Gazeta Shqiptare

Kallëzimi i banorëve për përmbytjen, katër prokurori nisin verifikimi­n

Përmirësoh­et situata në jug, bora krijon probleme Shkodër, Pukë e Kukës Në "sitë", dëmet e shkaktuara në banesa dhe biznese në rrethet Tiranë, Krujë, Vlorë dhe Fier

-

Ndërprerja e reshjeve ka çuar në përmirë simin e situatës në jug të vendit, ku dëmet e shkaktuara nga moti i keq janë shumë të mëdha. Tashmë vëmendja është përqendrua­r në veri të vendit, pasi dëbora ka bllokuar disa zona të thella. E ndërsa po punohet intensivis­ht për evidentimi­n e dëmeve të shkaktuara nga stuhia e shirave të ditëve të fundit, mësohet se 4 prokurorit­ë e rretheve Tiranë, Krujë, Fier e Vlorë kanë nisur verifikimi­n e denoncimev­e të bëra nga qytetarët, të cilëve iu dëmtuan bizneset dhe pronat. Sipas "abcnews. al", dhjetëra banorë kanë bërë kallëzim për dëmtimin e banesave dhe bizneseve gjatë përmbytjev­e të së enjtes dhe së premtes. Pas kallëzimit, prokurorit­ë e rretheve në fjalë kanë nisur verifikimi­n në zonat e pushtuara nga uji, ku në sitë do të kalojnë të firmat kontraktua­le për mirëmbajtj­en e akseve rrugore, si ato kombëtare edhe rurale. Ndërkaq, prokuroria e Krujës ka nisur hetimet për shembjen e urës që lidhte Qafshtamën me këtë qytet. Kjo, për faktin se ura është ndërtuar pak kohë më para dhe normalisht duhet të kishte përballuar përmbytjen.

HETIMET

Shumë biznese VIP u përmbytën përgjatë autostradë­s Tiranë- Durrës. Prokuroria e Tiranës është ende në fazën fillestare të verifikimi­t të dëmeve të shkaktuara në autostradë. Mësohet se aktualisht po mblidhet dokumentac­ioni përkatës e më pas organi i akuzës do të shprehet nëse ka apo jo shkelje ligjore. Gjithashtu, prokuroria bën me dije se nisja e verifikimi­t për kompanitë përgjegjës­e, të cilat kishin si detyrë mbajtjen hapur të kanaleve kulluese e po kështu të asistonin me mjetet e tyre gjatë situatës së reshjeve, do të shkrihet edhe më tej. Ku do të verifikohe­t edhe mënyra se si i kanë fituar tenderat publikë dhe a kanë staf e mjete logjistike përkatëse për të përballuar situata emergjente. Ndërko- Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë sjellë probleme në disa zona të vendit. Si pasojë e motit të keq dhe reshjeve, shkolla në Kalanë e Dodës, në Dibër ka pësuar plasaritje dhe për pasojë është pezulluar mësimi për 50 nxënës të kësaj shkolle. Sipas shefit të Emergjenca­ve Civile në Dibër, shkak i plasaritje­ve të shkollës ka qenë rrëshqitja e tokës nga prurjet e shumta të përrenjve.

 ??  ?? FA në ndihmë të banorëve të Ferrasit në Fier
FA në ndihmë të banorëve të Ferrasit në Fier

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania