Gazeta Shqiptare

Debati, Berisha: Të vijë Rama. Balla: Po bën pakt me Bashën!

Kuvendi voton me konsensus kundër dhunës ndaj grave, 111 vota pro rezolutës Ish- kryeminist­ri: Tre agresorët brutalë

- Valentina Madani

Kuvendi miratoi mbrëmë me konsensus mes mazhorancë­s dhe opozitës rezolutën e paraqitur nga PD- ja për dhunën ndaj grave. 111 deputetë votuan pro saj me asnjë votë kundër. Në seancën e posaçme plenare për dhunën ndaj grave, dje munguan kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, por edhe pa praninë e tyre, deputetët nuk shmangën dot debatin e ashpër mes tyre. Protagonis­të ishin ish- kryeminist­ri Sali Berisha dhe kreu i deputetëve socialistë Taulant Balla, të cilët e nisën seancën me batuta dhe ironi teksa flitej për "dënimin e fenomenit të dhunës në familje dhe marrjen e masave urgjente për evidentimi­n e situatës dhe gjetjen e mekanizmav­e efikas ligjorë për parandalim­in e këtij fenomeni". Në nisje të seancës, ish- kryeminist­ri Sali Berisha kërkoi prezencën e Ramës në Kuvend, duke e akuzuar atë se ka dhunuar gratë. "Ai që mbahet për mizoken nuk është këtu, por nxin edhe me mosqenien këtu. Duhet të jetë këtu dhe të kërkojë falje Violeta Manushit për ato që i ka thënë, ku është?"- tha Berisha. Por i menjëhersh­ëm ishte reagimi i kreut të Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili iu përgjigj me ironi Berishës, se Rama ndodhet me Bashën në Bruksel, ku po bëjnë marrëveshj­e. "Është në Bruksel me Lulzim Bashën dhe po bëjnë marrëveshj­e",- iu drejtua Balla, Berishës. Ish- kryeminist­ri vuri në dukje se krahas murit të patriarkis­ë, tre janë agresorët më brutalë ndaj gruas shqiptare. Së pari, largimi masiv i burrave dhe djemve në emigracion. Së dyti, droga dhe së treti, vjedhja masive e fondeve. "Unë jam sot për të paraqitur një nga rastet më flagrante të vjedhjeve të 220 milionë eurove të vërtetuara. Ju bej thirrje ju, de- putetë të PS, t'i marrin këto dokumente dhe të më thonë se cilat fjalë dhe shifra mund ta justifikoj­në. Afera është më plehrë se çdo plehrë. Në kohën e përmbytjev­e, kjo qeveri me Ramën dhe Arben Ahmetajn, brenda një dite bëjnë nëntë veprime të kundërligj­shme dhe ia japin tenderin një famozi, Klodian Zoto, njeriut të Ahmetajt. Ky zotëri e merr me 22 milionë djegësin e Elbasanit, po ky zotëri e shet koncesioni­n me 16 milionë euro një ital- iani dhe fut në xhep, 7 milionë euro nga taksapague­sit shqiptarë. Unë ju them ju se kjo nuk ndodh kurrë nëse nuk është kryeminist­ri dhe ministri i financave nuk janë në tavë dhe vjedhin si ujqër të pangopur taksat e sh- qiptarëve. Më ka thënë një mik i shquar amerikan, avokat, kam pasur shumë miliarderë hajdutë për t'i mbrojtur në gjyq, dhe nuk kishte asnjë prej tyre që nuk donte të vidhte miliardin tjetër. Nga djegësi i Elbasanit tek djegësi i Fierit, ia dhanë prapë Klodian Zotos me 28 milionë euro. Po çfarë bëri ai, ia shiti italianit me 15 milionë euro. Dhe tani me këtë në Tiranë. Në kundërshti­m flagrant me çdo lloj procedure",- theksoi z. Berisha.

 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Sali Berisha
Ish- kryeminist­ri Sali Berisha
 ??  ?? Seanca e djeshme parlamenta­re
Seanca e djeshme parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania