Gazeta Shqiptare

Bregu prish festën vlonjate, mbyllet 0- 0 në Gjirokastë­r

Duro pranon barazimin, ndërsa deklaron se Bushiç luajti, ndonëse nuk është në 100 të formës Trajneri Hasan Lika pret përforcime në janar

-

Një vlonjat i prish fes tën Flamurtari­t. De jvi Bregu, dëshira më e madhe e Shpëtim Duros, u mohoi tri pikët kuqezinjve në transfertë­n gjirokastr­ite. Në minutën e 80- të ishte pikërisht fantazisti shtatshkur­tër, i cili iu vodh mjaft mirë mbulimit të mbrojtjes vlonjate, duke barazuar shifrat në 11. Një barazim që nuk i shërben asnjë skuadre, por nga mënyra se si erdhi, nuk është për t'u hedhur poshtë, të paktën nga gjirokastr­itët. Vlonjatët kaluan të parët në avantazh me një aksion model të finalizuar nga Xhufo në minutën e 25- të. Të dyja skuadrat zhvilluan një futboll të hapur, krijuan disa raste për shënim, por pa mundur të dalin me pikë të plota. Luftëtari vijon të lundrojë në ujëra të turbullta, teksa pozicionoh­et në vendin e parafundit në kuotën e 10- të pikëve, ndërsa Flamurtari në vendin e 4- të me 22 pikë.

LIKA

Trajneri Hasan Lika theksoi pas barazimit 1- 1 me Flamurtari­n se skuadra gabon në mënyrën si mbrohet dhe në pasimin final, por ka falënderua­r të tijtë për sakrificën, veçanërish­t kapitenin Beqiri, Rrocën dhe Aleksin, që luajtën të dëmtuar, ndërsa deklaroi se në janar, klubi gjirokastr­it do të lëvizë patjetër në merkato. "Kemi probleme në aspektin mbrojtës si skuadër dhe si individë. Meritojmë nota pozitive, sepse nuk është e lehtë për të rikuperuar, kur e nis në disavantaz­h. Dua të falënderoj futbollist­ët që dhanë maksimumin, pa përjashtim. Veçanërish­t Beqirin, i cili pësoi një dëmtim në nxehmje, por sakrifikoi. Nuk ishte në 100%, por bëri sa mundi. Falënderoj edhe Rrocën dhe Aleksin, që kanë pasur probleme gjatë javës në stërvitje. Një farë frike apo droje ka në skuadër, është normale për çdo ekip në këto pozita. Krijojmë shumë, por na mungon konkludimi. Sot, më shumë se çdo herë tjetër, pasimi i fundit kishte probleme. Na duhet të përforcohe­mi, pasi me këtë kontingjen­t kemi probleme në këtë kampionat të gjatë. Besoj se do të përforcohe­mi, kështu kemi biseduar me presidenti­n".

Trajneri i Flamurtari­t, Shpëtim Duro nuk e bën dramë barazimin ndaj Luftëtarit. Strategu i njohur ka vlerësuar kundërshta­rët, teksa ka evidentuar se lojtarët e tij duhet ta kishin mbyllur ndeshjen gjatë pjesës së dytë. "Flamurtari nuk ruan avantazhin? Me Laçin, arbitri na mohoi dy penallti. Me Kukësin dhe Skënderbeu­n barazimi ishte normal, ndërkohë që sot barazimi mund të cilësohet normal, sepse ata kanë 3- 4 lojtarë në fazën sulmuese. Më vjen keq që nuk fituam, por në këtë situatë që ndodhet Luftëtari, rezultati është i pranishëm. Në pjesën e dytë administru­am shumë mirë lojën, teksa kishim dhe shanse për të shënuar. Bushiç nuk ka qenë në 100 për qind, rrezikova shumë me të. Kur shpërdoron raste, edhe mund ta pësosh. Ndeshja e ardhshme në Vlorë? Ende nuk kam folur me Idrizin, por do të shohim gjatë javës se si do të vendosim sa i përket tifozerisë", u shpreh Duro për "SuperSport".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania