Gazeta Shqiptare

Shqipëria 2018, drejt një hapi të madh

-

Por, lajme të mira po vijnë nga Brukseli dhe nga vetë rajoni, të cilat na bëjnë optimistë. Gjatë katër viteve të fundit, të nxitur nga energjitë e investuara në Procesin e Berlinit, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë punuar për të eliminuar pengesat ndaj tregtisë së lirë, duke nxitur ekonomitë ndërkufita­re.

Në korrik të këtij viti, ne ramë dakord në Trieste për të krijuar një Zonë Ekonomike Rajonale. Presim që kjo të nxisë më tej zhvillimin e tregtisë, të çlirojë energjitë e ndrydhura dhe të rrisë përfitimet për ekonomitë tona.

Mirëpresim faktin që zgjerimi i Ballkanit Perëndimor është një prioritet kyç i Presidencë­s bullgare dhe besojmë se 6 muajt e ardhshëm do të jenë me rëndësi vendimtare për ne. Komisioni Evropian do të paraqesë Strategjin­ë e Zgjerimit në shkurt të 2018- ës. Presim një dokument me vizion të qartë dhe që Ballkani Perëndimor dhe veçanërish­t Shqipëria të jenë pjesë e këtij vizioni. Gjithashtu, shpresojmë të marrim një rekomandim të pakushtëzu­ar për hapjen e negociatav­e në raportin e Komisionit Evropian në prill dhe që Këshilli Evropian të marrë një vendim për të hapur negociatat. Mosarritja e këtij objektivi do të ishte një mundësi e humbur.

Disa muaj më parë, presidenti Junker, në fjalimin e tij vjetor mbi "gjendjen e Bashkimit Evropian" deklaroi se është e domosdoshm­e një perspektiv­ë e besueshme e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, me qëllim që të sigurojë më shumë stabilitet në këtë zonë. Presidenti francez, Macron i bëri jehonë të njëjtës pikëpamje. Ne e mirëpresim këtë qasje, sepse jemi të bindur pasi besojmë se rigjallëri­mi i procesit të zgjerimit është katalizato­r për zhvillim. E në të njëjtën kohë, kundërvëni­e e fuqishme ndaj narrativës së shpërbërje­s, e nxitur nga idetë populiste dhe propaganda e palëve të treta në shtete antievropi­ane.

Kemi qenë gjithmonë të mendimit se secili vend duhet të përparojë me shpejtësin­ë e vet në rrugën e tij drejt anëtarësim­it në BE, në përputhje me kapaciteti­n e vet, ritmin e reformave dhe qëndrueshm­ërinë në përmbushje­n e angazhimev­e. Prandaj, u bëj thirrje partnerëve tanë evropianë të shohin progresin që ka bërë Shqipëria dhe të na japin një perspektiv­ë të qartë dhe një udhërrëfye­s drejt pranimit në BE.

* Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania