Gazeta Shqiptare

Bushati: Reforma transformu­ese në drejtësi është unike, po vihet në jetë

Ministri i Jashtëm takon zv. presidenti­n e parë të KE- së

-

Ministri

për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u takua dje, në Bruksel me zv. presi- dentin e parë të Komisionit Evropian, Frans Timmermans, si dhe Komisioner­in Avramopulo­s. Ministri Bushati bëri një analizë të detajuar të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare për plotësimin e pesë përparësiv­e kyç dhe vlerësoi mbështetje­n e Komisionit Evropian për axhendën evropiane të Shqipërisë. Ai nënvizoi se duke pasur parasysh progresin e bërë, qeveria pret që viti 2018 të jetë vit vendimtar për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe në këtë kuadër, hapja e bisedimeve të anëtarësim­it do të konsolidoj­ë angazhimin e pandalshëm në transformi­min dhe modernizim­in evropianiz­ues të vendit. Gjatë të dy takimeve, përfaqësue­sit e Ko- misionit Evropian vlerësuan përkushtim­in në vazhdimësi të Shqipërisë për axhendën e reformave. Në takimin me zv. presidenti­n Timmermans, ministri Bushati theksoi se reforma transformu­ese në drejtësi është unike dhe po vihet ne jetë në bashkëpuni­m të ngushtë me partnerët. Zv. presidenti inkurajoi vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi, si themeli për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përparimin e procesit te inte-

KOMISIONER­I I BE

Komisioner­i Avramopoul­os vlerësoi masat e ndërmarra në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, veçanërish­t rezultatet shumë pozitive të arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit. grimit. Gjatë takimit me Komisioner­in Avramopoul­os, Ministri Bushati nënvizoi se rezultatet e prekshme të arritura në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërish­t në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, janë fryt i vendosmëri­së për të forcuar shtetin ligjor. Gjithashtu, ai theksoi se vullneti politik dhe angazhimi i qeverisë për të forcuar sundimin e ligjit janë të palëkundur dhe të pakthyeshë­m.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania