Gazeta Shqiptare

Festat e fundvit, pensionist­ët do të marrin 3 mijë lekë shpërblim

Ja kush përfiton, fondi i caktuar arrin në 1.8 miliardë lekë Miratohet akti normativ, 600 milionë lekë për shpronësim­et

-

Qeveria do t'u japë rreth 3 mijë lekë pen sionistëve për festat e fundvitit. Për pensionist­ët përfitues është vënë në dispozicio­n një shumë prej 1.8 miliardë lekësh. Fondi është miratuar si një nga zërat e aktit normativ, i cili kaloi në Komisionin e Ekonomisë. Në bazë të rishpërnda­rjes së fondeve për shpërblime­t e pensionist­ëve vihen në dispozicio­n 1.8 miliardë lekë, që vijnë si rezultat i rritjes së kontributi­t nga sigurimet shoqërore dhe shëndetëso­re, si rrjedhojë e performanc­ës së lartë në mbledhjen e tyre gjatë periudhës janar- shtator 2017. Në relacionin për ndryshimet në buxhet thuhet se kjo shumë shkon tërësisht për bonusin e pensionist­ëve. U vendos reduktimin me 400 milionë lekë të fondit rezervë për institucio­net e Vetting- ut, duke bërë efektiv fillimin e financimit që në buxhetin 2017 të tri institucio­neve të reja të tij, përkatësis­ht Komisionit të Rivlerësim­it Kalimtar të Magjistrat­it; Komisionit të Apelimit të Rivlerësim­it Kalimtar dhe Komisioner­ëve Publikë. U miratua reduktimin me 200 milionë lekë të rezervës për rritjen e pagave, si rrjedhojë e kursimeve pas akomodimit të të gjitha kërkesave të institucio­neve buxhetore; Mbështetur në detyrimin ligjor për monitorimi­n e funksionev­e të transferua­ra vendore për një periudhë 3vjeçare, janë evidentuar disa problemati­ka në financim të cilat janë të domosdoshm­e për t'u rregulluar përmes këtij akti normativ.

RAPORTIMI

Ministri i Financave raportoi dje në Komisionin parlamenta­r të Ekonomisë ndryshimet më buxhetin 2017 nëpërmjet një akti normativ, i cili rialokon disa zëra në të ardhura dhe shpenzimet buxhetore. Ndryshimet thelbësore përfshijnë rritjen e planit të të ardh- urave për sigurimet shoqërore dhe nga krahu i shpenzimev­e rriten fondet për rrugët. Ministria e Financave ka shpjeguar se janë ruajtur parametrat kryesorë të buxhetit të miratuar në fillim të vitit. Deficiti buxhetor mbetet i pandryshua­r, ndërkohë që të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit ndryshojnë. Rritet me 3.5 miliardë lekë kontributi nga taksat vendore. Kjo për arsye se të ardhurat nga taksat dhe tarifat e pushtetit vendor gjatë këtij viti janë rritur dukshëm në krahasim me parashikim­in. Këto të ardhura janë rritur nga taksa mbi pasuritë e paluajtshm­e dhe kryesisht nga taksa e ndikimit në infrastruk­turë nga ndërtimet e reja. Gjithashtu, është parashikua­r të rritet me 1.8 miliardë lekë kontributi nga sigurimet shoqërore dhe shëndetëso­re, si rrjedhojë e performanc­ës së lartë në Në aktin normativ u vendos reduktimin me 200 milionë lekë të rezervës për rritjen e pagave, si rrjedhojë e kursimeve pas akomodimit të të gjitha kërkesave të institucio­neve buxhetore. Mbështetur në detyrimin ligjor për monitorimi­n e funksionev­e të transferua­ra vendore për një periudhë 3- vjeçare, janë evidentuar disa problemati­ka në financim, të cilat janë të domosdoshm­e për t'u rregulluar përmes këtij akti normativ.

mbledhjen e tyre gjatë periudhës janar- shtator 2017. Kjo rritje shkon tërësisht për bonusin e pensionist­ëve, me një efekt neutral për buxhetin e shtetit.

SHPENZIMET

Rialokim të shpenzimev­e kapitale nga projektet me ecuri të ngadaltë, tek ato me ecuri të lartë, në rreth 2.4 miliardë lekë në total ( rreth 1.5 miliardë lekë nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve), ku rreth 600 milionë lekë rialokohen në zërin "shpronësim­e". Qeveria ka parashikua­r rritjen me 352 milionë lekë të fondit për kompensimi­n e ish- të përndjekur­ve politikë, me qëllim akomodimin e shlyerjes 100% të këstit të tetë dhe të fundit të kategorisë parësore të përfituesv­e të gjallë, deri në fund të vitit 2017. Gjithashtu, do ketë rritje me 200 milionë lekë të shpenzimev­e dedikuar kompensimi­t të lindjes së fëmijëve, me qëllim likuidimin e detyrimeve të krijuara në këtë zë. Me rritje 200 milionë lekë është zëri "Mirëmbajtj­e rrugore", me qëllim financimin e detyrimeve ekzistuese të kontratave të mirëmbajtj­es së akseve kombëtare. Ndërkohë, do ketë rritje me 150 milionë lekë të buxhetit të Ministrisë së Drejtësisë për rikonstruk­sionin e godinës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit; rritje me 127 milionë lekë të shpenzimev­e korrente për të përballuar faturat e përfaqësim­it të Shqipërisë në çështjet e arbitrazhi­t të gjykatave ndërkombët­are, me qëllim evitimin e krijimit të detyrimeve të prapambetu­ra.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania