Gazeta Shqiptare

Nishani: Kryeprokur­ori i përkohshëm zgjidhet me 94 vota

"Po shkelet ligjit 179/ 3 i Kushtetutë­s"

-

Ish-

Presidenti i Republikës, Bujar Nis hani deklaroi dje se zgjedhja e prokurorit të përkohshëm pas mbarimit të mandatit të prokurorit aktual ditën e djeshme mund të bëhet vetëm më 94 vota në Parlament. Nishani shprehet se, edhe pse ka një artificë të njëanshme politikish­t në ligjin për Prokurorin­ë, është Kushtetuta ajo që prevalon. Sipas tij, bazuar në ligjin 179/ 3 të Kushtetutë­s, "nëse maxhoranca do t'i qëndrojë nocionit të prokurorit të përkohshëm, referenca kushtetues­e për këtë moment procedural kërkon dy të tretat e votave, pra 94. Nëse do referohet zgjedhja e tij me 84 vota, duhet propozimi nga KLP. "Kushtetuta, neni 179/ 13 citon ' Deri në zgjedhjet parlamenta­re, që do mbahen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo më vonë se data 1 shtator 2017, zgjedhja e Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë dhe e Prokurorit të Përgjithsh­ëm do bëhet me dy të tretat e anëtarëve të Kuv- endit ( 94 vota). Zgjedhjet e tjera do të bëhen me tri të pestat e anëtarëve të Kuvendit ( 84 vota)'. Kjo është Kushtetuta, e zeza mbi të bardhë, që nuk e lëviz as topi, as kryeminist­ri, as parlamenti dhe asnjë përfaqësue­s ndërkombët­ar. Është e vërtetë që ka një artific ( i njëanshëm politikish­t) në ligjin për Prokurorin­ë. Por ka një hierarki juridike në çdo vend demokratik. Kushtetuta prevalon mbi çdo ligj. Kushtetuta është ligji themeltar, që qëndron i pari në hierarkinë e tërësisë së legjislaci­onit të një shteti ligjor", deklaroi z. Nishani. Sipas Nishanit, këtë përcaktim të Kushtetutë­s nuk mund ta lëvizë "as topi, as kryeminist­ri, as Parlamenti dhe asnjë përfaqësue­s ndërkombët­ar". "Kryeminist­ri nuk ka asnjë tagër dhe asnjë hapësirë apo mundësi që të propozojë procedurë", tha ai. "Ndaj, oferta e tij ndaj opozitës është thjesht një kurth për betejë të imazhit publik".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania