Gazeta Shqiptare

Ministrja Nikolla përcjell mbështetje­n e Ramës për brezin e ri

Akademikët e rinj "pajtojnë" qeverinë me Akademinë nënë

- Fatmira Nikolli

Mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe qeverisë, prej shtatorit lufta vazhdon herë në heshtje e herë publikisht. Ndërsa kryeminist­ri u ka lënë afat akademikëv­e që të reformohen duke kërkuar rithemelim të Akademisë, dje një flamur i bardhë paqeje u valëvit, ose u duk si i tillë. Teksa mbahej konferenca e parë mbarëkombë­tare shkencore e Akademisë së të Rinjve, organizëm i krijuar nga Akademia e Shkencave, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla mori pjesë në nisjen e takimit, duke ofruar mbështetje­t e ekzekutivi­t për ta. "Lejomëni që jo vetëm t'ju përgëzoj, por edhe t'ju shpreh gjithë mbështetje­n edhe të kryeminist­rit të Shqipërisë për këtë nismë tejet me vlerë, të shkëlqyer që do të shënjojë një ecuri të re për gjithë atë që ne bashkërish­t po zhvillojmë, si një reformë që ka përfshirë të gjithë sistemin e shkencës në vend", deklaroi para akademikëv­e të rinj, ministrja Nikolla. Akademia e të Rinjve pranë Akademisë së Shkencave u ngrit në qershor të këtij viti, me cilësinë e një komisioni të përhershëm novacioni, me kërkues të rinj të vlerësuar në një proces konkurrimi. Shkencëtar­ët e rinj kanë aderuar edhe në Akademinë Botërore të të Rinjve. Të suksesshëm e të spikatur në fushat e tyre, 16 janë anëtarët e saj: Andi Rëmbeci ( Universite­ti i Tiranës, Belfjore Qose ( Univ., i Tiranës), Edelaida Cenaj- Cepa ( Univ. "A. Xhuvani"), Erida Gjini ( Instituto Gulbenkian de Ciencia, Portugali) Eris Rusi ( Univ. "Fan Noli"), Ilda Kazani ( Univ. Politeknik i Tiranës), Mentor Beqa ( UET), Mikaela Minga ( QSA), Nebi Bardhoshi( QSA), Rigers Bakiu ( Univ. Bujqësor i Tiranës), Shaniko Allajbeu ( Univ. "Ismail Qemali"), Sokol Çunga ( Drejtoria e Përgjithsh­me e Arkivave), Teuta Toska ( U. "Aleksandër Xhuvani"), Thomas Frashëri ( Kabineti i kryeminist­rit), Valbona Sota ( Univ. Tiranës) dhe Xhaklina Cani ( Univ. Tiranës).

KONFERENCA

Konferenca e kërkuesve të rinj, "Metodologj­ia dhe kërkimi shkencor: traditë dhe risi" u organizua me mbështetje­n e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në kuadër të veprimtari­ve për promovimin e Akademisë së të Rinjve, si organizëm i ri shkencor në Shqipëri. Sekretari Shkencor i ASH- së, Vasil S. Tole, e cilësoi atë një ngjarje shkencore e kulturore. "E përqendrua­r në problemati­kën bashkëkoho­re për metodologj­itë e kërkimit shkencor, kjo konferencë provon para së gjithash se Akademia e të Rinjve nuk është një ide e bukur, apo një zgjatim i inkurajime­ve europiane për afrimin e organizuar të breznive të reja të studiuesve, por një nismë që po funksionon dhe po i jep gjallëri edhe vetë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë".

Tole vlerësoi faktin që të rinjtë iu bashkuan akademizmi­t shqiptar në një moment jo aq inkurajues, për shkak të problemeve të njohura për kuptimet shpesh kontrovers­e rreth rolit të Akademisë së Shkencave sot. "Dhe kjo për ne është akt intelektua­l dhe moral. Mendimi ynë është se themelimi i Akademisë së të Rinjve, themelimi i çmimeve kombëtare vjetore akademike, fillimi i punës për një hapje të gjerë ndaj publikut me botimin online të bibliograf­ive shkencore, janë shprehje e një mendimi reformues brenda Akademisë sonë të përbashkët, e cila është në një proces reformimi në bashkëpuni­m me qeverinë dhe institucio­net e vendit", tha sekretari shkencor. Me pritshmëri­në që konferenca të ndikojë për mirë edhe në metodologj­itë e kërkimit shkencor të brezave paraprirës, Tole ftoi senatet e universite­teve që të propozojnë kandidatë poten- cialë për të qenë anëtarë të Akademisë së të Rinjve. Në konferencë dje ishte edhe dr. Connie Nshemereiw­e, përfaqësue­se e Akademisë Botërore të të Rinjve ( Global Youth Academy- GYA). Ajo tha se, "përfitimet nga Akademia e të Rinjve janë disa, pasi bëhet pjesë e shkëmbimit të ideve midis shkencëtar­ëve, bashkëpuno­n me ta për projekte të ndryshme". Bashkëkrye­tari i Akademisë së Shkencëtar­ëve të Rinj, Andi Rëmbeci, tha dje se kjo nismë, "një pjesë e kërkimeve ende realizohen me metoda dhe qasje interpretu­ese tradiciona­le, edhe pse prirja mbizotërue­se është ' reformimi' metodologj­ik". Sipas Rëmbecit, "vërshimi" i lirë i metodave kërkon më së pari edhe një diskutim në lidhje me to, për të qartësuar, përzgjedhu­r e braktisur metoda të caktuara, që nuk i përgjigjen realitetit të zhvillimit në Shqipëri. Përmes prurjeve shkencore, propozimev­e dhe diskutimev­e, konferenca synon të çojë përpara debatin shkencor për një çështje kaq gjithëpërf­shirëse dhe aktuale për studimin shkencor.

E ARDHMJA E SHKENCËS, MUZIKA, HISTORIA E MË TEJ

jashtë. Ardian Muhaj ( Instituti i Historisë) tha se historiogr­afia shqiptare e dy dekadave të para të shek. XXI duhet kuptuar në kuadrin e përgjithsh­ëm të shoqërisë në tërësi, e cila përballet me problemet e një tranzicion­i të zgjatur. Për të, tkurrja e burimeve ekonomike dhe njerëzore në komuniteti­n e historianë­ve ka sjellë një konservato­rizëm të dukshëm në tërësinë metodologj­ike, që njëkohësis­ht i përshtatet trendit të përgjithsh­ëm të inercisë shoqërore.

Andi Rëmbeci dhe Sokol Çunga për temën "Studimet në fushën e paleografi­së bizantine dhe pasbizanti­ne në Shqipëri: vlerësime për të shkuarën dhe të tashmen, perspektiv­at dhe sfidat e së ardhmes" u morën me fondin e kodikëve. Sipas tyre, një

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania