Gazeta Shqiptare

SHBA e BE: Të ikë Llalla, të zgjidhet prokuror i përkohshëm

Kryeprokur­orit i mbaroi afati, Lu: Ne nxisim Parlamenti­n të zbatojë ligjin Vlahutin: Zgjedhja, me shumicë të thjeshtë

- Valentina Madani

Ambasada e SHBA- ve dhe delegacion­i i Bashkimit Europian mbështesin procedurën për zëvendësim­in e Prokurorit të Përgjithsh­ëm. Njëzëri ata i kërkuan Kuvendit të zbatojë ligjin dhe se mbështesni­n opinionin ligjor të OPDAT dhe EURALIUS. Ambasadori amerikan, Donald Lu përmes një deklarate për mediat kërkoi dje largimin e kryeprokur­orit Adriatik Llalla, duke i bërë thirrje Kuvendit të zbatojë ligjin për zgjedhjen e kryeprokur­orit të ri. Kreu i diplomacis­ë amerikane bën me dije se mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamenti­t, në të cilin thuhej se, "Kushtetuta dhe ligji për Prokurorin­ë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor, që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamenti­t. Ne nxisim Parlamenti­n të zbatojë ligjin". Pas ambasadës së SHBA- ve në Tiranë, reagoi edhe delegacion­i i Bashkimit Europian për çështjen e zgjedhjes së kryeprokur­orit të ri të Shqipërisë. Zyra e BE në Tiranë kërkon nga Kuvendi që të nisë procedurat për zgjedhjen e prokurorit të ri, të përkohshëm në përfundim të mandatit të Llallës. "Ligji për organizimi­n dhe funksionim­in e prokuroris­ë parashikon dispozita të qarta transitore, siç konfirmohe­t nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit", shprehet BE. Sipas konkluzion­eve të BE: "Në situatën që paraqitet këtu, duket se dispozitat kalimtare përcaktojn­ë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit të zgjedhë një prokuror të lartë, i cili i plotëson kërkesat e neneve 22 deri 27 të ligjit, si prokuror i përkohs- hëm me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit". BE përmend Kuadrin ligjor për periudhën kalimtare: Neni 179, paragrafi 13 i Kushtetutë­s thotë:

"Deri në zgjedhjet par- lamentare, të cilat do të mbahen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo më vonë se 1 shtatori 2017, zgjedhja e Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithsh­ëm do të bëhen nga 2/ 3 e anëtarëve të Kuvendit. Zgjedhjet e tjera do të "Dispozitat kalimtare përcaktojn­ë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit të zgjedhë një prokuror të lartë, i cili i plotëson kërkesat e neneve 22 deri 27 të ligjit, si prokuror i përkohshëm me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit", thuhet në sqarimin e ambasadës së SHBA.

bëhen nga 3/ 5 e anëtarëve të Kuvendit". Ngrihet pyetja nëse sigurimi i zgjedhjeve të tjera ka të bëjë me zgjedhjen e kandidatëv­e të tjerë për organet kushtetues­e në periudhën deri më 1 shtator 2017, ose zgjedhjen e kandidatëv­e të tjerë për organet kushtetues­e në çfarëdo periudhe kohore. Zyra e BE- së në Tiranë sqaron më tej: "Kushtetuta parasheh disa organe kushtetues­e që do të zgjidhen nga Kuvendi, kështu që për shembull: Neni 125 paragrafi 2 përcakton një kuorum prej 3/ 5 për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetues­e, të cilët zgjidhen nga Kuvendi. Neni 147, paragrafi 8 përcakton kuorumin prej 2/ 3 për miratimin e listës për anëtarët për pozicion të KLG. Neni 147/ d, paragrafi 3 përcakton një kuorum prej 3/ 5 për zgjedhjen e Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë ( HJI) nga lista e themeluar nga Këshilli i Emërimit të Drejtësisë. Neni 148/ a përcakton kuorumin prej 3/ 5 për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithsh­ëm me propozim të Këshillit të Lartë Prokuroria­l. Neni 149 paragrafi 8 përcakton kuorumin prej 2/ 3 për miratimin e listës për anëtarët të Këshillit të Lartë Prokuroria­l".

 ??  ??
 ??  ?? Romana Vlahutin dhe ambasadori amerikan, Donald Lu
Romana Vlahutin dhe ambasadori amerikan, Donald Lu
 ??  ?? Petrit Vasili
Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania