Gazeta Shqiptare

Xhafaj: Kemi një hartë të shtrirjes së grupeve kriminale në Shqipëri

Konferenca rajonale, ministri i Brendshëm: Tolerancë zero në luftën kundër krimit "Vetingu, shumë shpejt do të shihen rezultatet e para"

-

Në konferencë­n rajo nale, e cila zhvillua ditën e djeshme kundër krimit të organizuar, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se operacioni "Forca e ligjit", i ka dhënë frytet e tij, njëlloj si lufta kundër kanabisit dhe vetingu në polici. Ministri Xhafaj deklaroi se faza e parë e operacioni­t "Forca e ligjit" ka përfunduar me identifiki­min e grupeve kriminale, lidhjet e tyre, aktiviteti­n, pasuritë, investimet e kryera si dhe zonat e influencës. Ai kujtoi se së shpejti priten rezultatet e reformës në drejtësi. "Vetë operacioni "Forca e Ligjit", pjesë e planit të veprimit që ka miratuar qeveria shqiptare, ka si komponentë të tij të rëndësishë­m krijimin e një databaze të plotë të dhënash dhe mbi të gjitha skanimin e të gjitha grupeve kriminale, lidhjet e tyre brenda dhe jashtë vendit, aseteve që zotërojnë etj.",- u shpreh ministri i Brendshëm. Sakaq Xhafaj foli edhe për tre ishdrejtue­sit e lartë të Policisë së Shtetit që vijojnë të jenë në arrati si të dyshuar për lidhjen me grupin e Habilajve. "Policia e Shtetit ka detyrën për të bërë këtë gjë dhe unë besoj që është duke e bërë",- u shpreh Xhafaj.

DEKLARATA E XHAFAJT

Qeveria shqiptare muajin e kaluar ka miratuar një plan veprimi për luftën kundër krimit të organizuar - Operacioni "Forca e ligjit", i cili ka si objektiv pikërisht këtë, goditjen e grupeve kriminale dhe aseteve të tyre të paligjshme. Kjo nismë, ka një qasje gjithëpërf­shirëse ndërinstit­ucionale dhe ndërkombët­are. Ka përfunduar faza paraprake, ajo e katalogimi­t të grupeve kriminale me të dhëna për persona, lidhjet e tyre kriminale, aktivitete­t e rënda kriminale të dyshuara se kryhen prej tyre, pasuritë që zotërojnë, investimet ekonomike të bëra me të ardhura nga aktiviteti kriminal, zonat e ndikimit, lidhjet me grupe të tjera jashtë vendit apo mbështetje­t e siguruara në vite për të lehtësuar veprimtari­në e tyre. Tashmë ka filluar edhe veprimi konkret dhe rezultatet e para janë pozitive.

Ne tashmë kemi një tablo më të qartë se ku shtrihet ky aktivitet kriminal, cila është veprimtari­a që ushtrojnë këto grupe nga pikë- Mediat

franceze kanë re aguar për çështjen "Tahiri" në Shqipëri nëpërmjet një artikulli. Courrierde­sbalkans. fr shkruan se hetimet janë në vijim dhe vetëm javën e kaluar në Greqi u kap një sasi e madhe droge, që sipas mediave greke është e miqve të ish- ministrit të Brendshëm. "Pavarësish­t nga presioni ndërkombët­ar, qeveria e Edi Ramës bllokoi rastin Tahiri. Kjo qeveri ka mbështetur ish- ministrin e Punëve të Brendshme, të akuzuar për lidhje me trafikantë­t e drogës. Ndërsa hetimi vazhdon, arrestime të mëdha u bënë javën e kaluar në Greqi",- shkruhet te Courrierde­sbalkans. fr. Ndërkohë ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzohet nga prokuroria për trafik të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpuni­m. Kërkesa zyrtare e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me për heqjen e imunitetit, arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish- min-

pamja e territorit dhe ndërlidhje­s me to dhe rrezikshmë­ria që kanë.

Operacioni "Forca e ligjit" nuk është i shkëputur nga nismat e tjera të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Operacioni antikanabi­s gjatë 2017 me rezultatet tejet pozitive të arritura na ndihmoi të hedhim

hapa konkretë në kufizimin e të ardhurave të këtyre grupeve nga kultivimi apo trafikimi i kanabisit. Vetingu në Policinë e Shtetit do na ndihmojë të pastrojmë Policinë e Shtetit nga individë të inkriminua­r apo të paaftë. Reformimi i sistemit të Policimit në Komunitet do të na ndihmojë të kthejmë be-

simin e qytetarëve te institucio­net e sigurisë. Të gjitha janë pjesë e një programi unik prioritete­sh me një moto të vetme: Tolerancë zero në luftën kundër krimit, nga institucio­ne të forta me njerëz të aftë dhe me integritet, në shërbim të qytetarëve. Këto nisma vijnë në kohën e duhur, mbësh-

teten dhe janë në sinkron me procesin e reformës në drejtësi që ka hyrë në fazën e saj më të rëndësishm­e: Vetingun në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e ku presim shumë shpejt të shohim rezultatet e para të këtij procesi, si dhe në fazën e ngritjes së institucio­neve të reja të sistemit të drejtësisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania