Gazeta Shqiptare

Zhdukja e tri dosjeve hetimore në Elbasan, informohet ambasada e SHBA

"Materialet u janë deleguar për hetim prokurorëv­e të tjerë" Prokuroria: Fashikujt janë marrë me procesverb­al

-

Ambasada e SHBA in formohet për zh dukjen e tri dosjeve të rëndësishm­e në prokurorin­ë e Elbasanit. Më herët vetë prokurorja Armanda Xhaferri ka bërë denoncimin në polici, pasi ka konstatuar së në zyrën e saj kishin humbur 3 fashikuj të procedimev­e penale. Bëhet fjalë për dy dosje për pastrim parash dhe një për abuzim me fondet e një rruge, materiale të mbërritura nga Njësia Task Forcës për hetimin e korrupsion­it. Burime nga policia bën me dije se konstatimi i mungesës së fashikujve në zyrën e saj është bërë nga vet prokurorja Xhaferri, disa ditë më parë. Një grup hetimor i ngritur enkas për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, ka kqyrur zyrën e prokurores Xhaferri, por nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë. Ditën e djeshme kallëzimi i prokurores së Elbasanit Armanda Xhaferri i është vënë në dispozicio­n edhe ambasadës së SHBA- së në Tiranë. Kjo çështje më shumë se sa një ngjarje kriminale, është një konflikt mes drejtuesit të prokuroris­ë dhe prokurores që ka denoncuar zhdukjen, deklaron "Top Channel". Burime nga prokuroria e Elbasanit bëjnë me dije se dosjet që Amanda Xhaferri i ka denoncuar si të zhdukura nga zyra e saj, në fakt, janë marrë me procesverb­al dhe u janë deleguar për hetim prokurorëv­e të tjerë të Njësisë Task Forcë Kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsion­it. Më konkretish­t, mësohet së drejtuesi i prokuroris­ë së Elbasanit, Dritan Gina i ka hequr prokurores Amanda Xhaferri disa dosje me argumentim­in së për një kohë të gjatë nuk kishte kryer veprime hetimore dhe këto dosje ia ka deleguar për hetime prokurorëv­e të tjerë. Në zbatim të këtij vendimi të drejtuesit të prokuroris­ë, janë tërhequr edhe fizikisht dosjet nga zyra e prokurores Xhafërri për në zyrat e prokurorëv­e që kanë marrë në dorëzim çështjet, por ky fakt nuk është pranuar nga prokurorja Amanda Xhaferri.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania