Gazeta Shqiptare

Basha: Nuk ulem, të zgjidhet me veting. Rama: Rifilloi avazi

Spartak Ngjela: Ja pse nuk jep dorëheqjen Llalla Ministri Bushati merr pjesë në Ministeria­lin e OSBE- së në Vjenë Prokurori i Përgjithsh­ëm, kreu i PD- së refuzon propozimin e kryeminist­rit "Votat i kemi, por duam zgjidhje të përbashkët"

- Darina Tanushi

Avokati

Spartak Ngje la u shpreh dje në një status në faqen e tij të "Facebook" se Llalla do të bllokojë shtetin. "Pyetja kryesore është kjo: pse nuk jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithsh­ëm? Sepse do të bllokojë shtetin. Po ky është krim. E di prokurori këtë, që ai ka qenë në atë post për shtetin dhe jo kundër shtetit? Po, a ka qenë ky prokuror ndonjëherë për shtetin dhe me shtetin? Askush nuk e beson se mund të ketë qenë ndonjëherë me shtetin", ngriti dje pyetjen Ngjela. "Parlamente­t janë të zgjedhur nga populli, nuk janë institucio­ne të emëruara. Pikërisht për të mbrojtur shtetin nga krizat. Nëse Saliu me prokurorin e tij kërkojnë të hedhin shtetin në krizë, parlamenti duhet të veprojë. Si ka mundësi të mos zgjedhë Parlamenti prokurorin e përgjithsh­ëm të përkohshëm kur këtë ia kërkon ligji? Pyetje profesiona­le është kjo: Po nëse befas u çmend KLP dhe do të bllokojë shtetin me një krizë institucio­nale? Sigurisht që parlamenti e zgjidh… Dhe e fundit: nëse prokurorit nuk i ka mbaruar afati i mandatit, mandat ky i dhënë nga Parlamenti, sigurisht që ai ka të drejtë ta kërkojë", u shpreh Ngjela. Me

ftesë të Ministrit të Evropës, Integrimit dhe Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz; ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, merr pjesë në takimin e 24- t të Këshillit Ministror të OSBE- së, në Vjenë, nën kryesinë austriake të OSBE- së. Në këtë takim, i cili përmbyll kryesinë austriake të OSBE- së, ministrat do të përqendroh­en në analizën e përpjekjev­e të bëra për të zgjidhur konfliktet dhe për të adresuar sfidat në hapësirën e OSBE- së, veçanërish­t për zgjidhjen e krizës në Ukrainë dhe përreth saj. Gjatë fjalës së tij, ministri Bushati u ndal në krizën në Ukrainë, duke u bërë thirrje "të gjitha palëve të zbatojnë me shpejtësi dhe plotësisht marrëveshj­et e Minskut dhe të respektojn­ë angazhimet e tyre". Duke iu referuar Kosovës, ministri Bushati theksoi se, "OSBE nuk duhet të diskutojë për Kosovën, pa Kosovën, si pjesë e diskutimit". Bushati, zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm dhe Kancelarin e zgjedhur të Austrisë, Sebastian Kurz. Biseda u përqendrua te perspektiv­a evropiane e Shqipërisë, duke pasur parasysh që Austria ka presidencë­n BE- së për vitin e ardhshëm.

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithsh­ëm, pas për fundimit të mandatit të Adriatik Llallës ka ndezur sërish debatet mes mazhorancë­s dhe opozitës. Kur ende nuk është ngritur Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë, institucio­ni që ka kompetencë të zgjedhë Prokurorin e ri të Përgjithsh­ëm, sipas reformës në drejtësi, kryeminist­ri Edi Rama dhe mazhoranca i propozuan opozitës të gjejnë një marrëveshj­e për të zgjedhur këhstu një zëvendësue­s të Llallës, deri në ngritjen e KLPsë. Pas ftesës së bërë nga kryeminist­ri, kryetari i PDsë, Lulzim Basha reagoi dje duke e refuzuar atë dhe duke i kujtuar Ramës se opozita do të bëjë vetëm "pakt' me Kushtetutë­n dhe ligjin. "I vetmi ' pakt' që ka nevojë Shqipëria është pakti për Kushtetutë­n dhe shtetin ligjor", u shpreh dje Basha. "Në mbështesim pa asnjë kusht përpjekjen për përmbushje­n e secilit prej këtyre kritereve. 1. Në mbështesim pa asnjë rezervë zhbllokimi­n e menjëhersh­ëm të reformës në drejtësi dhe krijimin e KLP- së për t'i hapur rrugën krijimit të SPAK- ut dhe të byrosë së hetimit dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithsh­ëm në mënyrë kushtetues­e, pasi të ketë kaluar vetingun dhe me tre të pestat e Kuvendit. 2. Ne mbështesim heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe hetimin e të gjithë zyrtarëve të lidhur me krimin nga Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini tek shefat e policisë", u shpreh kreu i PD- së, duke renditur 4 kritere. Ndërkohë, mbrëmë duke folur për emi- nuk mund të caktohet vetëm nga një parti politike dhe nuk mund të jetë një lepurush", - tha Basha. Nga ana e tij, kryeminist­ri Rama u shpreh nga Sofja: "LB mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutë­n e vendit, po eja të flasim shqip për Shqipërinë, siç e kemi për detyrë nga ata që na zgjodhën". Në një tjetër reagim, Rama shkroi në "FB": "Rifilloi avazi! Jo ne, po edhe SHBA- BE e kanë gabim! Dhe prapë s'duan as dialog kur u thua votat ne i kemi po duam zgjidhje të përbashkët. Sidoqoftë, unë e përsëris ftesën për dialog dhe zgjidhje të përbashkët­a, aq më tepër në këtë fazë vendimtare të rrugëtimit të vendit drejt çeljes së negociatav­e për anëtarësim, kur Shqipëria duhet të fitojë mbi partitë e mbi çdo interes apo frikë të njërit ose tjetrit". Në një prononcim për mediat, nga Bulgaria, Rama tha se "ftesa ime është për një pakt kombëtar për Europën, në funksion të çeljes së negociatav­e si një stacion i Shqipërisë dhe jo i qeverisë vetëm dhe për ta shfrytëzua­r këtë çështje të Prokurorit të përgjithsh­ëm si një pikënisje të rëndësishm­e duke u nisur nga fakti se pavarësish­t se ne kemi mundësinë kushtetues­e të një zgjedhje me shumicë të thjeshtë, të krijojmë kushtet që të kemi një zgjedhje të mirëkuptua­r me opozitën dhe nga ana tjetër që opozita të përfshihet plotësisht në procesin e mbështetje­s së Shqipërisë për të çelur negociatat". "Unë kam për borxh të bëj deri në fund atë që më takon e sigurisht pastaj borxhet që opozita i ka vendit janë borxhe që opozita vetë duhet t'i konsideroj­ë e t'i trajtojë si të tilla", përfundoi Rama.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania