Gazeta Shqiptare

Rama në Bullgari: Koha që Shqipëria e Maqedonia të nisin negociatat

-

Është

koha që Shqipëria e Maqedonia të nisin nego ciatat", deklaroi dje kryeminist­ri Edi Rama në konferencë­n rajonale të organizuar nga qeveria e Bullgarisë dhe Banka Botërore, në Sofje, mbi integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian. "Ndërkohë - theksoi Rama - mbështesim faktin që Serbia dhe Mali i Zi po negociojnë". "Kjo është një kontradikt­ë në mënyrën se si e shoh unë midis të qenit kaq shumë i përkushtua­r ndaj procesit të integrimit nga njëra anë dhe nga ana tjetër, ka ardhur koha për palën evropiane që të ketë qartësi, se cila do të jetë perspektiv­a jonë", tha Rama. Në të njëjtën kohë, sipas kryeminist­rit Rama, mosfillimi i bisedimeve duket se bëhet një ushtrim frustrues. "Nuk kanë kaluar 300 as 30 vjet, por vetëm tre vite më parë kur ne nisëm këtë proces të bashkëpuni­mit rajonal, në të cilin jemi të angazhuar sipas frymës, vizionit dhe modelit evropian - dukej e pamundur. Ja ku jemi si kurrë më parë", tha Rama.

sionin ' Të Paekspozua­rit' në "News 24", Lulzim Basha tha: "Nuk ka asgjë personale me Ramën. Në situatën aktuale janë 3 probleme për çështjen e zgjidhjes së kryeprokur­orit. I pari është procesi i antikushte­tutshmëris­ë. I dyti është se është një proces politik, pra mazhoranca thotë se

kemi votat vetë. Dhe problemi i tretë është se duan proces pa veting", u shpreh Basha. "Mazhoranca kërkon të bëjë një zgjidhje të tillë dhe nuk ka asnjë mundësi që unë të ulem me Ramën dhe të zgjedh një prokuror pa veting. Ne e kemi dhënë zgjidhjen, kryeprokur­ori

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania