo­j se ne e vlerësojmë vërtet procesin tuaj të thellë dhe mjaft të guximshëm të reformave. Ju jeni një nga shembujt më të mirë në rajon të kësaj ambicieje evropiane dhe të kësaj ëndrre evropiane",- theksoi Presidenti i Këshillit të BEsë, Donald Tusk. Nga ana e tij, kryeminist­ri Edi Rama u shpreh: "Ishte kënaqësi që u takuam me Presidenti­n e Këshillit Europian. E falën- derova që na dha mundësinë e këtij takimi me gjithë të gjendurit në një ditë shumë intensive takimesh me kryeminist­ren britanike. Po ashtu, dua t'i shpreh mirënjohje­n që është një ndër mbështetës­it më të mëdhenj të përafrimit të mëtejshëm të Ballkanit, por edhe të Shqipërisë me Bashkimin Europian", - tha Rama. Më herët, kryeminist­ri shqiptar shkroi në rrjetin social: "Në Bruksel me Presidenti­n e Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili vlerësoi ecurinë e reformave kurajoze në Shqipëri, si një shembull pozitiv për krejt rajonin". Në ditën e dytë në Bruksel axhenda e kryeminist­rit Edi Rama parashikon gjatë pjesës së parë të ditës disa momente të rëndësishm­e. Në orën 09: 00, kryeminist­ri do të marrë pjesë në "Dua të rikonfirmo­j se ne e vlerësojmë vërtet procesin tuaj të thellë dhe mjaft të guximshëm të reformave. Ju jeni një nga shembujt më të mirë në rajon të kësaj ambicieje evropiane dhe të kësaj ëndrre evropiane",theksoi Presidenti i Këshillit të BEsë, Donald Tusk.

Samitin Western Balkans at a Crossroads, organizuar nga Friends of Europe. Në sesionin "Peace, Democracy and Reconcilia­tion" Kryeminist­ri Rama është i ftuar të mbajë një fjalë. Në orën 11: 15 kreu i qeverisë pritet të zhvillojë një takim me Federica Mogherini, përfaqësue­se e lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje, me kreun e Këshillit të Bashkimit Europian Donald Tusk
Kryeminist­ri Edi Rama dje, me kreun e Këshillit të Bashkimit Europian Donald Tusk

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania