Gazeta Shqiptare

‘ Kryeprokur­ori’, Halimi: Doni ta zgjidhni për Vitin e Ri. Manja: Jeni antievropi­anë

Debate në Komisionin e Ligjeve, PD- LSI ikin nga mbledhja: Jeni në panik Kuvendi hap procesin: 5 ditë kohë për aplikantët

- Darina Tanushi

Komisioni i Ligjeve hapi dje garën për vendin e Prokurorit të Përgjithsh­ëm të Republikës, pas përfundimi­t të mandatit të Adriatik Lallës. Anëtarët e këtij komisioni kanë debatuar për gati tri orë, por në fund deputetët e opozitës janë larguar nga salla e mbledhjes. Ndaj edhe vendimi u miratua vetëm me 10 votat e deputetëve të PS- së, në Komisionin parlamenta­r të Ligjeve. Sipas vendimit të publikuar në faqen e Kuvendit, brenda 5 ditëve që përfshijnë dhe tri ditët e pushimit zyrtar, deri të martën të gjithë prokurorët që besojnë se plotësojnë kriteret mund të aplikojnë pranë Komisionit të Ligjeve për të qenë kryeprokur­or. Këta kandidatë duhet të kalojnë me sukses vetingun, duhet të mos preken nga ligji i dekriminal­izimit, të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunë­torë ose të favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990; të mos jenë bashkëpunë­torë, informator­ë ose agjentë të asnjë shërbimi sekret. Po kështu kandidatët për kryeprokur­or duhet të mos jenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale dhe të mos jenë larguar nga detyra për shkaqe disiplinor­e, si dhe të mos kenë masë disiplinor­e në fuqi. Ndërkohë në Kushtetutë­n e vendit përcaktohe­t se Prokurori i Përgjithsh­ëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesiona­l, që kanë përfunduar Shkollën e Magjistrat­urës ose kanë një gradë shkencore në drejtësi. Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administra­tën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.

Pas aplikimeve, Komisioni i Ligjeve do të zhvillojë seanca dëgjimore me të gjithë kandidatët dhe brenda dy ditësh pasi të ketë përfunduar dëgjesat, do të përgatitë raport për secilin kandidat drejtuar Seancës Plenare. Do të jetë kjo seancë që do të vendosë përmes votimit të zgjedhë kryeprokur­orin e ri të përkohshëm, i cili do të ushtrojë detyrën deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Prokurori i përkohshëm duhet të emërohet brenda afatit 30- ditor. Në fillim të mbledhjes kryetari i komisionit, Ulsi Manja i kërkoi opozitës të bëjnë diskutim juridik dhe të lënë mënjanë emocionin politik. “Në kushtet e moskrijimi­t të KLP- së, Prokurori i Përgjithsh­ëm zgjidhet në bazë të eksperienc­ës. Kuvendi cakton një nga prokurorët me më shumë eksperienc­ë", tha Manja. Ndërsa deputetët Alibeaj e Halimi të PD- së sqaruan qëndrimin e tyre, sipas të cilit duhet respektuar Kushtetuta. "Po tentoni të rrëmbeni kreun e akuzës", tha Alibeaj.

 ??  ?? Mbledhja e djeshme e Komisionit të Ligjeve
Mbledhja e djeshme e Komisionit të Ligjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania