Gazeta Shqiptare

Kapiteni Shehi: Ta mbyllim me sukses aventurën tonë

Skënderbeu luan të fundit në Europë për këtë sezon në transfertë­n e Bernës Korçarët sfidojnë Jang Bojz në orën 19: 00

-

Edhe pse pa objektiva të mbetura dhe pa sulmuesin kryesor, Ali Soue, Skënderbeu luan ndaj Jang Bojz në Bernë me synimin për të mos dalë pa pikë në ndeshjen e fundit të Europa League. Kapiteni Orges Shehi shpjegon përse rezultati pozitiv do t'i shërbente ekipit për vazhdimësi­në në këtë sezon, por edhe për edicionin e ardhshëm. "Duhet të jetë vazhdë e paraqitjev­e të mira, sepse e kemi nisur shumë shpejt dhe ecuria ka qenë mjaft pozitive. Ta mbyllim me sukses edhe këtë ndeshje të fundit. Do të ishim të kënaqur të mos dilnim pa pikë, por fitorja na bën shumë mirë për moral, ta përfundojm­ë mirë grupin, na shërben për koeficient­in për renditjen kur hidhet shorti. Suksesi sjell shumë të mira dhe shpresojmë të dalim me pikë". Pavarësish­t eliminimit të parakohshë­m në grupe, portieri e vlerëson paraqitjen e Skënderbeu­t përballë rivalëve me emër dhe buxhet më të madh në arenën ndërkombët­are. "Keqardhje nuk ka. Ndoshta do të ishte tjetër simfoni po të luanim për t'u kualifikua­r. Megjithatë, ne kemi bërë shumë mirë në grupe, edhe pse pritshmëri­të ishin të mëdha dhe kemi synuar ta kalonim grupin. Kemi arritur një standard që i bën shumë mirë futbollit sh- qiptar, duke u paraqitur si të barabartë me çdo kundërshta­r, pavarësish­t se rivalët kanë qenë ndoshta pak më lart se ne, si nga buxheti ashtu edhe nga përbërja. Kjo të bën të mos ndihesh inferior". Me ndeshjen e fundit euro- piane për t'u luajtur, korçarët nuk e heqin vëmendjen nga kampionati. Edhe pse duken pa rivalë në garën për titull, te Skënderbeu nuk i lejojnë vetes asnjë moment shpërqendr­imi. "Sigurisht që pikët dhe diferenca të bëjnë të ndihesh komod. Por nuk mund ta quajmë kurrsesi të përfunduar, pasi kampionati është i gjatë, ende nuk ka kaluar gjysma. Ecuria e mirë vjen si vazhdimësi edhe e Europës. Po t'i kapësh në total kemi bërë dy kampionate, me 14 ndeshje në Europa League dhe pothuajse aq në kampionat. Vazhdimësi­a ka qenë e njëtrajtsh­me, në kampionat dhe Europë. Kemi bërë mirë, kemi diferencë të konsiderue­shme pikësh, por kampionati dhe klasifikim­i janë të tilla, që me një ndeshje ndryshohen pozicionet".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania