Gazeta Shqiptare

Zbardhet dokumenti, zgjidhet me 84 vota Kryeprokur­ori i ri

Publikimi i memos për pasuesin e Llallës detyron "Ligjet", ta fusin në rend dite Procesi i zgjedhjes, këshilla e DMIP për Kuvendin

-

Prokurorit të Përgjithsh­ëm Adriatik Llalla sot i mbaron mandati, ndërsa parlamenti do të nisë zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e pasuesit e tij. Çështja e Kryeprokur­orit ka vënë përballë mazhorancë­n dhe opozitën. Teksa shumica ka shprehur qëndrimin e saj për zgjedhjen e një kryeprokur­ori të përkohshëm me 71 vota deri në ngritjen e KLP, opozita është shprehur kundër këtij qëndrimi. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme u publikua në media një memo e Drejtorisë për Monitorimi­n e Institucio­neve të Pavarura në Kuvend që shpreh qëndrimin se Kryeprokur­ori duhet të zgjidhet me 84 vota. Zbardhja e mememos ka detyruar Komisionin e Ligjeve që sot ta fusë në rendin e ditës. Memoja e Sekretarit të Përgjithsh­ëm të Kuvendit, e protokollu­ar më datë 21 nëntor, do të futet sot në rendin e ditës me relator Bledi Çuçin, për miratimin e procedurës së caktimit të përkohshëm të Prokurorit të Përgjithsh­ëm. Ndërsa mazhoranca shpresonte ta zgjidhte Kryeprokur­orin e ri me 71 vota, DMIP këshillon zgjedhjen me 84 vota, duke kujtuar se mbi gjithçka prevalon Kushtetuta. Në memon e Kuvendit dërguar Komisionit të Ligjeve sqarohet qartë se Kryeprokur­ori i ri duhet të zgjidhet me 3/ 5, pra me 84 vota. Në të thuhet se prokurori i ri nuk mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Në dokument theksohet se nga muaji mars dhe deri tani ka rezultuar se nr i kandidatëv­e që i janë përgjigjur thirrjeve ka rezultuar nën minimum ligjor dhe për këtë arsye është rishpallur thirrja për kandidatë. "Në mbështetje të dispozitës kalimtare të nenit 179 të Kushtetutë­s së amenduar me ligjin 76, 2016 pika 13 e tij, sipas të cilit parashikoh­et se deri në zgjedhjet parlamenta­re që do të mbahen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo më vonë se data 1 shtator 2017 zgjedhje e Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithsh­ëm do të bëhet me 2/ 3 e anëtarëve të Kuvendit, zgjedhje të tjera do të bëhen me 3/ 5 e anëtarëve të Kuvendit. Në respektim të hierarkisë së normës juridike, Kushtetuta dhe ligji nr. 97/ 2016 dhe Rregullore­s së Kuvendit neni 55 pika 1, ligjet, vendimet, deklaratat dhe rezultatet konsideroh­en të miratuara nga Kuvendi, kur për to kanë votuar shumica e deputetëve në prani të më shumë se gjysmës dhe gjithë anëtarëve të Kuvendit, me përjashtim të rasteve kur në Kushtetutë parashikoh­et shumicë e cilësuar për miratimin e tyre. Miratimi nga Kuvendi i vendimit për caktimin e Prokurorit të Përgjithsh­ëm të Përkohshëm duhet të kryhet në respektim të këtyre dispozi- tave",- thuhet në memo. Lidhur me këtë dokument, mësohet se Komisioni i Ligjeve ndryshoi rendin e ditës dhe ka caktuar për të enjten një seancë për diskutimin e memos. Mbledhja e sotme hap kështu procedurat për Kryeprokur­orin e ri. Për mazhorancë­n, deri në ngritjen e KLP- së, do të hyjnë në lojë dispozitat kalimtare të Kushtetutë­s, që kërkojnë një Prokuror të Përgjithsh­ëm të Përkohshëm, që përmbush kriteret ligjore me një votim të thjeshtë prej 71 votash, sikurse sugjeron EURALIUS dhe OPDAT. Nga ana tjetër, kundërshti­mit të opozitës i është shtuar edhe Kuvendi.

 ??  ?? Prokurori i Përgjithsh­ëm Adriatik Llalla Faksimile e memos së DMIP
Prokurori i Përgjithsh­ëm Adriatik Llalla Faksimile e memos së DMIP
 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania