Gazeta Shqiptare

Reagimi i QSUT: Për asnjë moment nuk është ndërprerë shërbimi

Nora Malaj e Petrit Vasili: Kryeminist­ri s'ka mbajtur premtimet për shëndetësi­në

-

"Drejtoria e Qendrës Spitalore Universita­re ' Nënë Tereza' sqaron opinionin publik se puna në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme nuk është ndërprerë për asnjë moment. Të gjithë mjekët që punojnë në këtë shërbim janë në punë dhe në asnjë rast nuk është ndërprerë shërbimi ndaj pacientëve", - sqaron drejtoria e QSUT.

Pasditen e së djeshmes, pas letrës kolektive për dorëheqjen e 8 mjekëve, Drejtoria e QSUTsë reagoi në lidhje me situatën, ku bëri me dije se puna nuk është ndërprerë për asnjë moment. "Drejtoria e Qendrës Spitalore Universita­re ' Nënë Tereza' sqaron opinionin publik se puna në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme nuk është ndërprerë për asnjë moment. Të gjithë mjekët që punojnë në këtë shërbim janë në punë dhe në asnjë rast nuk është ndërprerë shërbimi ndaj pacientëve", - sqaron ajo. Më tej, drejtoria theksoi se Urgjenca furnizohet rregullish­t me barna dhe materiale mjekimi sipas kërkesave, duke kundërshtu­ar kështu disa prej deklaratav­e të bëra ditën e djeshme. Më tej, QSUT u ka bërë thirrje qytetarëve që të drejtohen sa më pranë vendbanime­ve të tyre për të marrë shërbim, me qëllim reduktimin e flukseve të shtuara dhe mbingarkes­ave të panevojshm­e në këtë qendër spitalore. "Duke falënderua­r qytetarët për besimin që kanë tek ekipet mjekësore të QSUT- së, njëherësh u kërkojmë atyre që të drejtohen sa më pranë vendbanim- it të tyre për të marrë shërbimin mjekësor. Pacientët do të drejtohen në qendrën tonë spitalore vetëm kur të jetë e nevojshme. Edhe një herë i garantojmë qytetarët se do të jemi gjithnjë në gatishmëri për t'u shërbyer sa herë të kenë nevojë", - shprehet drejtoria në reagimin e saj. Pas letrës kolektive të dorëheqjes së 8 mjekëve të Urgjencës së QSUT- së, zv. ministrja e Shëndetësi­së, Mira Rakacol- li, organizoi një takim ditën e djeshme me këta të fundit për të gjetur një zgjidhje e për të dëgjuar problemati­kat, që i çuan deri në marrjen e një vendimi të tillë.

REAGIMI I LSI

Pas reagimeve nga deputetët e PD- së mbi dorëheqjen e 8 mjekëve të Urgjencës, ka reaguar ashpër edhe LSI. Kreu i grupit parlamenta­r të LSI, Petrit Vasili, e ka cilësuar programin e shëndetësi­së falas si një mashtrim kriminal nga ana e kryeminist­rit Edi Rama. "Mashtrimi më i pacipë që shqiptarëv­e u është bërë ndonjëherë është shëndetësi­a falas, që premtoi me zhurmë të madhe ky kryeminist­ër. Me padijen e tmerrshme, tashmë të njohur të tij, kryeminist­ri nuk la budallallë­k pa thënë për shëndetësi­në, pasi dihet që kupton ' shumë' nga mjekësia", - shkruan Vasili në rrjetin social "Facebook". Më tej, ai ka thek- suar se shëndetësi­a jo vetëm që nuk është falas, por është në ditët e saj më të këqija pas kalimit të buxhetit për 2018ën. Më tej, edhe deputetja e po kësaj force politike, Nora Malaj në një komunikim nga selia e LSI tha se kryeminist­ri Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim për sektorin e shëndetësi­së. Ajo u shpreh se mjekët janë dorëzuar e po ngrenë zërin, pasi kushtet ku punojnë janë skandaloze. "Kushtet që punojnë mjekët janë të pamotivuar­a. Ndaj u janë drejtuar me letra kryeminist­rit dhe presidenti­t. Kërkesa e tyre për kushte skandaloze, për mungesa kushtesh dhe vendesh, që janë të drejta dhe shumë njerëzore. Ata mbështeten në kodin e punës. Sot më shumë se kurrë në emër të LSI jemi në mbështetje të plotë për ta parë qartë problemin e mjekësisë si një fjalë e pambajtur e kryeminist­rit", - tha Malaj.

 ??  ?? Drejtoria e QSUT
Drejtoria e QSUT
 ??  ??
 ??  ?? Letra kolektive e dorëheqjes së mjekëve
Letra kolektive e dorëheqjes së mjekëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania