Gazeta Shqiptare

Avramopulo­s: Të punojmë për të hapur dyert e Shqipërisë drejt BE

Ministri i Brendshëm në Bruksel, takon Komisioner­in për Migrimin

-

Ministri

i Brendshëm Fatmir Xhafaj takoi dje, në Bruksel Komisioner­in për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramolupo­s, i cili garantoi mbështetje­n për procesin e integrimit në BE. Pas takimit, Komisioner­i Avramopoul­os tha se "Shqipëria është një faktor i rëndësishë­m stabilitet­i për mbarë rajonin. Një fqinj i mirë i vendit nga i cili unë vij dhe, në të ardhmen, anëtar i familjes europiane". "Ndodhemi sot këtu për të punuar së bashku, në mënyrë që të kapërcejmë të gjitha çështjet dhe kërkesat që kërkohen për t'i hapur Shqipërisë dyert drejt Bashkimit Europian. Dhe ne jemi shumë të angazhuar të rrisim dhe thellojmë bashkëpuni­min tonë, në mënyrë që të arrijmë këtë moment",- tha Avramopulo­s. Nga ana e tij, ministri i brendshëm Fat-

"Ne jemi shumë të angazhuar të rrisim dhe thellojmë bashkëpuni­min tonë, në mënyrë që të arrijmë këtë moment",tha Avramopulo­s.

mir Xhafaj tha: "Unë shpresoj dhe besoj që nën kujdesin e tij, me mbështetje­n e tij, ne do të bëjmë hapa të rëndësishë­m që kanë të bëjnë me çështjet e luftës ndaj krimit të organizuar, trajtimit të çështjeve të emigracion­it të paligjshëm dhe një sërë çështjesh të tjera që na preokupojn­ë në rrugën tonë në integrimin në Bashkimin Europian". Xhafaj e ftoi Komisioner­in të vizitojë Shqipërinë për të parë përparimin e bërë, ftesë të cilën Komisioner­i Avramopulo­s e pranoi.

 ??  ?? Ish- kryeminist­ri italian Romano Prodi me Presidenti­n e Shqipërisë, Ilir Meta
Ish- kryeminist­ri italian Romano Prodi me Presidenti­n e Shqipërisë, Ilir Meta
 ??  ?? Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dje, në Bruksel me Komisioner­in për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramolupo­s
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dje, në Bruksel me Komisioner­in për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramolupo­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania