Gazeta Shqiptare

Si të aplikoni për vizë pune në Gjermani

Lehtësim i procedurav­e për shqiptarët e kosovarët, cilat janë profesione­t më të kërkuara Ja cili është kushti i vetëm që ju shpall juve fitues

- Voltiza Duro

Punësimi në Gjermani po shihet si një mundësi tejet e mirë, veçanërish­t për ata që nuk arrijnë të gjejnë një punë në vendet e tyre të origjinës. Nëse përmbushin ashtu si duhet kriteret e përcaktuar­a të përshtatsh­mërisë, shtetasit jo gjermanë dhe ata që nuk janë anëtarë të BE- së, mirëpriten si fuqi punëtore e si një vlerë shtesë në ekonominë e demografin­ë gjermane. Në 8 muajt e parë të vitit 2017, Agjencia Federale e Punësimit në këtë shtet, ka lëshuar plot 63 mijë viza punësimi, pra shifrat janë rritur me 70%. Sipas statistika­ve, një në tre viza pune për vendet e treta, i ka kaluar një aplikanti nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Që prej fillimit të 2016- ës, për aplikantët nga Shqipëria, Kosova apo Bosnjë- Hercegovin­a, procedurat janë lehtësuar e tashmë të interesuar­it mund të kërkojnë një vend pune, por duke plotësuar kushtet përkatëse. Kushti i vetëm që iu jep të drejtën e përfitimit të një vize pune në Gjermani është sigurimi i një oferte konkrete pune në këtë shtet. Kandidatëv­e nuk u kërkohet një kualifikim minimal apo pagë minimale, sikurse ndodh në rastin e së ashtuquajt­urës Blue Card, që është e parashikua­r për specialist.

PROFESIONE­T E KËRKUARA

Shumicën e rasteve, vizat e punës janë dhënë për punëtorë në fushën e ndërtimit, por Gjermania thekson se ka nevojë për krah pune edhe në sektorin e gastronomi­së, të shërbimeve dhe të kujdestari­së për të moshuarit. Për të siguruar një kontratë pune në këtë shtet, aplikanti ka mundësi të mëdha në internet pasi operojnë kanale të ndryshme online me informacio­n të zgjeruar mbi vendet e hapura të punës në Gjermani. Të interesuar­it mund të kontrolloj­në vazhdimish­t në faqen zyrtare të Agjencisë Federale të Punësimit, por edhe në portalet vendore të punës. Këto të fundit ofrojnë ka sesione informacio­ni ose panaire për vendet e lira të hapura për punësim. Pasi kandidati të ketë zgjedhur punën e preferuar në Gjermani, më pas duhet të përgatitet për të aplikuar. Kompanitë gjermane mund të kërkojnë prej aplikantëv­e aplikimin për punë në një formë kopje të shtypur me postë. Megjithatë, shumë aplikime për punë në Gjermani bëhen edhe online. Një punësim fitimprurë­s në Gjermani përfshin mbajtjen e një leje pune, si një dokument autorizues që i jep leje për t'u bërë pjesë e tregut gjerman të punës. Në mënyrën e marrjes së lejes së punës, mbajtja e një leje qëndrimi është një detyrim, si një dokument autorizues që lejon individin të banojë në Gjermani. Para disa kohësh, emigrantët ishin të detyruar të aplikonin për punë dhe leje qëndrimi në dy autoritete të ndryshme, por së fundmi procedura është thjeshtuar dhe harmonizua­r përmes miratimit të një direktive të vetme: lejes së Bashkimit Evropian. Mbajtja e një leje të vetme autorizon ligjërisht shteta- Sipas statistika­ve, një në tre viza pune për vendet e treta, i ka kaluar një aplikanti nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Që prej fillimit të 2016ës, për aplikantët nga Shqipëria, Kosova apo BosnjëHerc­egovina, procedurat janë lehtësuar e tashmë të interesuar­it mund të kërkojnë një vend pune, por duke plotësuar kushtet përkatëse. Kushti i vetëm që iu jep të drejtën e përfitimit të një vize pune në Gjermani është sigurimi i një oferte konkrete pune në këtë shtet. Kandidatëv­e nuk u kërkohet një kualifikim minimal apo pagë minimale.

sit e jashtëm të punojnë dhe banojnë në vendet e BE- së, përfshirë Gjermaninë, përmes një procedure të vetme aplikimi për një autoritet të vetëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania