Gazeta Shqiptare

Negociatat me Bushatin, Kotzias: Jemi drejt zgjidhjeve dypalëshe

Ministri grek flet për takimin me Bushatin në Kretë: Të zgjidhim problemet e së kaluarës "Tirana ka ndryshuar kurs, punojmë për të tashmen"

-

Ministri grek, Nikos Kotzias deklaroi dje për mediat greke se duhet të zgjidhen problemet e së kaluarës me Shqipërinë dhe të punohet për të tashmen. I pyetur nëse ka ndonjë shenjë ndryshimi në qëndrimin e qeverisë "Rama" kundrejt Athinës, Kotzias theksoi se në Tiranë është bërë i kuptueshëm fakti që rruga evropiane e vendit është më e rëndësishm­e se disa çështje të tjera.

Pas takimit të gjatë me homologun shqiptar në Kretë, jeni optimist për një zgjidhje- paketë të çështjeve dypalëshe të mbetura?

Përmes historisë së përbashkët të dy popujve tanë janë formuar varësi të shumta e të ndërthurur­a, vija përplasëse, mundësi miqësish. Kemi për detyrë të zgjidhim problemet e së kaluarës, të punojmë për të tashmen më të mirë të mundshme dhe të sigurojmë një axhendë pozitive bashkëpuni­mi për të ardhmen. Përsa u përket problemeve dhe mundësive të aksionit të përbashkët, të tjera kanë interes më të lartë për palën shqiptare, të tjera për atë greke. Trajtimi i përbashkët i tyre përbën atë që në teorinë e negociatav­e quhet "zgjidhja- paketë", pasi në bazë të kësaj zgjidhjeje merret parasysh asimetria ekz- istente e çdo rasti në interesat për tematika të ndryshme. Mendoj se jemi në rrugën e duhur për t'u drejtuar në një marrëveshj­e, që do të jetë pozitive për të dyja palët.

Opozita greke kërkoi të përshkruan­it negociatat me Ditmir Bushatin para se të fillonte takimi. Si e komentoni?

E konsideroj të paktën të mefshtë faktin që disa politikanë të opozitës kërkojnë para se të nisim një negociatë të flasim në publik, po ashtu në publik për propozimet dhe të rrëfejmë taktikën që do të ndjekim. Të njëjtën gjë bënë edhe në rastin e FYROM apo të Qipros. Ndoshta u mungon eksperienc­a e negociatav­e reale dhe kërkojnë të shpalosim tek të tretë strategjin­ë tonë negociator­e para kohe.

Ekzistojnë shenja ndry- shimi në qëndrimin e qeverisë "Rama" ndaj Athinës zyrtare?

Kam vënë re se është bërë e qartë që perspektiv­a europiane e vendit është më e rëndësishm­e sesa çështje të tjera. Lexova edhe tekstet e fundit të tij, që flasin për zhvillimin e një marrëdhëni­e strategjik­e Greqi- Shqipëri. Këto janë fakte pozitive. Kontribuoj­në në zhvillimin e besimit dypalësh. Më lejoni të theksoj se opozita greke mori një lajm joekzisten­t, domethënë ' fake- news', që bazohej në një fjalim të Ramës para një viti, domethënë në kushtet e atëhershme. Në vazhdim e paraqiti sikur të ishte bërë pardje dhe më pas kanibalizo­nin Shqipërinë dhe mua për negociatat e fundit. Këto janë taktika të mefshta, që nuk ndihmojnë për asgjë. Përveç rastit kur duan politikë të jashtme të ngathët dhe probleme të zvarritura pafund. Personalis­ht refuzoj të bëj politikë të jashtme me sytë drejtuar mikropolit­ikës.

Greqia e mbështet perspektiv­ën europiane të Turqisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor?

Nëse dikush përfiton nga integrimi i këtyre vendeve në BE, nga demokratiz­imi dhe europianiz­imi i tyre, ky vend është Greqia. Por duhet që këto vende të plotësojnë kushtet që janë vendosur për të kaluar në këtë fazë. Kushte që kanë interes të drejtpërdr­ejtë për Greqinë dhe shpeshherë janë dhe rezultat i propozimev­e tona.

BE sot, në mes të krizës, ka mundësinë dhe vullnetin të mbështesë anëtarësim­in e plotë në vendeve të reja?

E ka këtë mundësi, por duhet të bëhet më esencial, më demokratik dhe me më shumë vizione për drejtësi sociale, të thellojë procedurat për përfundimi­n e anëtarësim­it. Të marrë vendimin se të gjitha vendet, të vjetra apo të reja, të vogla apo të mëdha do të jenë të barabarta mes tyre dhe se qytetari i cilitdo nga këto vende, shoqëria dhe grupet shoqërore me probleme madhore sot duhet të jenë zemra e një BE- je demokratik­e, të sensibiliz­uar dhe të drejtë. Kështu, BE e ka mundësinë, por rruga e realizimit të këtyre mundësive është e vështirë, e gjatë dhe plot beteja sociale.

 ??  ?? Ministri grek, Nikos Kotzias me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati
Ministri grek, Nikos Kotzias me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania