Gazeta Shqiptare

Kokainë për VIP- at, shkatërroh­et banda e shqiptarëv­e në Itali, 11 persona në pranga

Arrestohet edhe një shqiptar, iu gjet drogë në makinë

-

ITALI - Policia italiane ka shkatërrua­r dje një bandë shqiptarës­h, të cilët akuzohen se furnizonin me kokainë klientë VIP. Mediat italiane raportojnë se në pranga kanë përfunduar 11 persona, ndërkohë që nuk bëhet i ditur identiteti i tyre. "Valdarno post" shkruan se organizato­ri ishte një person me masën e sigurisë "detyrim paraqitje". Mes të tjerash, mediat italiane shkruajnë se rrjeti i krijuar nga shqiptarë merrte ' porositë' përmes telefonit dhe më

GREQI

Policia greke ka zhvilluar një operacion antidrogë, ndërsa ka arrestuar një vajzë shqiptare, e cila është kapur me lëndë narkotike. Mësohet se policia ka ndaluar autobusin e linjës Kakavijë- Janinë, pranë kryqëzimit të Kallapaqit, pas informacio­neve se një person kishte lëndë të dyshuara. Gjatë kontrollit, në çantën e 24- vjeçares shqiptare u gjetën 7 kg e 550 gr marijuanë. Gjithashtu u sekuestrua droga dhe një celular, ndërsa vajza u shoqërua në komisariat.

pas bënin dorëzimin e mallit tek banesat e klientëve VIP. Po ashtu, bëhet e ditur se për porositë dhe dërgesat përdoreshi­n kode të caktu-

ara. Mësohet se klientët ishin sipërmarrë­s, biznesmenë, ndërsa qëllimi i tyre ishte kokaina e pastër. Ndërkohë, për një dozë çmimi i ko- kainës varionte deri në 60 euro, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n 350 gr kokainë, 500 gr marijuanë si dhe 500 doza të gatshme. Ndërkaq, në një operacion tjetër të zhvilluar në qytetin Albisola në Itali, policia vendëse ka mundur të vërë në pranga një shtetas shqiptar. Gjatë një kontrolli rutinë në rrugë, karabinier­ët ndaluan 50- vjeçarin shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Sipas mediave të vendit fqinj, shqiptari ka filluar të shfaqë shenja nervozizmi, duke detyruar patrullën që të kryejë kontroll në makinën e tij, duke i gjetur edhe lëndën narkotike prej gjysmë kilogramë kokaine. Sipas autoritete­ve, kokaina ishte e një cilësie të pastër, por nuk u tregua vlera me të cilën mund të shitej në treg. Po ashtu, gjatë kontrollit në banesë shqiptarit i gjendet edhe një tjetër sasi e ndarë në doza dhe e gatshme për t'u shitur në treg.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r nga policia italiane
Droga e sekuestrua­r nga policia italiane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania