Gazeta Shqiptare

Përmbytjet nga moti i keq, rinis procesi mësimor në 13 shkolla të vendit

MASR: Të mërkurën rihapen dhe 3 të tjera

-

Ditën

e sotme ka rini sur normalisht procesi mësimor për 13 shkolla në vend, të cilat kishin pezulluar punën për shkak të dëmtimeve nga përmbytjet. Njoftimi është publikuar pasditen e së djeshmes në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, Rinisë e Sporteve, e cila bën me dije se 3 shkolla të tjera do të rifillojnë procesin mësimor ditën e mërkurë, në datën 6 dhjetor të këtij viti pasi ende po punohet për rikthimin e tyre në gjendje optimale. Respektivi­sht bëhet fjalë për shkollën "Thoma Sema" në Levan, "Rakip Kryeziu" në Fier dhe "Ismail Qemali" në Vlorë për të cilat po vazhdon ende procesi i punimeve deri në rikthimin e tyre në gjendje optimale për realizimin e orëve mësimore.

hë, denoncime janë kryer edhe në prokurorit­ë e Fierit dhe Vlorës. Banorët pretendojn­ë se përmbytjet e banesave të tyre kanë ardhur si rezultat i mosfunksio­nimit të kanaleve kulluese, detyrë që i takon firmave nënkrotrak­tore. Edhe në këto qytete dëmet janë të mëdha, ku qindra shtëpi banimi dhe

DITËN E MARTË, DATË 05.12.2017 RIFILLOJNË PROCESIN MËSIMOR KËTO

Shkolla 9- vjeçare Gjysylkane ( Pezë, Tiranë Qark) Kopshti Ndroq ( Ndroq, TIRANË QARK) Shkolla Dritas ( Nj. Adm. Zall Herr, Tiranë Qark) Shkolla Niko Hoxha ( Valias, Tiranë Qark) Xhevit Fetahu ( Levan, Fier) Bocove ( Levan, Fier) Pishe ( Levan, Fier) Cikli i Ulët Çerven ( Frakull, Fier) Cikli i Ulët Kashisht ( Frakull, Fier) Kafil Malaj ( Bishan, Novoselë, Vlorë) Loni Mone ( Poro, Njësia Novoselë, Vlorë) Qeriba Derri ( Bashaj, Njësia Brataj, Bashkia Selenicë, Vlorë) Sadik Zotaj ( Ramicë, Njësia Brataj, Bashkia Selenicë, Vlorë)

DITËN E MËRKURË, DATË 06.12.2017 DO TË RIFILLOJË PROCESI MËSIMOR NË SHKOLLAT:

Thoma Sema ( Levan, Fier) Rakip Kryeziu ( Bashkia Fier, Fier) Ismail Qemali ( Fitore, Novoselë, Vlorë)

toka bujqësore u dëmtuan si rezultat i përmbytjev­e. Zyrtarisht, Komiteti i Koordinimi­t të Emergjenca­ve Civile njoftoi se janë 590 familje të evakuuara dhe 1552 persona të shpëtuar. Po kështu, 4715 banesa e 41 biznese u dëmtuan. Dëme të konsiderue­shëm ka edhe në bujqësi, ku si rezultat u përmbytën 10 622 ha.

Ndërsa 27 shkolla, këtë të hënë nuk e fillojnë mësimin për arsye të kushteve të papërshtat­shme.

SITUATA NË VERI

Pas përmirësim­it të situatës në jug të vendit, vëmendja është përqendrua­r në veri, ku reshjet e borës kanë bllokuar disa akse rrugore. Që prej tri ditësh, bora ka

bllokuar disa rrugë në zonën e Dukagjinit. Në Qafë- Thore trashësia e borës është rreth 50 cm dhe po në këtë nivel është edhe në rrugët SelcëVermo­sh, Shosh- Shalë, Qafa Shllak- Qafë Mali. Në rrugën e Thethit ka rrëshqitje gurësh dhe dherash dhe dalje të përrenjve, ndaj ky aks është i pakalueshë­m. Kurse

në shumë në fshatra mungon energjia elektrike dhe uji i pijshëm. Në Malësinë e Madhe rrugët janë të kalueshme me zinxhirë, kurse Bogë- Qafë Thore është e pakalueshm­e. Në Pukë reshjet e borës kanë qenë me të pakta dhe ekipet borëpastru­ese po mbajnë situatën në kontroll.

 ??  ?? Borëpastru­eset në Kukës
Borëpastru­eset në Kukës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania