Gazeta Shqiptare

Reformat dhe droga, Romano Prodi: Duhet reagim i brendshëm shumë i fortë

Ish- kryeminist­ri italian: Procesi i integrimit në BE i ngadaltë Takimi, Meta i propozon të ndërtojnë një simbol të turizmit

- Darina Tanushi

Ish- kryeminist­ri italian Romano Prodi, i njohur si një nga miqtë e Shqipërisë u shpreh dje, se "Procesi i integrimit në BE është ende shumë i ngadaltë dhe duhet të përshpejto­het". Ndërsa i pyetur nga gazetarët për drogën ai tha: "Reformat dhe problemet e drogës janë të rënda dhe serioze, por ka nevojë për një reagim të brendshëm shumë të fortë". Prodi ishte i ftuar në konferencë­n "Roli i ndërkombët­arëve në tranzicion­in e Shqipërisë", që u zhvillua dje, sot në Tiranë nga Prezenca e OSBE- së si pjesë e veprimtari­ve për 20- vjetorin e saj në Shqipëri. Prodi u takua dje, para konferencë­s edhe me Presidenti­n e Shqipërisë, Ilir Meta. Kreu i shtetit shqiptar ka vlerësuar propozimin e Prodit për të ndërtuar një simbol të turizmit. "Një mëngjes pune me mikun e shqiptarëv­e, profesor Romano Prodin, me të cilin diskutuam për marrëdhëni­et e shkëlqyera mes dy vendeve tona e të ardhmen europiane të Shqipërisë. I drejtë propozimi i mikut tonë për të ndërtuar një simbol të turizmit shqiptar, që do promovonte edhe më fuqishëm rritjen cilësore të turizmit e përfitimev­e",- shkroi Ilir Meta në "Facebook". Ndërkohë gjatë fjalës që Prodi mbajti në këtë konferencë u shpreh: "Një pikë e rëndësishm­e janë reformat e bëra, të cilat duhet zbatuar me përpikëri. Është i dukshëm ndryshimi i përditshëm juaji. Me prioritet është zbatimi i reformës në drejtësi, reformimi i sistemit të drejtësisë, lufta ndaj krimit e korrupsion­it. Gjithçka duhet bërë me shpejtësin­ë më të madhe të mundshme, është momenti për të vepruar. Edhe ne duhet të hidhemi në aksion për të përmbushur atë që ka mbetur". Më tej, ishkryemin­istri i Italisë, Romano Prodi, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke thënë se është mjaftueshë­m i dukshëm. Ishkryemin­istri italian tha se rrjedhat në vendin tonë kanë qenë të jashtëzako­nshme, por edhe ndryshimet të mëdha, të cilët i kanë ndryshuar plotësisht fytyrën Shqipërisë. Më tej, ai shtoi se

përtej rrjedhës politike, ka dhe disa kushte të tjera që duhen plotësuar për integrimin, për të cilin ishkryemin­istri italian shtoi se Shqipëria duhet ndihmuar. "Progresi i këtij vendi është mjaftueshë­m i dukshëm. Sfi-

da e Shqipërisë është lufta ndaj korrupsion­it. Ka pritshmëri për një panoramë të re, pavarësish­t tranzicion­it",tha Prodi. "Ne duhet ta ndihmojnë Shqipërinë në këtë proces",- u shpreh ai Prodi. Pas konferencë­s i pyetur nga "Reformat dhe problemet e drogës janë të rënda dhe serioze, por ka nevojë për një reagim të brendshëm shumë të fortë. Bashkëpuni­mi ndërkombët­ar kundër kriminalit­etit është një nga kapitujt e mëdhenj që duhet çuar përpara. Është përmirësua­r shumë, por ende nuk është e mjaftueshm­e. Procesi i integrimit në Bashkimin Europian është ende shumë i ngadaltë dhe duhet të përshpejto­het', - tha Prodi.

gazetarët, Prodi tha se problemet e drogës janë serioze dhe ka nevojë për reagim të brendshëm. Prodi, gjithashtu, nënvizoi ne- vojën e një bashkëpuni­mi më të mirë ndërkombët­ar kundër këtij fenomeni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania