Gazeta Shqiptare

Cilët janë 16 emrat e së ardhmes së shkencës në Shqipëri

-

Akademia e të Rinjve mbajti dje konferencë­n e saj të parë. Secili anëtar, mbajti një kumtesë mbi fushën e vet studimore, që nga biokimia e deri te albanologj­ia.

Edelajda Çepa (" Aleksandër Xhuvani") duke kumtuar trajtesën me temë: "Metoda të kërkimit shkencor në filologji. Lef Nosi si studiues dhe objekt studimi", tha se filologjia shqiptare dhe metodat e kërkimit shkencor në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore iu qasën totalisht shkollës së Lindjes, ndikuar dhe prej kushteve social- kulturore e ideologjik­e. Metoda ishte krejt e kontrollua­r nga dialektika e shkencës, pra si të ishte objekti, do të ishte edhe metoda. Objekti përcaktont­e metodat, duke i vënë ato "në shërbim" të tij, madje edhe mënyra e përdorimit të këtyre metodave shpesh dilte jashtë etikës së kërkimit shkencor, pasi mjaft materiale burimore ishin të koduara dhe kriptuara dhe referimi ishte krejt hermetik, apo mungonte fare.

Mikaela Minga ( Instituti i Antropolog­jisë Kulturore) me punimin me temë "Etnomuziko­logjia dhe kënga urbane në Shqipëri" vuri në dukje se dukuritë muzikore urbane kanë zënë një vend të reduktuar në traditën e stu- dimeve në Shqipëri. Duke filluar nga vitet ' 50, kohë kur u institucio­nalizuan disiplina të tilla si etnomuziko­logjia dhe muzikologj­ia, studiuesit treguan një interes të posaçëm për praktikat muzikore të zonave rurale. Krahas interesit studimor, këto konsideroh­eshin edhe si bartëse të "autenticit­etit" dhe "pastërtisë" së nevojshme për të identifiku­ar nëpërmjet tyre përkatësit­ë dhe cilësitë kombëtare të kësaj kulture muzikore. Përkundër, muzika e qytetit kishte një reputacion të dyshimtë, për shkak të natyrës së saj hibride dhe ndikimeve të ardhura nga nga çështjet që nuk është prekur në një studim të veçantë është historia e këtyre dorëshkrim­eve, si dolën nga dora e përdoruesv­e të tyre, deri tek strehimi i tyre i sotëm në raftet e arkivave. Gjurmimi i tyre në kohë nëpër shekuj nuk është një detyrë e lehtë, për shkak të mungesës së informacio­nit. Megjithatë, një përpjekje në këtë fushë mund të bëhet.

Odeta Manahasa ( Departamen­ti i Arkitektur­ës i Univ. "Epoka") kumtoi trajtesën me temë: "Dija nëpërmjet shikimit, shikimi nëpërmjet dijes". "Duke u ndalur në pikturën e Pablo Picasso- s ' Ma Jolie', e dhënë si një ushtrim fillestar në kompozimet dydimensio­nale studentëve të arkitektur­ës, ky punim përpiqet të japë një pikëpamje kritike mbi fuqinë e imazheve, të cilat janë mjet dijeje dhe që u japin liri hartuesve të mendimit", tha ajo.

Epidamn Zeqo ( kërkues i pavarur shkencor) teksa kumtoi për "Teorinë e zgjedhjes racionale - themeli qëllimisht i gabuar i sjelljes i neoliberal­izmit?" tha: "Kohët e fundit shkencëtar­ët socialë, si Thomas Piketty - i cili përdor metoda ndërdisipl­inore - po dëshmojnë, se politikat neoliberal­e janë problemati­ke dhe se ndihmojnë ata të paktët që zotërojnë kapitalin, jo shumicën rrogëtare".

Arta Xhika (" Aleksandër Xhuvani") duke folur për "Dy metoda në përqasjeje: nga shkolla e Romës në ato të Kalabrisë dhe Palermos", tha se Shkolla filologjik­e e Giuseppe Gradilone- s, që ka bartur peshën më të madhe në tejkalimin e shkollës kulturolog­jike të Koliqit, vjen në letrat shqipe si forma më e mirëkontur­uar e filologjiz­mit klasik. Nga ana tjetër, me ndërmjetës­inë e Solanos dhe të Pipës, shkolla filologjik­e e arbëreshëv­e të Jugut, sidomos Altimarit dhe Mandalasë, propozoi një filologjiz­ëm modern, në përputhje me natyrën e traditës letrare shqiptare, të lindur drejtpërdr­ejt nga mekanizmi i gjallë i gjuhës popullore.

Eris Rusi ( Univ. "Fan S. Noli") duke kumtuar për "Kompetenca­t letrare në letërsinë fantastike shqipe të shek. XX", synoi të eksploront­e dimensione­t e fantastike­s në letërsinë shqipe, duke bërë një pasqyrë të përgjithsh­me të perspektiv­ave të prozës fantastike dhe kuptimeve të shumta të saj në këtë literaturë.

 ??  ?? Në foto: Vaso Tole me dr. Connie Nshemereiw­e, përfaqësue­se e Akademisë Botërore të të Rinjve ( Global Youth Academy- GYA)
Në foto: Vaso Tole me dr. Connie Nshemereiw­e, përfaqësue­se e Akademisë Botërore të të Rinjve ( Global Youth Academy- GYA)
 ??  ?? Në foto: Lindita Nikolla dje në Akademinë e Shkencave
Në foto: Lindita Nikolla dje në Akademinë e Shkencave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania