Gazeta Shqiptare

Shkolla njëqindvje­çare, drejt mbylljes

-

përkujdesj­en Sotir Pecit, ministrit të Arsimit të qeverisë së Lushnjës( 30 janar- 14 nëntor 1920), Dhespoti nën ndikimin e kishës greke, kishte shkuar dhe mbledhur fshatin për t'iu thënë që po bënin një herezi që kishin hapur shkollën ku të këndohej shqip, "se ja, ju flisnin të gjithë greqisht, punët dhe kurbetin me sëpatën e rëndë e keni me Greqinë?! Pa edhe meshat në kishë i këndoni greqisht?!"

Por kryeplaku i fshatit i ishte kthyer;

- Të drejtë ke hirësi, flasim greqisht, por ëndrrat i shikojmë shqip ama, në gjuhën e mëmës!

Dhe për fat të keq, sot ëndrra e tyre është shuar. Prej 17 vitesh, shkolla e parë e Dardhës, është mbyllur dhe dy nxënësit e saj të këtij viti shkollor, i detyrojnë familjet të shpërngule­n për nëntë muajt e shkollës, në Drenovë dhe Korçë!!

Më 1902- mësuesi patriot Nuçi Naçi do shkruante,-" Si vajta në Lavdar, miqtë më pritnë fort bukur si një vëlla... e unë si shqiptar pata marë dhe libra shqip me vehte dhe zura që më të nesëmen e ua mësova çunave të mësonjtore­s së Lavdarit "abecenë" shqip; u habita kur pashë se në tre ditë mësuanë që të gjithë të shkruanin dhe të këndojnë gjuhën e tyre; për mësonjës kanë një prift, edhe ay i djegur shqiptar.... mësonjtore nuku kanë dhe nja 3 a 4 që janë në tërë 9 katundarin­ë, janë në gjuhë greqisht." , Sot në të gjithë fshatrat e zonës, e vetmja shkollë ajo e Lavdarit, më klasa kolektive, dhe që varet nga Voskopoja, është në plan të mbyllet për të njëjti shkak; mungesën e nxënësve.

Sigurisht, nëse kjo situatë vështrohet kaq bardhë e zi dhe sipas rregullave të ftohta të ministrisë, do të mbyllen sa e sa shkolla të tilla; ajo e Ziçishtit ku dhanë mësim Vasil Xhaçka, dhe Rok Jakova, të cilin Kostë Çekrezi e solli nga Kosova më 1921- shin pasi Roku kishte mbaruar studimet e Larta në Isburg të Austrisë; ajo e Lavdarit ku iu mësonte abece- në Nuçi Naçi dhe Ilo Mitkë Qafëzezi; ajo e Vrakës ku dha mësim Migjeni... Dhe lexuesi i këtij shkrimi i "Gazetës Shqiptare" mund të shtojë emra mësuesish të shqipes dhe shkolla të mbyllura pambarim. Të ndjejnë dhimbje dhe peng për shkollën e vendlindje­s, që për hir të kushteve dhe rrethanave, ju janë mbyllur ndër vite, apo janë në prag të mbylljes. Tek i shoh bashkëfsha­tarët e mi, që hyjnë derë më derë dhe firmosin peticion, për t'ia dërguar ministres së Arsimit, që shkolla e fshatit, me ata 16 nxënës të mbetet e çelur, pasi me të kanë lidhur fatet e tyre të dikurshme dhe të sotme, do kisha dëshirën e zjarrtë, që edhe ata të kishin një shkollë më të madhe me nxënës, me laboratorë dhe internet, me palestër dhe kushte moderne për mësim, zë për të cilën do ta ngrija edhe vetë unë i pari, por ja që nuk është e mundur. Nuk është e mundur edhe për pamundësi e shtetit për t'i grumbullua­r në një shkollë cilësore të qytetit a bashkisë, me konvikte e mjedise studimi të standardev­e evropiane.

Sigurisht që mund të ketë njëqind arsye për t'i mbyllur, nisur nga argumente të ftohta ligjore, si numri i nxënësve për shkollë, dhe mësues brenda profilit apo jo, por nisur nga e drejta kushtetues­e për t'u shkolluar, nga propaganda se kjo qeveri e re është zëri i popullit, dhe qeveri shërbimi, ka plot argumente për t'i mbajtur dhe përpjekur që mos shkojnë drejt rrudhjes dhe rrëgjimit, qoftë edhe përkohësis­ht, deri sa të krijohen kushte të përshtatsh­me për shkollim.

Dhe bashkëfsha­tarët e mi, të gjithë në një zë, kërkojnë mbajtjen e shkollës hapur. Pasi ajo është e lidhur me ta. Me pleqtë e plakat që kanë marrë përsipër të mbajnë e të shkollojnë nipërit e mbesat aty, në vendlindje dhe jo kund gjetkë Evropës. Politikat arsimore dhe qeverisëse duhet të jenë të tilla që të shkojë shërbimi te nxënësi dhe jo nxënësi te shërbimi. Të shkojë Muhameti te mali! Pak janë vërtet fëmijët e një fshati,( katër nxënës në fillore dhe 12 në nëntëvjeça­re te ne), por përballë përpjekjev­e të zjarrta dhe sakrificav­e që bëjnë të mëdhenj e të vegjël anë e kënd Shqipërisë, ku rrezikohen të mbyllen shkollat, deri dhe se; "po i mbush mendjen nuses së djalit që t'ia dërgojë nipin vitin tjetër për të bërë shkollën në fshat,?!", nuk mund të ketë arsye për revansh mbyllës. Sigurisht që cilësia në arsimim është një nga gurët e themelit që ka dhe kërkon çdo prind. Kushte të tilla cilësie mund të gjenden nëpër shkollat e qyteteve dhe metropol, dhe një shkollë fshati nuk mund të ngrihet kurrsesi në këto nivele. Kjo është një gjë e njohur. Por gjersa vetë banorët, të ndërgjegjë­sohen dhe shteti të gjejnë rrugë alternativ­e për shkollimin e fëmijëve të tyre, përkrahja dhe mbështetja ndaj shkollave me rrezik mbyllje, duhet të jetë e pakursyer.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania