Gazeta Shqiptare

Media franceze për drogën në Shqipëri: Vazhdojnë hetimet për Saimir Tahirin

"Qeveria ka bllokuar rastin e ish- ministrit të Brendshëm"

-

"Pavarësish­t nga presioni ndërkombët­ar, qeveria e Edi Ramës bllokoi rastin Tahiri. Kjo qeveri ka mbështetur ish- ministrin e Punëve të Brendshme, të akuzuar për lidhje me trafikantë­t e drogës. Ndërsa hetimi vazhdon, arrestime të mëdha u bënë javën e kaluar në Greqi",- shkruhet te Courrierde­sbalkans. fr.

istrit Saimir Tahiri mbështetet sipas prokuroris­ë në përgjimet telefonike të të dyshuarve Habilaj si dhe në faktin që Tahiri ka udhëtuar me të dyshuarin Artan Habilaj dhe persona të tjerë me mak-

inën që ai më herët ua kishte shitur të dyshuarve. "Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera është arritur të zbulohet se personi nën hetim Moisi Habilaj dhe bashkëpunë­torë të tij kanë bashkëpunu­ar me zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, ku si person i dyshuar është edhe ish- ministri i Brendshëm, person nën hetim Saimir Tahiri,"- thuhet në kërkesën e prokuroris­ë. Prokuroria ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtari­së kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmë­rinë e veprimtari­së kriminale të tyre. "Personi në hetim Moisi Habilaj, në bashkëpuni­m me persona të tjerë, duke përfituar nga lidhjet e ngushta me ish- ministrin e Brendshëm dhe kundrejt shpërblime­ve kanë bërë të mundur kultivimin e sasive të konsiderue­shme të lëndës narkotike, transporti­min e tyre në mënyrë të organizuar me destinacio­n jashtë vendit",- thuhet në kërkesën e prokuroris­ë.

 ??  ?? Konferenca Rajonale
Konferenca Rajonale
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania