Gazeta Shqiptare

I gjendet një pajisje e dyshimtë në port, nën hetim 47- vjeçari italian

Policia: Dyshojmë se kryen përgjime, u dërgua në laboratori­n shkencor për ekspertizë Giambattis­ta Intrini: Shërben për të matur cilësinë e ujit

-

Një tjetër pajisje që dyshohet se kryen përgjime ka hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar. Mbrëmjen e së dielës, autoritete­t policore në Portin e Durrësit kanë shoqëruar shtetasin italian Giambattis­ta Intrini, i cili po dilte nga Shqipëria me një pajisje të dyshuar si përgjuese. Sipas policisë, gjatë kontrollit 47- vjeçarit iu gjet një aparaturë elektronik­e e dyshimtë, e cila është dërguar për ekzaminim në laboratori­n shkencor. Ndërkohë, burime nga policia e qytetit bregdetar dje bënë me dije se italiani, i cili shoqërohej nga një femër ( Ana Maria Tevertini) do të hetohet në gjendje të lirë. Burime nga grupi hetimor thanë për gazetën se 47vjeçari kishte ardhur para pak ditësh në Shqipëri dhe mbrëmjen e së dielës po largohej drejt Italisë me tragetin e linjës Durrës- Bari. Por, gjatë kalimit në pikën kufitare, policia zbuloi pajisjen e dyshimtë dhe shoqëroi në komisariat dy shtetasit italianë. Pas marrjes në pyetje, italiani Intrini është shprehur se është inxhinier uji, ndërsa kjo pajisje shërben për të matur cilësinë e ujit. 47- vjeçari nuk ka pranuar të tregojë se nga kush autoritet publik apo agjenci private është kontraktua­r për të ofruar shërbimet e tij. Do të jetë ekspertiza që do të konfirmojë se për çfarë shërben realisht pajisja që u gjet në posedim të italianit.

DËSHMIA E ITALIANIT

"Kam ardhur në Shqipëri pak ditë më parë dhe po largohem për në vendin tim. Kam ardhur bashkë me zonjën ( shoqëruese­n), pasi do të negocionim me një firmë uji të pijshëm. Unë jam inxhinier ujërash dhe kjo pajisje nuk është ashtu si mendoni ju ( për përgjime), por shërben për matjen e cilësisë së ujit. Merreni dhe verifikoje­ni. Është thjesht një pajisje që më shërben për profesioni­n tim. Nuk kam të drejtë të jap më shumë shpjegime. Nuk ka rëndësi kush janë Kjo nuk është hera e parë që shtetas të huaj ndalohen me pajisje të dyshimta. Në mars të këtij viti u ndalua në Rinas izraeliti Yoram Frig. Po në aeroport, në këtë periudhë u ndalua greku Joannis Dragounis pas dyshimeve se ai lëvizte me pajisje të dyshuar përgjuese. Në të dyja rastet pas ekspertizë­s u konfirmua se pajisjet nuk kryenin përgjime.

eprorët e mi. Siç u thashë, jam inxhinier dhe kjo që po më ndodh këtu nuk është aspak normale. Nëse nuk njihni aparatet e matjes së cilësisë së ujit, ky është problemi juaj. Unë dua të largohem menjëherë nga Shqipëria, pasi unë dhe kolegia ime jemi shumë të irrituar me situatën e krijuar", ka pohuar Giambattis­ta In- trini. Pavarësish­t deklaratës së 47- vjeçarit italian, policia vijon hetimet për pajisjen që aktualisht është dërguar për ekspertizë në laboratori­n shkencor.

HETIMET

Burime pranë grupit hetimor dje bënë me dije se deklarimet e shtetasit italian janë të rreme, pasi pajisja duket që kryen shërbime të tjera elektronik­e, që nuk kanë lidhje me cilësinë e ujit. Sipas këtyre burimeve, 47- vjeçari kishte disa ditë që qëndronte në qytetin e Durrësit dhe se ai ka qenë kontradikt­or në reagimin e tij para oficerëve të policisë. "Nëpërmjet sistemit TIMS kemi zbuluar se ata kishin ardhur pak ditë më parë në vendin tonë nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit. Kemi dyshime se italiani po fsheh diçka, pasi pajisja duket qartë se nuk ka funksion matjen e cilësisë së ujit. Pajisjen elektronik­e e kemi çuar për ekspertizë në laboratori­n shkencor, i cili do të zbulojë funksionin e saj. Paraprakis­ht dyshojmë se është një pajisje përgjimi, por sikurse theksova, do të jetë laboratori shkencor, ai që do të tregojë se për çfarë shërben realisht kjo pajisje elektronik­e. Ndërkohë po mbajmë nën monitorim dhe po hetojmë në gjendje të lirë 47- vjeçarin nga Italia", thanë hetuesit e çështjes. Aktualisht, policia dhe prokuroria po kërkojnë informacio­ne nga Italia për shtetasin e kapur në portin e Durrësit me pajisjen e dyshimtë. Nga të dhënat e para, sipas policisë, ai rezulton person i paskeduar nga policia italiane dhe nuk është në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpoli.

 ??  ?? Pajisja sekuestrua­r nga policia e Durrësit
Pajisja sekuestrua­r nga policia e Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania