Gazeta Shqiptare

Përmbytjet, Urgjenca Kombëtare, vizita mjekësore në shtëpitë e të prekurve

Bluzat e bardha të FA, kontroll në qarkun e Fierit

-

Pas

përmbytjev­e masive që prekën disa zona në mbarë vendin, ekipet e përcaktuar­a të mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore kryen dje disa vizita për të mbajtur nën monitorim situatën shëndetëso­re të banorëve. Mjekët kryen ekzaminime­t në disa qendra evakuimi në Fier e Vlorë, por edhe në shtëpitë e vetë familjeve të prekura nga përmbytjet. Këto vizita shtëpi më shtëpi u realizuan edhe në fshatin Bashkim, afër Vjosës, një zonë e prekur nga përmbytjet në Levan, ku iu ofrua trajtim shëndetëso­r një gruaje të

VIZITAT MJEKËSORE

Mjekët kryen ekzaminime­t në disa qendra evakuimi në Fier e Vlorë, por edhe në shtëpitë e vetë familjeve të prekura nga përmbytjet. Këto vizita shtëpi më shtëpi u realizuan edhe në fshatin Bashkim, afër Vjosës, ku iu ofrua trajtim shëndetëso­r një gruaje të posa operuar, e cila nuk kishte mundësi të shkonte për mjekim në spital.

posa operuar, e cila nuk kishte mundësi të shkonte për mjekim në spital. Më tej, në shkollën "Rakip Kryeziu" në Fier, në të cilën ka disa familje të evakuuara nga Shën

Pjetri, në Njësinë Administra­tive Topojë, mjekët e Urgjencës Kombëtare kryen vizita mjekësore të të gjithë të evakuuarve dhe dërguan në spital një prej banorëve që shfaqte probleme kardiake. Vizita nga mjekët e Urgjencës Kombëtare u kryen derë më derë edhe në Nosovelë, në fshatin Fitore, i cili rezulton si një nga më të prekurit nga përmbytjet e ditëve të fundit. Ndërkaq, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ende po vijon monitorimi­n e situatës shëndetëso­re të banorëve të prekur nga përmbytjet me synim evitimin e një rritje të mundshme të sëmundshmë­risë. Në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbyt- ja në qarkun e Fierit kanë kontribuar edhe 13 mjekë dhe infermierë të Forcave të Armatosura. Këta të fundit kanë qenë pranë familjeve të fshatit Ferras ku kanë kryer vizita specialist­ike me mjekë pneumolog, kardiolog, radiolog me ekografi, e mjekë të përgjithsh­ëm. Përgjithës­isht, vizitat po realizohen në qendrën shëndetëso­re të kësaj njësie, me përjashtim të rasteve kur disa fëmijë apo të moshuar që nuk kanë mundësi të lëvizin, marrin ndihmën mjekësore në banesë. Medikament­et për të sëmurët po shpërndahe­n falas.

 ??  ?? Urgjenca Kombëtare në shërbim të qytetarëve
Urgjenca Kombëtare në shërbim të qytetarëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania