Gazeta Shqiptare

Plagosi vëllain se i rrahu gruan, në pranga të dy

-

ELBASAN - Sherri mes dy vëllezërve ka bërë që të dy të përfundojn­ë në pranga, njëri prej tyre i plagosur. Burime nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi në lagjen ' 5 Maj' të qytetit të Elbasanit. Mësohet se në pranga kanë rënë Fatmir Bakalli, 56 vjeç dhe Shpendi Bakalli, 49 vjeç, ky i fundit u plagos me thikë. Sipas bluve Fatmir Bakalli u kap, pasi akuzohet se ka goditur me thikë vëllain ( Shpendin) për motive të dobëta. Ndërsa, Shpendi Bakalli u prangos, pasi dyshohet të ketë dëmtuar derën e oborrit të vëllait, Fatmirit dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshor­tes së të vëllait shtetases M. B., 53 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime fizike, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania