Gazeta Shqiptare

Shqiptari vdiq pasi u bllokua nga 5 policë në aeroportin e Malpensës, familja kërkon drejtësi

-

ITALI - Një 44- vjeçar shqiptar, i cili ndodhej në Itali për pushime ka humbur jetën në mënyrë tragjike, teksa po priste bashkëshor­ten në Terminalin 1 të aeroportit të Malpensës. Aldo Laci ishte nën efektin e kokainës, kur 5 oficerë policie e neutralizu­an duke e shtrirë përtokë. Fatkeqësis­ht, në këtë moment ai ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak. Në një shkrim të botuar dje nga e përditshmj­a italiane "La Repubblica" thuhet se familjarët e 44- vjeçarit fajësojnë oficerët e policisë për vdekjen e njeriut të tyre dhe për këtë arsye kanë ngritur padi. Ata janë të bindur se pavarësish­t gjendjes së tij nga efekti i drogës, vdekja ka ardhur drejtpërdr­ejtë, apo si pasojë e agresionit të ushtruar nga forcat e policisë. Sipas avokatit të familjes Laci, në pamjet e regjistrua­ra nga kamerat e sigurisë së aeroportit, del qartë se 44- vjeçari u godit në kokë e më pas në qafë, u shtri përtokë e më pas u godit në mënyrë të përsëritur me grushte në trup e kraharor. Prokuroria e Busto Arsizio ka kërkuar arkivimin e kësaj çështjeje, pasi sipas saj, vdekja e shqiptarit nuk ka ardhur për shkak të dhunës së ushtruar nga një palë e tretë, ndërsa hetimet toksikolog­jike kanë provuar se viktima ka qenë nën efektin e kokainës. Megjithatë, familja nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe i ka kundërshtu­ar konkluzion­et e prokuroris­ë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania