Gazeta Shqiptare

Partizani- Moxhi drejt divorcit, e zëvendëson Olsi Rama

Italiani dështoi, vëllai i kryeminist­rit shpalos ambicien

-

Te

Partizani janë të bindur se projekti italian ishte një dështim i madh. I ardhur më shumë bujë në krye të Partizanit, fillimisht si këshilltar i presidenti­t Demi, e më pas si drejtor i përgjithsh­ëm, pas vetëm 7 muajsh, Luçiano Moxhi është drejtë largimit. IshDrejtor­i i Përgjithsh­ëm i Ju- ventusit premtoi dhe projektoi një Partizan të madh, por asgjë nuk shkoi sipas parashikim­eve të "Big Luçiano- s". Partizani i madh ngeli vetëm në letër, pasi në fushë të kuqtë patën nisjen më të keqe të një sezoni në të gjithë historinë e tyre. Një merkato e dështuar në çdo aspekt dhe një trajner si Mark Juliano, që nuk i dha asnjë impuls skuadrës ishin vetëm pjesa e dukshme e këtij projekti pa vlerë. Shkarkimi i stafit të trajnerit Juliano dhe rikthimi te Starova e kthyen Partizanin në normalitet. Tashmë, pas këtyre lëvizjeve pritet që të njëjtin fat të ketë edhe Luçiano Moxhi së bash- ku me drejtorin sportiv, Antonelo Preiti. Ky lajm konfirmohe­t edhe nga mediat italiane, që shkruajnë se Luçiano Moxhi është duke kërkuar një tjetër skuadër, këtë herë në Maltë. Kjo ide përforcohe­t edhe më shumë nga fakti se Partizani e ka gjetur pasuesin e Luçiano Moxhit, vëllain e kryeminist­rit Edi Rama. Së fundi, Olsi Rama ka filluar dhe kursin për drejtor sportiv dhe së shpejti pritet të marrë zyrtarisht këtë post te Partizani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania