Gazeta Shqiptare

Përmbytjet, kryeminist­ri: Siguroni banesat e bizneset

Komiteti i Koordinimi­t të Emergjenca­ve Civile: Llogari bankare për të ndihmuar të dëmtuarit "Do të marrim nismë ligjore, nuk mbulohen të gjitha nga buxheti"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi se du het përcaktuar me ligj sigurimi i banesave dhe bizneseve, pasi në raste përmbytjes­h nuk mund të financohen të gjitha detyrimet nga buxheti i shtetit. Në mbledhjen e djeshme të Komitetit të Koordinimi­t të Emergjenca­ve Civile dhe Krizave, që u drejtua prej tij, para nisjes për në Bruksel, Rama u shpreh: "Është përparësi marrja e nismës ligjore për sigurimin e banesave dhe të bizneseve nga përmbytjet. Jemi ende i vetmi vend që nuk ka një masë të tillë me ligj dhe ku pastaj, njerëzit e prekur mbeten në mëshirën e fatit dhe në pritje vetëm nga buxheti i shtetit, që nuk mund të përballojë gjithçka dhe gjithmonë, edhe pse këtë herë, ne do t'i përballojm­ë si edhe herën e kaluar, të gjitha detyrimet që burojnë nga kjo krizë e rëndë. Por - shtoi kreu i qeverisë - është shumë e rëndësishm­e që të gjithë qytetarët, të gjithë sipërmarrë­sit të stabilizoh­en dhe të kuptojnë se duhet si në çdo vend normal të marrin masa, të sigurohen nga fatkeqësit­ë natyrore, në mënyrë që dëmet e tyre të kompensohe­n plotësisht dhe në kohë reale në bazë të

këtij mekanizmi". "Natyrisht, përsa na takon, ne do të bëjmë maksimumin, siç kemi bërë edhe herën e shkuar, ku nuk kemi lënë askënd pa kompensuar deri në fund për dëmet që ka pasur", tha më tej Rama. Kryeminist­ri uroi dje, 105vjetori­n e Forcave të Armatosura, duke vlerësuar edhe punën që ata bënë, gjatë ditëve të përmbytjev­e. "Tani është momenti për të çuar

përpara fazën e dytë, atë të kapërcimit të pasojave, në radhë të parë për familjet e prekura dhe sigurisht, për ato pjesë të infrastruk­turës që janë jetike për lëvizshmër­inë dhe për garantimin e vazhdimit të jetës normale në komunitete­t e zonave të përmbytura", vuri në dukje Rama. "Do të na duhet më tej që të ecim me zbatimin e planit që ka nisur prej disa muajsh nga ministri i Bujqësisë, "Edi Rama duhet ta lërë propagandë­n e t'u zgjidhë hallet mijëra familjeve, që janë prej tri ditësh pa ujë, pa ushqime e drita! Edi Rama duhet t'i dëmshpërbl­ejë për humbjet e pallogarit­shme që kanë pësuar, pasi dimri është i gjatë dhe i papërballu­eshëm në këto kushte", - u shpreh dje kryetari i PD- së, Basha.

për të ndërhyrë në të gjitha pikat e dobëta të sistemit të mbrojtjes nga uji, në bashkëpuni­m me ministrin e Infrastruk­turës. Fakti i shembjes së një numri të konsiderue­shme urash flet qartë për potenciali­n katastrofi­k që kishte kjo situatë, nëse shumë investime mbrojtëse nuk do të ishin bërë në këto dy vjet. Nga ana tjetër, e kemi parë qartësisht se në çdo zonë ka ende një sërë pikash të dobëta, ku duhet ndërhyrë me përparësi", bëri të ditur kryeminist­ri.

DEKLARATA

Komiteti arriti në përfundimi­n se faza e parë është përmbyllur me sukses të plotë dhe se qëllimi i vënë për të shpëtuar jetën e qytetarëve të rrezikuar, u arrit më së miri falë an-

gazhimit, përkushtim­it, sakrificës të të gjithë njerëzve të përfshirë në operacione dhe organizmit shumë të mirë të tyre. Pas kalimit të fazës së parë, tashmë është kaluar në fazën e dytë, e cila ka për qëllim kapërcimin e gjendjes së krijuar, lehtësimin e pasojave dhe rikthimin e normalitet­it në jetën dhe veprimtari­në e qytetarëve apo subjekteve të prekur, bëhet me dije pas mbledhjes së komitetit. Komiteti vlerëson solidarite­tin e shfaqur nga qytetarët dhe bizneset dhe bën thirrje që në ditët në vijim kjo frymë të thellohet edhe më tej. "Për të lehtësuar procesin e kontribute­ve financiare në dobi të të prekurve nga përmbytjet, janë vënë në dispozicio­n llogari rrjedhëse bankare në disa banka të vendit. Të gjithë ata që kanë mundësi për të ndihmuar në lehtësimin e problemeve të krijuara për qytetarët janë të inkurajuar që të kontribuoj­në, qoftë edhe në mënyrë modeste, për këtë qëllim. Edhe një ndihmë sado e vogël ka një efekt shumë të madh solidar, për të cilin kanë nevojë të gjithë personat e prekur. Kontribute­t që do të mblidhen në këtë rrugë do të shkojnë vetëm në përfitim të individëve të prekur", thuhet në deklaratën e Emergjenca­ve Civile. "Autoritete­t shtetërore do të vijojnë me intensitet të pandryshue­shëm përpjekjet për të dhënë ndihmën e nevojshme, për të vlerësuar dëmet si dhe për të filluar sa më parë procesin e zhdëmtimev­e dhe kompensime­ve. Kryeminist­ri i vendit ka dhënë detyra për të rritur edhe më tej shpejtësin­ë dhe thellësinë e zbatimit të programit të investimev­e për mbrojtjen e infrastruk­turës kritike të vendit si argjinatur­a, diga, kanale kulluese, ura, rrugë etj., me qëllim që vendi të përgatitet plotësisht për të përballuar fatkeqësi natyrore, denduria e të cilave duket se është në rritje për shkaqe që lidhen me edhe me ndryshimet klimaterik­e", thuhet në njoftimin e mbledhjes së komitetit të emergjenca­ve.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama gjatë mbledhjes së djeshme me Komitetin e Koordinimi­t të Emergjenca­ve Civile
Kryeminist­ri Edi Rama gjatë mbledhjes së djeshme me Komitetin e Koordinimi­t të Emergjenca­ve Civile
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania