Gazeta Shqiptare

Ekspozita hapet më 10 dhjetor në Muzeun Historik Kombëtar

-

profesioni ai iu dedikua pikturës. E bija, kujton kohët e kaluara në Pogradec ku kishte krijuar dhe zakonet e tij me pikturën. Punonte me orë të tëra, i fokusuar i gjithi te bojërat e peizazhi. I ndjeshëm ndaj natyrës, ai e reflektont­e atë dhe në peizazhet e pafundme që ka lënë pas. Natyra ashtu si piktura duket se ishin paqja për të. Ekspozita që do të hapet në Muzeun Historik Kombëtar mbart një koleksion prej 93 pikturash, kryesisht natyra të qeta dhe peizazhe, por edhe disa portrete e skica. Në këtë ekspozitë janë përzgjedhu­r disa prej punimeve të autorit të grupuara sipas rubrikave të tij të preferuara natyrë e qete, peizazh , portret dhe skica. Por, kjo ekspozitë na e sjell ndryshe profilin e kirurgut Luter Kreshpja për të gjithë ata që e njihnin. Në të ju do takoni artistin Kreshpja, që ashtu modest e fshehu gjithnjë tek vetja dhe kërkoi ta zbulonte pikërisht në ikje të tij. Brisejda tregon se kjo ekspozitë ishte parashikua­r të bëhej më 80- të vjetorin e tij të lindjes, një vit më parë. Ishte vetë artisti që u mor vetë me gjithçka deri te kërkesa drejtuar drejtorit të atëhershëm të Muzeut, Melsi Labi për këtë ekspozitë. "Pavarësish­t se, pothuaj gjithë jeta ime, ka qenë intesivish­t në shërbim dhe përkushtim të pacientëve, herë pas here kam gjetur kohën të ushtrojë dhe shijoj pasionin tim të madh, pikturën. Piktura ka qenë çlodhja dhe arratia ime nga trysnia e një profesioni të lodhshëm",- shkruante ai, duke vijuar se "Koleksioni im modest është përpjekja ime e vazhdueshm­e për të mos u ndarë nga pasioni im, pasion i cili nuk më la kurrë. Që në fëmijërinë time unë shquhesha në shkollën "Skënderbej" për pikturat, kryesisht bardh e zi. Në shkollë të mesme bëja në perfeksion portretet e shokëve dhe shoqeve të klasës". Kur ishte në vit të katërt në shkollën e mesme do të fitonte konkursin për portretin më të mirë të vizatuar". Koleksioni im është krijuar kryesisht këto 20 vitet e fundit, periudhë ku në çdo ditë të punës time si kirurg përballesh­a me sfidën e triumfit mbi vdekjen",shkruan ai.

Por ai nuk mundi t'i ngjiste shkallët e Muzeut Historik për të pritur miqtë në ekspozitën e tij të parë personale pas një jete përkushtim në pikturë, duke u ndarë nga jeta vetëm pak para se të hapej ekspozita. Ndaj kjo ekspozitë e bën më të trishtuesh­ëm portretin e Brisejdës, teksa përpiqet të ndërtojë ëndrrën e bukur të të atit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania