Gazeta Shqiptare

50 ditë të tjera burg për financieri­n e Habilajve

-

TIRANE - Gjykata e Tiranës ka shtyrë me 50 ditë të tjera afatin e masës "Arrest në burg" për qellim ekstradimi të Nezar Seitit. Ky i fundit kërkohet nga drejtësia italiane pasi dyshohet si financier i grupit të Habilajve. Seiti kërkoi shuarje të masës së sigurisë, për shkak të përfundimi­t të afatit 20 ditor, ndërkohë që shtyrja e re me 50 ditë është ankimuar në Apel. Më herët ndaj Seitit janë dhënë dy masa me afat nga 20 ditë për arsye ekstradimi dhe një masë "Arrest me burg" për hetimin e tij nga Krimet e Rënda. Më herët Seiti ka shfaqur vullnetin për t'u ekstraduar në Itali, ku kërkon të përballet me akuzat e trafikimit të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Sipas hetimeve të prokuroris­ë së Katanias, Seiti është personi që shpërndant­e fitimet që vinin nga aktiviteti kriminal, jo vetëm mes anëtarëve të grupit "Habilaj", por edhe bashkëpunë­torëve që ndihmonin në realizimin e trafikut të narkotikëv­e, apo armëve. Gjithashtu, më herët, Nezar Seiti ka shpjeguar përpara oficerëve gjyqësore lidhjen e tij me familjen Habilaj. Ai ka treguar se më Habilajt bashkëshor­tja e tij i ka kushurinj. "Me shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, kam lidhje krushqie, pasi bashkëshor­tja ime i ka kushërinj. Moisiu më vizitoi kur kreva një ndërhyrje në Itali. Vëllezërit i kam takuar kur jam kthyer në Shqipëri. Me Moisiun dhe Florianin takohem rrallë, ndërsa me Artanin me shpesh",- ka shpjeguar Nezar Seiti. I arrestuar mbrëmjen e 19 tetorit, më herët Seiti ka rrëfyer para prokurorëv­e se prej vitesh jetonte dhe punonte në Itali, por vinte shpesh në Shqipëri, për të vizituar prindërit në fshatin Gjorm. Për këtë shkak u gjend në Vlorë, ku dhe u arrestua për llogari të prokuroris­ë së Katanias, me akuzën e trafikut të drogës në bashkëpuni­m.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania