Gazeta Shqiptare

Xhaçka: Përmbytjet, përballuam situatën më mirë se në vitin 2015

Ministrja e Mbrojtjes: Nisim fazën e dytë, pastrimin e territorit

-

Ministrja

e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ishte edhe dje në Darzezë të Fierit, atje ku u ndërtua në kohë rekord ura e dëmtuar nga përmbytjet e ditëve të fundit. Në një komunikim për mediat, Xhaçka pohoi se tashmë strukturat duhet të jenë të mobilizuar­a, pasi fillon një fazë e re, që është pastrimi i terrorit. "Nga menaxhimi i mirë dhe puna e FA ka qenë garancia për të menaxhuar këtë situatë nga përmbytjet. Këto janë ditë të vështira, të gjithë duhet të jemi të mobilizuar. Mirënjohje për punën e FA në krah të NATO- s dhe të gjitha operacione­t e tjera. Bravo ju qoftë! Këtu kanë qenë 500 efektivë, ndërtuam në kohë rekord urë. E përballuam shumë më mirë se në 2015- ën. Bashkëpuni­mi me institucio­ne lokale ka qenë shumë i mirë, pasi falë këtij bashkëpuni­mi është bërë e mundur që kemi këtë rezultat. Nuk do të lëmë asnjë pa e ndihmuar, tani fillon faza e dytë, ajo e pastrimit të territorit dhe ndihmën për çdokënd", tha Xhaçka. Kjo deklaratë përkon me 105- vjetorin e krijim- it të Forcave të Armatosura. Duke kujtuar 105- vjetorin e krijimit të FA, Xhaçka tha se pjesëtarët e ushtrisë që duhet të ishin duke festuar apo kujtuar këtë ditë të rëndësishm­e, sot janë në misione nëpër bote, ose janë pranë qytetarëve, të cilët janë në nevojë për shkak të përmbytjev­e. "Sot ( dje) duhet të ishte një ditë kujtimi dhe pse jo festive për Forcat e Armatosura. Është 105vjetori i krijimit të kësaj ushtrie, por për shkak të përmbytjev­e dhe reshjeve apo misioneve të shumta ku është angazhuar FA, pjesëtarët e FA nuk janë duke festuar, por disa prej tyre janë në Afganistan, disa në Letoni, Mali etj. Por, ka edhe nga ata që sot janë këtu e që për net me radhë, duke ndenjur pa gjumë, u janë gjendur qytetarëve shqiptarë në momentet e vështira të përmbytjev­e", tha Xhaçka.

 ??  ?? Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dje në Darzezë të Fierit
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dje në Darzezë të Fierit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania